Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Kresha

A pretty face can never trick me
Arrestimet në Luginë të Preshevës kanë shkaktuar shqetësime te popullata shqiptare.


Mënyra e arrestimit të tyre kanë ndjellë frikë, shqetësim dhe pasiguri, si dhe ka penguar shumë nxënës të mos shkojnë në shkollë. Sipas një dëshmitari, që nga rruga është marrë dhe futur në një shtëpi për të prezantuar mënyrën e arrestimit të shqiptarëve. Lidhur me arrestime e sotme kanë reaguar, deputeti Riza Halimi, dhe ish-shefi i Shtabit politik të UاPMB-së, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale në Bujanoc. Halimi dhe Musliu, kanë reaguar ashpër ndaj bastisjeve masive të policisë dhe xhandarmërisë serbe duke i quajtur ato absurde dhe të pakuptimta, të cilat sipas tyre, vijnë pikërisht në prag të festave të motmotit dhe në momentin kur në mënyrë publike ka plasur sherri në Qeverinë e Serbisë, e cila po e bart problemin në Luginë të Preshevës. Edhe ish- Luftëtarët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës reaguan të premten kundër arrestimit të dhjetë bashkëluftëtarëve të tyre në Luginën e Preshevës nga forcat serbe të xhandarmërisë, ndërsa kërkojnë nga Qeveria dhe Presidenti i Kosovës që të vihen në mbrojtje të UاK-së.

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në këtë aksion janë arrestuar 11 persona dhe janë bastisur 17 shtëpi. Në kumtesën e Prokurorisë për krimet e luftës theksohet se pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë sipas flet-urdhëresës së prokurorit për krime të luftës, Vlladimir Vukceviq, kanë arrestuar një numër të madhë të pjestarëve të të ashtëqujatur "Grupi i Gjilianit i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës". Ata janë privuar nga liria me dyshim të bazuar se në periudhën qershor-tetor të vitit 1999, rrespektivisht pas tërheqjeve të forcave ushtarake policore serbe, kanë kidnapuar 159 civil serbë dhe kanë privuar nga jeta 51 persona. Aksioni i sotëm është zhvilluar me ndihmën e Agjensisë Informative dhe të Sigurisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa është planifikuar disa muaj thuhet në kumtesën e Prokurorisë për Krime Lufte.

Po në fakt ne sot vizituam shtëpit e të arrestuarve të cilët rrefejnë krejt ndryshe. Luljeta Nuhiu e shoqja e të arrestuarit thotë se forcat speciale në mënyrë barbare kanë malltretuar fëmijët dhe të shoqin i cili asnjëherë nuk ka qenë pjestarë i UاK-së apo UاPMB-së .

Forcat paramilitare kanë thyer dyert dhe dritaret duke trishtuar edhe fëmijët të cilët ishin në gjumë.Po ashtu edhe nëna e të arrestuarit për derisa ishte duke e falur mëngjesin kur kishte parë forcat speciale nga trishtimi kishte pësuar sulm në zemër .Ajo thotë se gjatë 65 viteve të saj nuk kishte parë aso malltretimi.Bastisja është kryer në ora 5 e 50 të mëngjesit në kërkim të Shemsi Nuhiu i cili kishte qenë pjestarë i UاK-së së Kosovës , por ai në fakt ishte botën e jashtme dhe si pasojë është malltretuar vëllau i tij.Po ashtu edhe në famijen Hasani janë arrestuar dy vëllëzërit Ahmet e Nazif Hasani.Gjatë vizitës që kemi bërë në shtëpin e tyre fëmijët e mitur me lotë në sy dhe të trishtuar kërkonin babain e tyre të cili e kish parë duke e rrahur brualisht forcat speciale.Edhe Djali i Ahmetit Emrahi të cili ja kanë thyer ashtin e hundës nga goditjet brutale thotë se katër orë e gjysëm ka qenë i shtrirë në dyshme pa vetëdije në atë ftoht të mëngjesit.

Si pasojë e bastisjeve duke mos qenë fare pjestarë i ndonjë ushtria çlirimtare shqiptare është edhe Fatmir Sahiti i cili nga goditjet i ka të thyer dy brinjët e anës së majtë.Ndërkaq është arrestuar i vëllau i tij Kamber Sahiti.

