Policja kërcen, për të shuar sherrin mes të rinjve

[video=youtube;-5H4UzeQPHU]https://www.youtube.com/watch?v=-5H4UzeQPHU[/video]

Një oficere policie në Uashington ka ndërhyrë në një sherr adoleshentësh duke sfiduar në kërcim njërin prej tyre. Policja femër shpërndau turmën teksa një adoleshente 17-vjeçare u drejtua drejt saj duke kërcyer këngën “Watch me”.

Policja i tha se bëntë lëvizje shumë të bukura, kur nisi të kërcejë dhe vetë, në një konkurrim se kush kërcen më bukur. Por kjo kishte një çmim. Nëse policja do të fitonte vazja dhe miqtë e saj do të largoheshin nga zona.

Hap pas hapi, oficerja Aaliyah Taylor vijoi kërcimin për disa minuta dhe pasi Aaliyah u lodh dhe përqafoi garuesen, të gjithë u larguan nga zona.

Por jo vetëm kaq. Video tërheq vemndjen e presidentit Barack Obama i cili kishte postuar në Twitter: “Kush e dinte se policimi në komunitet do të përfshinte dhe Nae Nae? Një shembull i mirë i një policeje që kënaqet teksa ruan dhe sigurinë”. Vetë policja Aaliyah ka thënë më vonë për TMZ: “Ishte një eksperiencë e mirë. Kjo tregon se ka edhe policë të mirë”.
t,chanel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top