Politikani që arriti të marrë diplomën e shkollës së mesme!

Para disa kohësh, nga sondazhet e lëvizjes “Mjaft” dolën edhe emrat e disa deputetëve me diploma false.

deftesa.jpg

Nisur nga ky sondazh, midis deputetëve të para zgjedhjeve të 2009-ës, kishte filluar të qarkullonte edhe një histori, që nuk dihet nëse është e vërtetë apo jo, për ish-deputetin Hajrullah Paturi.
Kur ka qenë i ri, atij nuk i ka pëlqyer shumë shkolla, mirëpo i duhej patjetër dëftesa e shkollës së mesme.
Sipas thashethemit, Paturi, atëherë kishte probleme me lëndën e Historisë, se mësuesja e asaj shkolle ishte shumë strikte.
Mirëpo me shumë vështirësi iu gjet ana dhe ajo pranoi t’i bënte një provim të veçuar që të merrte të drejtën e diplomës.

Mësuesja: -Të gjithë më kanë folur mirë për ty dhe unë jam e detyruar të bëj lëshimin e parë në jetën time si mësuese. Do të të bëj në fillim vetëm një pyetje të thjeshtë: Në çfarë qyteti është mbajtur Kongresi i Lushnjes?
Paturi: -Në Berat zonjushë...!
Mësuesja: -Ma dëgjo me kujdes pyetjen dhe një herë: Në çfarë qyteti, pra, në çfarë qyteti është mbajtur Kongresi i ... Lushnjes...Më kupton...?
Paturi: -Oh, harrova, Kongresi i Lushnjes është mbajtur në Berat...!

Por si të gjithë deputetët që i janë futur politikës kohët e fundit, edhe Paturi e ka një diplomë të shkollës së mesme, e tashmë ka marrë edhe diplomën e fakultetit të dytë.
Burimi: ballkanweb
 
Titulli: Politikani që arriti të marrë diplomën e shkollës së mesme!

Ncncnc, Po se dija qe kishte qene deputet ky Paturi a ca e paska...
Aq shume i qenka degjuar zeri, saqe edhe kjo histori po behet e besueshme..:P :P
 
Titulli: Politikani që arriti të marrë diplomën e shkollës së mesme!

Ta diskutojme ceshtjen e dipllomes, sidomos, per politikanet ne nje rrafsh me te gjere. Ta diskutojme ne vendet normale dhe demokratike. Ne vendet normale dhe demokratike, ca ceshtje, si politika, diplomacia, menaxhimi, me shume, them me shume ndoshta kan te bejne me ceshtjen e prirjes se sa me ceshtjen e pasjes se nje dipllome. Pra, si rrjedhoje e kesaj kemi raste e raste ku njerez me shkolla te mesme, taksist, apo profesionist te niveleve te vogla jane shenderruar ne politikan me renome boterore. Kini parasysh Joshka Fisherin.

Por, ceshtja, tek ne dhe ne politiken ballkanike ne pergjithesi, por edhe te vendet e varfera shtrohet pak me ndryshe. Po flas me konkretisht tek ne. Tek ne militantizmi te nep graden. Kete dukuri besoje se e njofim me mire se te gjithe. Ketu tek ne s'te pyet kush meriten (ngase njeres te merituar ka pak) por militantizmi, sahanlepiraj dhe paraja te bejne kalavesh me grada. Eshte dukuri mjafte e perhapur.

Tani pse eshte kjo gjendje tek ne?????

Per mua eshte shume brengosese niveli arsimor qe jep shkolli yne ne ditet e sotme. Jam i bindur, jam plotesisht i bindur se sikur te kishte nivel konkurrence, sikur te kishte shoqeri te mirefillt civile (si promotor shtytes) nuk do ishim ne gjendjen ku nje politikan ( jo pa diplom), por nje politikan qe nuk ka as njohurine elementare per asigje e as qe di te thur dy fjali, te vije ne nivelin e udheheqjes apo perfaqesimit te shoqerise. Pra, ne mungese konkurrence (per te mos thene te gjithe jemi te tille) jemi ne situaten kur servilit, militantit dhe pacavures apo me mire me thene mizerjes i vije radha te arrije ne nivelin e perfaqesimit duke filluar nga ketu, lagjeja, mahalla, rrugica, qyteza,.... e deri te perfaqesimi popullor ne nivele me te larta.

Kjo dukuri nuk eshte e rastesishtme. Edhe une e hapa si fenomen ne temen: ''Kohe Likesh e rober moderne'', por meq jemi popull qe s'kemi konkurrenc vlerash, njerezit filluan te kruhen nga mizat dhe iku ne pakthim.

Kshu eshte edhe ne jeten e perditshme. Ma besoni. Jemi popull qe nuk prodhojme konkurrence dhe kush ngre kry (qe jane te rrallet) shtypen apo tentojne te shtypen nga posta e porositur, servilizmi, militantizmi.

Me e keqja eshte se kshu do jemi deri ne momentin kur do nderrojme menaxhimin e arsimimit duke filluar nga sistemi parashkollor. Atehere ndoshta do prodhoojme konkurrencen. Meq akoma nuk kemi filluar fenomeni i tille prej servilash e militantash do vazhdoje. E bafshim me shendet. Vet e kemi prodhuar.
 
Titulli: Politikani që arriti të marrë diplomën e shkollës së mesme!

Mos eshte i vetmi a? Gadi te gjithe deputet e parlamentit te Kosoves kane marre diploma fakulteti (beshelor) apo (master) dhe ka mjaft qe po doktorojne ne shkenca te ndryshme. Nganjehere me ngjan parlamenti, jo ne institucion ligjvenes, por ne trambuline kualifikim (dhe dihet se ne c'menyre merren diplomat kur je ne pozite)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top