Me rastin e bastisjeve kanë reaguar edhe përfaqësuest e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës duke dënuar aktet barabare të kryera nga Ministria e punëve të Mbrendshem në udhëheqjen e Minisrtit Ivica Daçiq. Në shtëpit e bastisura nuk është gjetur asnjë armatim.Kjo dëshmon se Qeveria e Beogradit tenton ti shpërngul shqiptarët nga trojet shekullore. KTV/INA
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

E pashe kete lajmin,ne fakt nuk e mora vesh mire,cfare kishin bere shqiptaret ketu?
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Si duket kishin arrestuar 11 ish-anetare te UCK. Kinse jane te dyshuar se kane marre pjese ne vrasjen e 50 e ca civileve ne qytetin e Gjilanit gjate luftes, keshtu diqka.
 
Me urdhër të prokurorisë për krime të luftës, policia e Serbisë ka arrestuar 10 pjesëtarë të ish Ushtrisë اlirimtare të Kosovës me dyshimet se kanë kryer "krime në tre lokacione të komunës së Gjilanit", thuhet në komunikatën e prokurorisë në Beograd.
Policia e Serbisë sot herët në mëngjes ka nisur aksionin për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UاK-së në Preshevë.
Të arrestuar janë: Agush Memishi, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Kamber Sahiti ,Burim Fazliu, Sylejman Sadiku, Ferat Hajdari dhe Fatmir Sahiti - ky i fundit mbetet per gjykim në prokurorinë komunale nè Preshevë.
Sipas njoftimeve të mediave serbe,” udhëheqësit e grupit të Gjilanit” Ali Hajdari, Rexhep Aliu dhe Shaqir Shaqiri jetojnë në Gjilan dhe policia serbe nuk mund t’i arrestojë.
Sipas mediave serbe, ky aksion është ndërmarrë në bazë të kallëzimit penal për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjilan. Ministri i brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se aksioni ka filluar sot herët në mëngjes dhe se ka të bëjë me krimet kundër popullsisë civile serbe dhe joshqiptare në rajonin e Gjilanit, ku janë vrarë 59 civilë. Sipas Daçiqit, janë arrestuar 10 persona dhe janë bastisur 17 objekte.
Sipas burimeve tona, në aksionin e sotëm të xhandarmerisë, arrestimet janë bërë në fshatrat Norçë, Rahovicë dhe Miratoc si dhe në rrugën e Gjilanit për rreth autostradës Preshevë-Gjilan.
Arrestimet e sotme ndaj shqiptarëve kanë shkaktuar shqetësim te shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe mënyra e arrestimit të tyre ka ndjellë frikë dhe ka penguar shumë nxënës të mos shkojnë në shkollë.
Minstri serb i punëve të brendshme dhe njeherësh shef i SPS-it qeveritar e dikur bashkëpunëtori më i ngushtë i Sllobodan Milosheviqit, Ivica Daçiq, tha se ndaj tyre do të shpallet “flet- arrest ndërkombëtar”, por duke shtuar se ata nuk ndodhen në “territor të një shteti tjetër” dhe se do të kërkohet ndihmë nga UNMIK-u për arrestimin e tyre.
Ndonëse ende nuk ka reagime nga Prishtina zyrtare, vet ndjekja e krimeve te supozuara- të kryera ne territorin e Kosoves, patjetër që paraqet vazhdimin e pretendimit të Beogradit zyrtar për jursidiksion dhe, rrjedhimisht, sovranitet edhe në territorin e Kosovës.


arrest261208-1.jpg


arrest261208-2.jpg


arrest261208-4.jpg


arrest261208-11.jpg


arrest261208-12.jpg


arrest261208-13.jpg


arrest261208-14.jpg




Preshevë, 26 dhjetor
presheva.com
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

ncncncnc pa kokerr rahmeti qenat :@:@::@:@:@
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Plumbin ballit duan shke....t
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Nuk i kemi larë ende hesapet me ta sa i përket Kosovës Lindore, herët a vonë prap do të ketë luftë atje!
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Nuk i kemi larë ende hesapet me ta sa i përket Kosovës Lindore, herët a vonë prap do të ketë luftë atje!
Thua Meti ? Fatkeqesisht historia perseritet, per te pas shqiperin qe kemi sot, na pat mbet Kosova menjan, e per te pas Kosoven qe mezi e kemi sot ka ngel Lugina e ndar e e harruar !

