Porosi Profetike

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qofte i kenaqur me te : “Ka thënë i Dërguari i Allahut paqja qofte mbi te: “Kush po i merr nga unë këto fjalë e të punojë me to apo t’ia mësojë dikujt që punon me to?” Thashë: “Unë, o i Dërguari i Allahut,” e ai më mori për dore dhe njehsoi pesë gjëra duke thënë:
- Ruaju nga gjërat e ndaluara, do të jesh njeriu më i devotshëm;
- Bëhu i kënaqur me atë që Allahu ta ka ndarë ty, do të jesh njeriu më i pasur;
- Bëji mirë fqinjit tënd, do të jesh besimtar;
- Dëshiroju njerëzve atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman;
- Mos e shpeshto të qeshurit, sepse të qeshurit e shumtë ta vdes zemrën.”

Transmeton Ebu Dherr el-Giffari (Allahu qofte i kenaqur me te), i cili thotë: “Më ka urdhëruar miku im i dashur Muhammedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi te) me gjashte gjëra:
- Më ka urdhëruar që t’i dua varfnjakët dhe të jem i afërt me ta;
- Më ka urdhëruar që të shikoj tek ai që është më poshtë se unë (në aspekte materiale), e të mos shikoj tek ai që është në pozitë më të lartë se unë;
- Më ka urdhëruar që t’i mbaj lidhjet farefisnore edhe nëse ata ma kthejnë shpinën;
- Më ka urdhëruar që të mos i lyp kurrkujt asgjë;
- Më ka urdhëruar që ta them të vërtetën, edhe nëse është e hidhur;
- Më ka urdhëruar që të mos i frikësohem për Allahun qortimit të qortuesve dhe më ka urdhëruar që t’i shpeshtoj këto fjalë “La haule ve la kuvvete il-la bil-lah”, sepse ato fjalë janë thesar ndër Arsh.”

Transmetohet nga Ubade ibn Samiti , se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi te: “M’i garantoni mua gjashtë gjëra prej veteve tuaja, unë po ua garantoj xhenetin:
- thoni të vërtetën kur të flitni;
- çoni në vend premtimet tuaja;
- kryeni amanetet (besatimet) tuaja;
- ruani organet tuaja të turpshme;
- ulni shikimet tuaja dhe
- shmangni duart tuaja.”

Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi te ka thënë:
“Tri gjëra janë shpëtimtare dhe tri gjëra janë shkatërrimtare. Tri shpëtimtaret janë:
- Takvallëku (të kesh frikërespekt) nga Allahu i Lartë në vetmi dhe në prani të njerëzve;
- Të thuash të vërtetën në gëzim dhe në hidhërim;
- Të jesh mesatar në skamje dhe në bollëk;
Kurse tri shkatërrimtaret janë:
- T’i nënshtrohesh koprracisë;
- Të pasosh epshin;
- Të të pëlqejë vetja (të të hyjë vetja në qejf), e kjo është më e rënda prej tyre.”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top