Policia, shtetrrethim tek ish-Blloku

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Uniformat blu "rrethojnë" lagjen luksoze. Shoqërohen në komisariate 30 persona, bllokohen 30 makina



Policia ka vendosur ta prishë "qetësinë" pas zgjedhjeve, që kishte sjellë siguri të shumë personave që dyshohen për krime të ndryshme. E pikërisht "folenë" e tyre, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut e ka prishur këto dy net, duke shoqëruar mbi 30 persona dhe bllokuar 20 makina luksoze. Burimet policore bënë të ditur se një operacion i madh është ndërmarrë të premten dhe të shtunën gjatë natës në të gjithë zonën e ish-Bllokut. Sipas informacioneve, kjo zonë është ajo, e cila bashkon shumë persona me precedentë penalë, jo vetëm nga Tirana, por nga i gjithë vendi. Madje, nga këtu nisin shumë konflikte që më pas përfundojnë në krime të rënda.

Burimet policore të Tiranës shpjeguan se qetësia pas zgjedhjeve mblodhi në Tiranë shumë persona të ndryshëm, që janë kontingjent i njohur kriminal. Në këto kushte, u përgatit një plan kontrolli nga patrullat e policisë për të gjithë këta persona dhe për makinat luksoze. Plani nisi dy net më parë. Si një "zonë e pushtuar", ish-Blloku u rrethua nga forca policie në të gjitha anët. Makina të shumta luksoze filluan të kontrollohen, ndërsa persona të përfshirë edhe në konfliktet më të vogla u shoqëruan në polici. Operacioni vijoi gjatë gjithë natës. Burimet policore treguan se ai nisi pikërisht rreth orës 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. U ushtruan kontrolle edhe për armë, por asnjë nuk u kap me objekte të tilla.

Por, e gjithë kjo punë solli edhe frytet e veta. Për herë të parë në zonën e ish-Bllokut, nuk pati asnjë të rrahur, asnjë vjedhje, e jo më krime më të rënda. Nga ana tjetër, policia verifikoi të gjitha mjetet luksoze që hynë në zonën e ish-Bllokut, duke bllokuar ato që ishin problematike, që nga dokumentet e parregullta, e deri tek ato që rezultonin të vjedhura jashtë Shqipërisë. Operacioni vijoi edhe mbrëmë. Pikërisht në të njëjtën orë, policia nisi kontrollet dhe verifikimet, qoftë për personat me precedentë penalë, ashtu edhe për mjetet luksoze. Sipas të dhënave të policisë, kontrolli do të vijonte deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. E kjo nuk është furtuna e vetme, pasi çdo fundjavë, pikërisht kur këta persona mblidhen në këtë zonë, do të ketë kontrolle për të gjitha dyshimet e policisë, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës.

Në lidhje me këtë operacion, policia deklaroi se bllokoi mbi 20 mjete luksoze, disa motorë, si dhe shoqëroi mbi 30 persona, ku kapi edhe një të kërkuar. Nga këto mjete, tre prej tyre rezultonin të vjedhura jashtë vendit, ashtu si edhe një motor, që ishin pajisur edhe me targa shqiptare. Sipas të dhënave hetimore, makinat luksoze që rezultuan të vjedhura jashtë vendit janë "Audi", "Mercedes Benz" dhe "BMW". Policia shpjegoi se mjeti "Audi" me targë TR 2880 P, iu bllokua Artur Lukës, 31 vjeç, pasi rezulton i vjedhur në Itali që me datë 25 nëntor të vitit 2005. Ndërsa mjeti "Mercedes Benz", me targë ZG 21837, iu bllokua Petrit Mulajt, 27 vjeç, pasi rezulton i vjedhur në Zvicër që me datë 1 mars të vitit 2007. Kurse makina e fundit e vjedhur, që është trafikuar nga Italia më 17 nëntor të vitit 2004, iu bllokua Besnik Sulës, 38 vjeç.

Për të gjitha rastet, policia referoi materialet në prokurori, ndërkohë që e njëjta procedurë u ndoq edhe për një motor. Sipas policisë, tashmë nga jashtë vendit nuk po trafikohen vetëm makina të vjedhura, por edhe motorë të tillë. Policia deklaroi në lidhje me këtë rast se filloi procedimi penal për Agron Gordanin, 46 vjeç, sepse motori "Yamaha", me targë TR 547 G, që u bllokua, rezulton i vjedhur jashtë shtetit më datë 11 qershor të vitit 2009. Ndërsa për mjetet e tjera të bllokuara, policia deklaroi se ato janë të gjitha të shtrenjta, por nuk janë të pajisura me dokumentacionin përkatës ose janë të pajisura me dokumentacion fals. Për këtë arsye, ato i kanë kaluar për verifikim policisë së qarkullimit rrugor.
*shqip*

policia-makina.jpg
 
bjeri baca Berish se je i rrethue me besnike nuk del kush i xhall pa dhan llogari. LOL

nuk ka me si te duash ne kete shtet te shkelesh ligjet sipas qefit ,
 
Hajt se neser do dalin nga burgu te gjithe nje nga nje , sapo te marrin ne telefon mikun dhe i nxjerr ai pa problem ...
 
Hajt se neser do dalin nga burgu te gjithe nje nga nje , sapo te marrin ne telefon mikun dhe i nxjerr ai pa problem ...

Iken ato kohe o Agroembel...Tani Saliu ka ndryshuar bashke me Shqiperine,nuk e lejon me korrupsionin...Ne burg do kalben keta maskarenjte qe bejne pislliqe...
 
Iken ato kohe o Agroembel...Tani Saliu ka ndryshuar bashke me Shqiperine,nuk e lejon me korrupsionin...Ne burg do kalben keta maskarenjte qe bejne pislliqe...

dakord jam me ty:puthdore:
 
Back
Top