Policia zbulon kanabis edhe në periferi të Tiranës

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Vijon asgjësimi i parcelave me bimë narkotike në fshatrat e Krujës

Operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike vijojnë me intensitet të lartë, ndërkohë që të mbjellat ilegale janë në fazën e pjekjes. Policia duket se ka hequr dorë nga kontrollet në zona të njohura për kultivimin e kësaj bime, si Lazarati dhe është fokusuar në Shqipërinë e Mesme, ku kanabisi duket se është bërë kulturë e preferuar bujqësore. Dje policia ka asgjësuar bimë narkotike në fshatrat e Krujës, si dhe fare pranë kryeqytetit, në fshatin Qesarak.

Tiranë

Një parcelë me kanabis është zbuluar në Qesarak të Tiranës, ku janë asgjësuar 87 rrënjë bimësh narkotike. Burimet policore shpjeguan se specialistët e seksionit kundër narkotikëve, bazuar në informacionet e marra se në fshatin Qesarak, Komuna Dajt ndodhej e mbjellë një parcelë me një numër të papërcaktuar rrënjë bimësh narkotike, ka ndërmarrë një operacion për zbulimin e saj. Pas disa orësh kërkime, nga specialistët e këtij seksioni u bë sekuestrimi i afro 87 rrënjë bimësh narkotike, të dyshuara si kanabis, që ishin të mbjella në një parcelë, truall i cili dyshohet të jetë pa pronar. Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t‘i kalojnë prokurorisë, për veprën penale "kultivim i bimëve narkotike".

Krujë

Shërbimet e Policisë së Durrësit dhe Krujës, në bashkëpunim me forcat e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë nr. 712, pas informacioneve të marra në rrugë operative organizuan operacionin "Krehja 2009" në fshatrat Bruz-Zall dhe Mafsheq në Luginën Dole të fshatit Shqezë të Komunës Cudhi në Krujë. Në një terren të pyllëzuar toke u gjetën tre territore toke të ndara nga njëra-tjetra, me një sipërfaqe prej 1980 metrash katrorë të mbjellë me 2435 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa, të cilat kishin një lartësi nga toka 60 deri në 220 centimetra. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, e gjithë sasia u asgjësua me përjashtim të tre rrënjëve të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme pranë Institutit të Policisë Shkencore. Hetimet për kultivim të bimës narkotike kanë nisur me qëllim zbardhjen e zotëruesve të parcelave që nuk janë në tokë me pronar.



*shqip*
 
Nje nga nje e dy nga dy po del se gjithe shqiperia ne parcelat e tokes kultivoka kanabis.E perse te mbjellin produkte bujqesore fshataresia jone.Fitimi i realizuar nga nje parcele kanabis eshte shume here me i larte se mbjellja e disa hektareve me produkte bujqesore.
 
Ore shqiperia paske qene mbush me kanabis mer nje dit ne kruj,e gramsh tashi tirane hajde e merre vesht se cfare behet ne shqiperi
 
Back
Top