Policia nxjerr fotot e vëllezërve Mëhillaj, 10 mijë euro për kapjen e tyre

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
RxKwMS5hXGBZ3Xi64xmV-x3wx2S8kXHJMeiOcLgVpm03T9Sdkd.jpg

Më në fund fytyrat e dy vëllezërve Mëhillaj të akuzuar si krerët e “bandës së tritolit” janë bërë të njohurapër publikun, i cili është ftuar të bashkëpunojë me policinë për kapjen e tyre. Policia e Shtetit ka nxjerrë sot fotot e vëllezërve dhe ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo shtetas i cili do të japë informacion të vlefshëm për vendodhjen e Genis dhe Andon Mëhillajt.

Arratisja e tyre fill pas arrestimit të serial-killerit Julian Sinanaj, mendohet se ka ardhur prej rrjedhjes së inforacionit nga radhët e policisë. Prokuroria ka nisur të hetojë për gjetjen e oficerëve të policisë që kanë tradhëtuar operacionin për kapjen e tyre.

Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj u përmendën nga Julian Sinanaj, I cili tashmë konsiderohet si bashkëpunëtor I drejtësisë. Sipas tij dy vëllezërit ishin dhe ndërmjetësit mes atyre që paguanin për të vrarë dhe Julianit që bënte ekzekutimet.//Mapo
 
Titulli: Policia nxjerr fotot e vëllezërve Mëhillaj, 10 mijë euro për kapjen e tyre

Rrjellje informacioni ahahahahhaha sa gallat, po a ishte vet policia e shtetit qe beri buje per arrestimin e Sinanajt,normale qe kto do arretiseshin se sjan injoranta.
 
Titulli: Policia nxjerr fotot e vëllezërve Mëhillaj, 10 mijë euro për kapjen e tyre

Mire thot ky lart policia mediat e nxoren vet informacionin, hajt ti gjesh me tani ata :P
 
Titulli: Policia nxjerr fotot e vëllezërve Mëhillaj, 10 mijë euro për kapjen e tyre

Shifini mos i gjeni ke zyra e Tahirit.
 
Back
Top