Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë”

Love

βeℓℓe â๓e
Vendimi i kryeministrit, Edi Rama, është pritur me shumë entuziasëm nga populli.

timthumb.php

Sapo Rama deklaroi se Shqipëria e ka të pamundur që të bëhet pjesë e procesit të shkatërrimit të armëve kimike, me qindra qytetarë të mbledhur para kryeministrisë, të cilët deri para pak minutash po protestonin, e kthyen protestën në festë.

Vendimi është pritur me një eufori dhe ngazëllim edhe nga shumë të rinj e të reja, të cilët në profilet e tyre në “Facebook” përgëzojnë kryeministrin Rama për vendimin e marrë dhe e falënderojnë që dëgjoi zërin e sovranit.

“Më në fund një kryeministër i denjë që na bëri krenar”, -shkruhet ndër të tjera në rrjetet sociale në internet.
Shekulli

[video=youtube;ca5pS26y8-I]http://www.youtube.com/watch?v=ca5pS26y8-I[/video]
 
Titulli: Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë”

Mua me beri krenar POPULLI IM!

Te bashkuar kunder çdo Politikani mizor qe i ka shitur sa here nen tavolinat e "Sheratoneve"!

Qershia mbi torte ishte mbledhja e plehrave ne fund...

ME TE FORTE SE KURRE!
 
Titulli: Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë”

I shkunen ka 7 Rames :D
 
Titulli: Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë”

Ua beri mendjen porree Rama .... Dhe se kuptuan qe ata qe i than Jo ishin qytetaret ishte populli dhe jo Rama ai e theksoi gjith kohes qe kishte qen per Po....
 
Titulli: Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë”

Ju kuptoj ju qe jeni te mallengjyer nga fjalimi i Edit .
Ai ju beri llogje , ju ngriti ne pedestal ju qe e doni , dhe na shau ne qe se duam .
Nuk foli si kryeminister i vendit , por si kryetar dhe lider i atyre nje miljon shqiptareve qe ja dhan voten ,
kurse per ne te tjeret volli vrer . Mund te perloteni nga mallengjimi , mund te beni deklerata dashuriete perjetshme ,
madje mund edhe te kaloni ne orgazma kolektive , por do jeni ju vete qe neser do hani kokat e njeri-tjetrit , pasi parat do ti marri Edi .
Armet kimike do te asgjesohen te gjitha ne Shqiperi , por askush nuk do flasi me per to .
 
Titulli: Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë”

E rëndësishmja ishte që populli doli në protestë pa frikë nga plumbat që mund tu vinin nga kryeministria dhe që fjala e tyre u dëgjua nga qeveria, për herë të parë në historinë të paktën 23 vjeçare..të tjerat.. bla bla bla..

Ndryshe nga ajo kohe ku me gramafon brohoritnin deputetet e partis socialiste ;)
 
Titulli: Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë”

Nje epoke e re per Shqiperine me ne fund ka shpresa per ne. Dhe mua me pelqeu veprimi ne fund te plerave qe u mblodhen nga vete njerzit
 
Back
Top