Policia "ul" volumin e muzikës në bregdet

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
VLORE - Pas ankesave të njëpasnjëshme të banorëve të Vlorës, por edhe të pushuesve, vihet orar për diskotekat verore. Dy orë muzikë me zë të lartë dhe në pjesën tjetër, volumi duhet të përshtatet si për të qenë në një ambient të zakonshëm. Ky ka qenë vendimi më i fundit në lidhje me diskotekat verore të Vlorës. Vendimi parashikon të gjithë linjën e bregdetit të Vlorës, ku lokalet dhe diskotekat do të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm të policisë. Grupe të gatshme të shërbimeve policore kanë nisur "të trokasin" prej disa ditësh në çdo disko, për të kujtuar drejtuesit e saj që të ulin muzikën në nivele minimale, aq sa të dëgjohet vetëm brenda ambienteve të diskotekave. Urdhri ka mbërritur nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, e përpiluar edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor. Ato i janë referuar ndotjes akustike që ka pasur në zonat ku janë vendosur këto diskoteka. Disa prej lokaleve të zhurmshme ndodhen në zona të banuara dhe shpesh ka ndodhur që të ketë ankesa nga banorë të zonës dhe pushues të ardhur për të kaluar pushimet në Vlorë. Grupet e gatshme kanë mbyllur dje diskot në orën 01.30, orar pas të cilit muzika duhet të vijojë e ulur në minimum. Kjo ka ngjallur reagime tek frekuentuesit e diskotekave, të cilët e kanë cilësuar këtë si një penalitet. Për pronarët e diskotekave dhe frekuentuesit e jetës së natës, ecuria e turizmit në zonën e Vlorës nuk nënkuptohet vetëm me plazhin e paradites.
*panorama*
breg-1.png
 
Last edited by a moderator:
Lereni More muziken aty , se po nuk punuan tani ne vere kur do punojne mos e shifni me sy te keq po mundohuni edhe ju nga shtepite tuaja ta shijoni ;)
 
E degjova dhe une,diskotekat ne Vlore jane ne distanc te larget nga banesat e qytetareve se kuptoj ku qendron shqetesimi.
Ndoshta vet policia nxjer si justifikim kte arsye per te mar ndonje lek nga pronaret e diskove.
 
Nuk mbaj mend te kishte disko afer pallateve ne Vlore,qe tu jepte bezdi muzika banoreve...Me duket se ka te drejte Ida.Per te marre ndonje lek, nxjerrin kete justifikimin.
 
tani te blihen kufje me bluetooth dhe tu jepen klientave. LOL LOL LOL
 
Back
Top