Keta qe jan mar e brutalisht jan malltretuar jan bi shqipesh qe kan luftuar jo per Luginen(sepse skishte asnje perkrahje dhe shanc per tu bashkuar me Kosoven) po kan luftuar vetem per Kosoven sepse ajo ishte endrra e gjith shqiptareve.... Dhe cka bejn sot politiKUAJT e Kosoves per ata djem qe ishin atje per t dhen jeten per ate tok te shenjt? ASGJE ! Nje zyre nuk pranoi "kryeminstri" te hapej per shqiptaret e Lugines ne Kosove , sepse ishte shuuuume i zen duke i ndertuar shtepi shkijeve n KS dhe duke i bindur ata qe e kan kap prej hundesh se ai eshte i bindur ndaj urdherave te tyre

Dhe sot qe kta te rinj jan ne duar te vet djajeve , cka mendon ti se mund te bejn / ASNJEGJE , ja ke per ta par, sepse perseri eshte i shqetesuar per hallin e pakicave atje nese po kthehen apo spo kthehen ne Kosove ku ai ja ka ber gati parajsen
E ne ndihme te ktyre te rinjeve le ti varim shpresat vetem te Zoti !!!!!

Per ata qe pyeten PSE e kan ber kte gje bishta e egersuara?
Pergjigja eshte fare e thjesht : Sepse jan Shqiptar !


Se shkijet qe kan bo krime e masakra lufte enden te lire e shijojn jeten ne maximum pa i shqetesuar njeri ... kurse kta akuzohen kinse na paskan bo krime ndaj serbeve gjat luftes ne Kosove
Thjesht nje arsye per te terrorizu shqiptaret ne keto treva... per t bo pastrim etnik asu sic di vetem bisha e eger dhe per t mos ndjer se foluri shqip fare "rreth vetes" Ja pse e kan ber, seps eketa kulshedra NUK jetojn dot pa gjak, pa krime....
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Dje i pash ne TV Zoti i vrafte
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Hangshin kryet e vet , hangshin.
Dhe ata shume te forte paskan qene , kan qene pjestare te Uçk -se
dhe kan vazhduar te jetojne ne Serbi !!!!!!!!!!!!!!!!!
Kam kaluar nje here permes Serbis dhe nuk besoj ta bej me , dhe kjo
vetem se jam shqiptar , imagjino po te kisha qene ne uçk !!!
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Hangshin kryet e vet , hangshin.
Dhe ata shume te forte paskan qene , kan qene pjestare te Uçk -se
dhe kan vazhduar te jetojne ne Serbi !!!!!!!!!!!!!!!!!
Kam kaluar nje here permes Serbis dhe nuk besoj ta bej me , dhe kjo
vetem se jam shqiptar , imagjino po te kisha qene ne uçk !!!


Ata jetojne atje i nderuar sepse Kosova Lindore(sic i themi ne shqiptaret) ose e njohur me mire si Lugina e Presheves perbehet nga tre komuna qe kane qene pjese e Kosoves,Presheva,Medvegja dhe Buajnoci.
Nese nuk ke degjaur per Presheven i nderuar, ja po ta jap nje fakt se Presheva eshte qyteti me i paster etnikisht nder trojet etnike shqiptare me 99.9% te popullsise me shumice shqiptare.
Ata jetojne atje sepse atje eshte toka e shqiptareve,serbet ate duan qe te ikin ata edhe te "serbizohet"ajo pjese.
Ata jetojne atje sepse atje flitet shqip,mesohet shqip edhe shkruhet shqip.
Ata jetojne atje sepse jane shqiptare autokton,dhe nje dite shpresojne ti bashkohen trungut te Shqiperise Etnike, ashtu sic pretendojme dhe kemi pretenduar gjithnje.
Ata ka rastisur qe kane qene banore te asaj pjese te ndare te atdheut, ashtu sic kane qene shume shume luftetare te Kosoves ne Iliride(Maqedoni).

Sa per lajmin, sot takova mikun tim qe eshte me origjine nga Presheva, atje mbreteron nje situate e cthurur dhe konfuze.Atje shqiptaret jane te ndare ne blloqe fraksione edhe parti te ndyrshme, per me teper ai tregonte qe pervec arrestimit edhe per torturat qe u jane bere atyre familjeve, duke treguar se njerit edhe i kishin thyer brinjet.

Nese duan lufte,le te kete!
 
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Kosova tani duhet te arrestoje 20 serbe dhe te mos i liroje pa lirimin e tyre. Serbise i duhet pergjigjur me te njejten monedhe.
Serbia eshte shtet kriminel dhe e vetmja rruge me ta eshte cfarosja e tyre. mos kini meshire mbi serbet kudo qe te hasni ne to
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës

Reagime për arrestimin e ish pjesëtarëve të UاPMB-ës


Luljeta Nuhiu e shoqja e të arrestuarit thotë për agjencinë e lajmeve INA se forcat speciale serbe në mënyrë barbare kanë maltretuar bashkëshortin e saj duke ngjallur frik dhe tmerr tek fëmijët.

