Policia konfirmon arrestimin e gazetares ruse, Moska kërkon lirimin e menjëhershëm të

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një ditë më parë ka arrestuar dy persona, të shtetësive ruse dhe ukrainase, pasi janë futur ilegalisht në territorin e Kosovës. Dy të arrestuarit janë paraqitur si gazetarë, derisa policia thotë se “është ende duke bërë verifikimin e tyre” dhe se janë dërguar në mbajtje.
Policia konfirmon arrestimin e gazetares ruse, Moska kërkon lirimin e menjëhershëm të saj

Siç kishin raportuar mediet ruse gjatë ditës së sotme, gazetarja e arrestuar është identifikuar të jetë rusja Oksana Sazonova, ndërsa i arrestuari tjetër, sipas medieve ruse, është Sergei Belus.

Arrestimin e dy gazetarëve e konfirmoi për Insajderin, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se dy gazetarët janë dërguar në mbajtje. Hoxhaj konfirmoi se të dy gazetarët janë lindur në Ukrainë, mirëpo Oksana Sazonova ka shtetësinë e Federatës Ruse.

“Dje rreth orës dy janë arrestuar dy persona të shtetësisë ruse dhe ukrainase. Ata janë paraqitur si gazetarë mirëpo Policia e Kosovës është ende duke bërë verifikimin e tyre”, tha Hoxha, raporton Insajderi.

Ndërkaq, shteti i Rusisë ka reaguar për arrestimin e shtetasës së saj, Oksana Sazanova. Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti, përmes një komunikate ka kërkuar “lirimin e menjëhershëm të gazetares”.

“Rusia është e shqetësuar me arrestimin e raportuar të gazetares ruse, Oksana Sazanova, dhe kolegut të saj ukrainas, Sergei Belous, në Krahinën Autonome të Republikës së Serbisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, njofton Sputniknews, raporton Insajderi.

Ministria e Jashtme ruse po ashtu bëri të ditur se “Ambasada Ruse në Serbi në bashkëpunim me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë janë duke bërë të pamundurën për lirimin e gazetares”. /Insajderi.com
mosa-730x440.jpg
 

Attachments

  • mosa-730x440.jpg
    mosa-730x440.jpg
    61.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top