Policia ndërpret martesën për të marrë deklarata

braziljania

Anëtar i Nderuar
Zyrtarët e policisë gjermane kanë këmbëngulur në marrjen e deklaratave nga viktimat e vjedhjes – gjatë ceremonisë së tyre të martesës.

Constanze, 34-vjeçare, dhe Rocco Zahn, 36-vjeçar, nga qyteti Glauchau në Saksoni u egërsuan kur policët këmbëngulën të ndalin shërbimin e kurorëzimit për të marrë ata në pyetje.

Më herët, çifti kishte raportuar vjedhjen e një laptopi dhe dhuratat e martesës nga ndeja e beqarisë së dhëndrit një natë më parë.

Policët nuk arritën të informojnë pjesëmarrësit e dasmës pse po e merrnin dhëndrin.

"Të gjithë menduan se Rocco ishte në telashe me policinë kur dy policët u futën në mes të ceremonisë dhe e morën me vete – pasi që ndeja e beqarisë ishte bukur e egër", ka thënë mysafiri Heiner Winkler.

Tronditja e mysafirëve të martesës shpejt u kthye në zemërim kur e kuptuan arsyen e vërtetë të vizitës së policëve.

"Kur e kuptuam se vetëm po merrnin deklarata të gjithë mysafirët filluan të fishkëllejnë dhe policët ikën shumë shpejt. Ka kohë e vend për këto gjëra", ka shtuar Winkler.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq policia kontaktoi çiftin më vonë, duke thënë se nuk kishin dëshmi të mjaftueshme dhe se nevojiteshin deklaratë shtesë për të vazhduar me hulumtimin e rastit.

r.spekter
 
Kam degjuar qe policat jane injorante. Po keta qenkan ne maje te kulmit te inorances
 
Kam degjuar qe policat jane injorante. Po keta qenkan ne maje te kulmit te inorances

Te informoj se eshte e vertet qe jan injorant dhe shume te trash madje.
 
pasi mbyllet beqaria,duhet te shkosh dhe per here te fundit ne polici te kujtosh adoleshencen!!pastaj policat jan ca s budallenje....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top