Familjarët e të arrestuarve


Ajo thotë se forcat paramilitare kanë thyer dyert dhe dritaret duke trishtuar edhe fëmijët të cilët ishin në gjumë.Po ashtu edhe nëna e të arrestuarit për derisa ishte duke e falur mëngjesin kur kishte parë forcat speciale nga trishtimi kishte pësuar sulm në zemër. Ajo thotë se gjatë 65 viteve të saj nuk kishte parë aso maltretimi.

Bastisja është kryer në ora 5 e 50 të mëngjesit në kërkim të Shemsi Nuhiu i cili kishte qenë pjestarë i UاK-së së Kosovës , por ai në fakt ishte botën e jashtme dhe si pasojë është maltretuar vëllai i tij.Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve INA, po ashtu edhe në familjen Hasani janë arrestuar dy vëllezërit Ahmet e Nazif Hasani. Gjatë vizitës që kemi bërë në shtëpinë e tyre fëmijët e mitur me lot në sy dhe të trishtuar kërkonin babain e tyre të cili e kish parë duke e rrahur brutalisht forcat speciale.

Edhe Djali i Ahmetit Emrahi të cili ja kanë thyer ashtin e hundës nga goditjet brutale thotë se katër orë e gjysmë ka qenë i shtrirë në dysheme pa vetëdije në atë ftohtë të mëngjesit. Si pasojë e bastisjeve duke mos qenë fare pjesëtarë i ndonjë ushtria çlirimtare shqiptare është edhe Fatmir Sahiti i cili nga goditjet i ka të thyer dy brinjët e anës së majtë. Ndërkaq është arrestuar i vëllai i tij Kamber Sahiti.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi


Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, ka dënuar arrestime e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Halimi ka vlerësuar se aksionet dhe arrestimet e këtilla ndaj shqiptarëve nuk çojnë kah stabilizimi i situatës në këtë rajon.

”Ishte absolutisht e panevojshme që në aksionin e arrestimit të marrin pjesë më se 100 pjesëtarë të xhandarmerisë, me bllokim të rrugëve dhe me keqtrajtimin e banorëve”, ka thënë Halimi, sipas të cilit duket se dikujt i duhet që në jug të Serbisë, kohë pas kohe, të ngritet temperatura, për ta arsyetuar përdorimin e xhandarmerisë.

Krasniqi: Beogradi, politikë terrori e gjenocidi


Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Jakup Krasniqi, i cilësoi arrestimet e fundit në Luginën e Preshevës si brutale, ndërsa akuzoi Beogradin se nuk është shkëputur ende nga politika e terrorit dhe e gjenocidit.



"Arrestimet e fundit janë në funksion të frikësimit të popullsisë shqiptare në Lugine", u shpreh Krasniqi në një konference për shtyp.



Sipas tij, qëllimet për zhvendosjen e njerëzve nuk do te arrihen, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të Beogradit që të tregojnë përgjegjësi për këto momente historike.



"Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Beogradit që t’i kthehen një politike të fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe të sigurojnë të gjitha të drejtat qytetare, njerëzore e kombëtare për popullsinë shqiptare në Serbi", u shpreh Krasniqi, duke kërkuar lirimin e 10 të arrestuarve.

Kreu i FSK-së Sulejman Selimi

Kreu i FSK-në, Sulejam Selimi kërkoi nga kreu shtetëror i Kosovës që të vihen në mbrojtje të ish- pjesëtarëve të UاK-së të cilët nuk kanë bërë krime por një luftë të pastër. Selimi shprehu keqardhje për arrestimin e ushtarëve të pafajshëm. “Ata nuk kanë bërë krime por kanë luftuar për qytetarët e Kosovës, kanë luftuar që Kosova të jetë shtet. Nuk duhet të lejohet një gjë e tillë që të përdhunohen vlerat e UاK-së", tha kreu i FSK-së.

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH)

Partia shqiptare në Maqedoni., Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) në një reagim për mediat thekson se mobilizimi i qarqeve antishqiptare Beograd- Shkup destabilizon Ballkanin.

