TIRANث - Në Facebook po qarkullon një mesazh i Policisë Shqiptare, që sugjeron shpërndarjen e tij, për të shpëtuar fëmijët nga një mënyrë e re trafikimi, vjedhjeje apo dhunimi të tyre. Ja çfarë shkruhet në të:
“Ky mesazh është për të gjithë ata që dalin natën, shkojnë në kinema apo për studentët që dalin nga universiteti apo kolegji. Nëse një fëmijë që qan në rrugë, në çdo lagje, me një adresë në dorë dhe ju kërkon ta çoni atje ku ju shkruan adresa, edhe nëse është afër, ju duhet ta çoni në komisariatin më të afërt dhe jo në adresën ku ju thotë. Kjo është n jë mënyrë e re që përdorin për trafikim organesh, vjedhje, përdhunim. Kopjojeni dhe dërgojeni këtë njoftim në sa më shumë shokë. Mund të ndalosh shumë dhimbje nëpër familje. Policia Shqiptare”.
/Shekulli Online/M.A./