Policia greke sekuestron 167 kg drogë në kufirin me Shqipërinë...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
57851_2.jpg


IGUMENICE – Policia greke sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike pranë kufirit me Shqipërinë. Rreth 167 kg marijuanë u kapën në një mjet që drejtohej nga një shtetas grek, në Filat të Igumenicës.

Dyshohet se lënda narkotike është blerë në Shqipëri dhe kishte destinacion tregun grek.

Sipas policisë, makina që transportonte lëndën narkotike është në pronësi të një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim për trafikim droge.

Ndërkohë policia ka prangosur drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Back
Top