“Dhuna dhe terrori shtetëror që po aplikon Maqedonia kundër shqiptarëve të اairit, Haraçinës, Hasanbegut, Kumanovës dhe Likovës nxiti mentorët e tyre në Beograd që të rishfaqin arsenalin e tyre antishqiptarë dhe të mos mbeten prapa shegertëve të tyre të Shkupit.Për të përmbyllur terrorin në këtë pjesë të territoreve lindore dhe verilindore shqiptare, komunat e Preshevës dhe Bujanovcit u vunë nën thundrën e çizmes policore serbe.Bastisje, maltretime, shkatërrime dhe arrestime të njëjta, akuza të njëtja (terrorizëm), viktimat e njejta (shqiptarët)....shkollla e dhunës antishqiptare Beograd-Shkup e njëjtë.Dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit duhet të jenë sinjal alarmi për ndërkombëtarët se kjo logjikë sjell në mënyrë të pashmangshme deri te destabilizimi i rajonit.Mobilizimi i qarqeve antishqiptare Beograd-Shkup duhet të trokas te ndërgjegja e të gjitha forcave politike dhe të institucioneve shtetërore shqiptare që përballë kësaj situate të dalim me një strategji të përbashkët. Në të kundërtën pasojat janë të paparashikueshme”, thuhet në reagimin e BDSH.

Bashkësia Shqiptare në Zvicër


Në emër të anëtarësisë, të shoqatave, klubeve, e asociacioneve shqiptare që veprojnë në kuadër të „Bashkësisë Shqiptare në Zvicër“ dënon ashpër burgosjen e ish pjesëtarëve të UاPMB-ës.

“Aktin i arrestimit të luftëtarëve të lirisë „Bashkësia Shqiptare në Zvicrës“ e kualifikon si akt kriminal e antinjerëzor të drejtuar kundër pjesës së kombit shqiptar të komunave shqiptare Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.Kjo pjesë e kombit shqiptar pa fajin e vetë ka mbet e robëruar nga okupatori të cilin deri dje mbi kurriz e kishte Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Kroacia e Sllovenia. T ë gjitha këto vende e popuj e dinë mirë se si jetohet nën sundimin serb, prandaj me këtë rast u bëjmë apel gjitha qeverive të shteteve të sipërshënuara qe ta ngrisin zërin e arsyes dhe të dënojnë veprat antinjerëzore e antishqiptare si kjo e burgosjes së ish luftëtarëve të UاPMB-ës”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Kjo organizatë u bënë apel gjitha shoqatave, bashkësive fetare, kulurore e sportive, klubeve, shoqërive të ndryshme profesionale e afariste, intelektualëve e veprimtarëve shqiptar që jetojnë e punojnë në Zvicër që ti bashkohen reagimit dhe apelit të Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, ta dënojnë këtë akt makabër të Serbisë ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës Lindore.

Aksioni i MPB-së serbe

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e filloi dje herët në mëngjes aksionin e arrestimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës nga Presheva. Në këtë aksion janë arrestuar 11 persona dhe janë bastisur 17 shtëpi. Në kumtesën e Prokurorisë për krimet e luftës theksohet se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë sipas flet-urdhëresës së prokurorit për krime të luftës, Vlladimir Vukceviq, kanë arrestuar një numër të madh të pjesëtarëve të ashtuquajtur „Grupi i Gjilanit i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës“. Ata janë privuar nga liria me dyshim të bazuar se në periudhën qershor-tetor të vitit 1999, respektivisht pas tërheqjeve të forcave ushtarake policore serbe, kanë kidnapuar 159 civil serbë dhe kanë privuar nga jeta 51 persona. Aksioni është zhvilluar me ndihmën e Agjencisë Informative dhe të Sigurisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa është planifikuar disa muaj thuhet në kumtesën e Prokurorisë për Krime Lufte. (INA)

Hasan Hasani / INA
 
Presheva në protestë edhe kur bota feston !

Revolta mbi arrestimin e dhjetë qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, nga forcat speciale të xhandarmërisë serbe, është shfaqur edhe në natën e ndrrimit të moteve.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndryshe nga herat e tjera e kanë bojkotuar manifestimin publik të Vitit të Ri.

Në shenjë paknaqësie dhe revolte për arrestimin e dhjetë qytetarëve shqiptarë të Komunës së Preshevës, ditë më pare nga forcat speciale të xhandarmërisë serbe, nën akuzën për gjëja krime të rënda të luftës të shkaktuara si pjestarë të UCK-së, kundër civilëve serb dhe qytetarëve jo shqiptarë në vitin 1999, në rajonin e Gjilanit.

Heqja dorë nga manifestimi public i Vitit të Ri, erdhi pas apelit të përfaqësuesve të Këshillit Organizativëtë Protestave për lirimin e dhjetë të arrestuarve shqiptarë, nga forcat e xhandarmërisë serbe.


Baki Rexhepi
(presheva.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top