Policia në gjumë? Edhe vajzat po grabisin me dhunë, ja rasti në Pogradec

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
grabitje-noa-ne-rruge.jpg
Kronika e zezë e ditëve të fundit është mbushur plot e përplot me vjedhje, plaçkitje me dhunë dhe grabitje të armatosura. Në të gjithë vendin. Dhe sidomos në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha. Duke u shndërruar kështu në një shans për klimë pasigurie për shqiptarët.

Por ndërsa rastet sa vijnë dhe shtohen duke shkaktuar shpesh të vrarë dhe të plagosur, duket se puna parandaluese e policisë është në nivele të ulëta.

Edhe këtë fundjavë dhe sot në ditën e parë të javës, veprat penale të vjedhjes apo grabitjes ishin sërish të dendura, duke treguar mirëfilli një mungesë frike nga ana e kriminelëve ndaj rendit dhe shtetit.

Për më tepër, frika ka ikur edhe nga femrat. Një 20 vjeçare në rrethin Pogradec, ka grabitur me dhunë duke plagosur, një grua të moshuar.

Ngjarja ka për protagoniste O.M., 20 vjeçe, banuese në fshatin Memelisht-Pogradec. Dje rreth ores 18.00 ajo ka shkuar në banesën e një gruaje 81 vjeçare në fshatin Memelisht ku që të dyja banojnë dhe duke përdorur dhune ka tentuar t’i vjedhë një unazë dhe një byzylyk floriri.

Policia vendore duke konfirmuar për noa.al ngjarjen, tha se tashmë “e dëmtuara është jashtë rrezikut per jeten, ndersa autorja eshte shpallur ne kerkim policor. Vepra penale “Vjedhje me dhune e mbetur ne tentative” u fut në një dosje hetimore, materialet e së cilës do t’i kalojne Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime te mëtejshme.

NOA
 
Titulli: Policia në gjumë? Edhe vajzat po grabisin me dhunë, ja rasti në Pogradec

Cunat Jan Mrena :P Ja Kan Fillu Gocat Tash

Bobo Ku do vemi me keta njerez aman ??
 
Re: Policia në gjumë? Edhe vajzat po grabisin me dhunë, ja rasti në Pogradec

Ca s'ben varferia :(
 
Titulli: Policia në gjumë? Edhe vajzat po grabisin me dhunë, ja rasti në Pogradec

Qenka femer grabitsja .......shkalla e varferise po shperben njerzit...po humbet koncepti humanizem ....
 
Titulli: Policia në gjumë? Edhe vajzat po grabisin me dhunë, ja rasti në Pogradec

Kjo 3gon qe si meshkujt si femrat jana te barabarte
 
Titulli: Policia në gjumë? Edhe vajzat po grabisin me dhunë, ja rasti në Pogradec

Evi ne kto drejtime s'duam te kemi barazi :D
 
Titulli: Policia në gjumë? Edhe vajzat po grabisin me dhunë, ja rasti në Pogradec

Do sdo ti Ida kjo le te nenkuptohet,pastaj jashte shtetit sdo ishte ndonje lajm buje,po as ketu tek ne seshte hera e pare,profesionalizmi sa vjen e rritet,pak me pare nese mban mend ishte nj vajze qe kishte vene maske ne koke e kishte ikur tek e zonja e dyqanit qe i kishte borxh e kishte kercenuar qe ti fshinte emrin nga lista
Se ci duhej maska kur i tha emrin ? ndaj po them qe sa vjen e rritet profesionalizmi
 
Back
Top