Shiko fotografinë 1789116
Ata që shikojnë material porno nëpërmjet smartfonit mund të përballen me një problem, i cili po përhapet me shpejtësi. Fjala është për një virus shumë të rrezikshëm, që mund të dëmtojë smartfonin.
Sipas studiuesit informatik të kompanisë “Dell”, Alex Dubrovsky, ky lloj virusi po përhapet me shpejtësi në aparatet që operojnë me sistemin “Android”, por rreziku mund të kërcënojë shumë shpejt edhe pajisjet “Apple”.
Praktikisht, virusi është një aplikacion që bllokon ekranin, duke e bërë të pavlefshëm çdo lloj veprimi. Aparati kalon në gjendje joaktive dhe përdoruesi nuk mund ta ndezë më.
“Deri tani kemi gjetur të paktën 100 aplikacione që përmbajnë një virus të tillë. Dyshojmë se autorët e këtij virusi po përgatisin një sulm me përmasa të mëdha. Virusi nuk merr të dhëna bankare dhe as ato personale, pasi është thjesht në fazën fillestare”, thotë Dubrovsky. shekulli