Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Vrasja e 25-vjeçarit Todi, shton rastet e vrasjeve nga policia

ثshtë e pabesueshme po një realitet. Një i ri shkon në punë për të punuar ndershmërisht, ku nuk i ka borxh asnjë njeriu, paguan pakujdesitë e policisë me jetën e tij. Dihen vështirësitë e policisë, por kjo nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së një qytetari apo emigranti që është në punë e sipër. Pakujdesitë që sjellin ngjarje të rënda mund të falen njëherë e dy herë, por jo sa herë që ndodhin të kësaj natyre, të justifikohen ashtu si kundër i kemi parë. Ashtu siç është hera e parë që Presidenti i Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së viktimës, pasi herët e tjera nuk kemi parë ngushëllime të tilla familjeve që janë vrarë nga punonjës policie. Në emigracionin në Greqi të popullit shqiptar, vendi ynë me vrasjen e fundit të të riut 25- vjeçar, Niko Todi, numëron viktimën e 87 të pafajshëm, të vrarë nga punonjësit e policisë, kundrejt 149 vrasjeve të numrit të përgjithshëm në Greqi, që ende nuk janë dënuar nga politika dhe shoqëria vendase...
Ngjarja
Dy të rinjtë, (njëri djali i punëdhënësit grek) shkuan për të lënë veglat e punës në magazinën e tyre. Niko (ndihmës hidraulik, shqiptar) po merrte nga makina një kompresor, me qëllim për ta lënë në magazine, ndërsa tjetri djali i punëdhënësit po hapte me çelës magazinën, por për fatin e keq kanë filluar breshëritë e plumbave, në shkëmbim zjarri ndërmjet dy policëve dhe dy shqiptarëve, që si vend mbrojtje ishin futur në një furrë buke. Në kohën që 25- vjeçari shqiptar po mundohej që të largohej me vrap, është qëlluar për vdekje nga breshëria e dy policëve. Në përgjithësi, në këtë operacion regjistrohet një i vrarë dhe punonjës policie të plagosur...
Të afërmit: Djalin na e vrau policia
Mungesa e një strategjie nga ana e policisë për operimin sa më të suksesshëm në ambientin publik, në një kohë kur më parë kishte dijeni se më kë njerëz kishte të bënte, dështoi plotësisht. Ky dështim solli edhe vrasjen.
Gruaja: E pabesueshme që më vranë burrin
Të afërmit dhe gruaja e viktimës nuk besojnë se si njeriu i tyre i afërt humb jetën kaq lehtë, padrejtësisht, në punë për të rritur fëmijën e tij 18 muajsh. Për këtë vrasje të padrejtë akuzojnë policinë që nuk mori masat e nevojshme të sigurisë.
Hetimet: I riu 25- vjeçar u vra nga policia
Sipas hetimeve paraprake të deritanishme, rezulton se 4 plumba të diametrit 9 milimetra, të hequr nga trupi i viktimës, i përkasin armës së policisë. Burimet zyrtare të policisë, të publikuara edhe në median greke, e kanë pranuar vrasjen e pafajshme të punëtorit Niko Todi, në përpjekje për arrestimin e dy krimineleve që ishin të armatosur plotësisht, jo vetëm për vjedhje por për të kryer edhe masakra të tilla. Përfundimisht policia ka njoftuar hetimet duke nxjerrë konkluzionin e përgjithshëm se plumbat e nxjerra nga trupi i viktimës i përkasin armëve të oficerëve të policisë.
Polici: Nuk e pashë viktimën
Polici u ka thënë kolegëve të tij se nuk e pa viktimën, pasi sytë e tij ishin fiksuar në dyqanin e bukës ku ishin fshehur dy kriminelet shqiptarë, që shkëmbenim edhe të shtënat. “Nuk e kam parë 25- vjeçarin që ka vrapuar për t’u mbrojtur”, u shpreh ai. Këto të dhëna do të përfshihen në dosjen e Departamentit të Krimit për Jetën, të cilat pasi të kenë përfunduar do të përcillen në Prokurori. Lidhur me thëniet e policit, e vërteta e pa ose jo, i është lënë tashmë drejtësisë greke.
Punëdhënësi grek: Niko një djalë i mirë dhe punëtor i përsosur
Punëdhënësi grek ka shprehur fjalët më të mira për të riun shqiptar, që sëbashku me djalin e tij punonin bashkë që prej 4 vitesh. “Nikolla erdhi sëbashku me familjen e tij në Greqi para 16 vjetësh, që ishte në moshën 9 vjeçare. Familja e tij punonte natë-ditë për të rritur fëmijët, deri sa Nikolla mësoi zanatin e hidraulikut”, tha ai.
Varrimi
Viktima është varrosur në Virona të Athinës, në një atmosferë të rëndë, me shpenzimet e ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, si dhe qytetit Virona. Në funeralin e varrimit morën pjesë edhe përfaqësues të kësaj ministrie dhe kreu u policisë z Ikonomou. Ministria ka marrë përsipër punësimin e gruas së viktimës për ta punësuar si nëpunëse pranë policisë.
Ministri: Nuk mund të flasim për sukses kur humbet një jetë njeriu
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, z. Hristohoridis është shprehur se nuk mund të themi për një sukses të operacionit, kur në të humbet një jetë njeriu, humbet një i ri punëtor dhe familjar. “Por bëmë të mundur që të kapim kriminelët më të ashpër gjatë këtyre 30 vjetëve. U dha një beteje e ashpër por...”.
Papulias: Ngushëllime familjes
Presidenti i Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së viktimës: "Unë shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e padrejtë të qytetarit tonë të pafajshëm. Në familjen e Niko Todit dhe njerëzve të tij, u përcjellë mbështetjen time të plotë dhe shpreh simpatinë time të thellë. "

T.O
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm
Varrimi
Viktima është varrosur në Virona të Athinës, në një atmosferë të rëndë, me shpenzimet e ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, si dhe qytetit Virona. Në funeralin e varrimit morën pjesë edhe përfaqësues të kësaj ministrie dhe kreu u policisë z Ikonomou. Ministria ka marrë përsipër punësimin e gruas së viktimës për ta punësuar si nëpunëse pranë policisë.

T.O

Deri ketu gjithqka ne rregull dhe ngushtllime per familjen po pse varrimi i tij ne Athine e jo ne vendlindjen e tij!?:gjujpeshk:
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Deri ketu gjithqka ne rregull dhe ngushtllime per familjen po pse varrimi i tij ne Athine e jo ne vendlindjen e tij!?:gjujpeshk:

Me vjen keq kitrra nuk mund ta di kete, por di qe ne median vizive i riu eshte emertuar si ''vorioepiriot'''jo si shqiptar,gjthsesi gjithmone keshtu del informacioni nga mediat Greke viktimat jane ''vorioepiriote'' keqberesit shqiptare.
Sa per varrimin mbase jane njerez qe tashme te ardhmen e tyre e shohin vetem ne kete vend dhe mbase nuk mund tu vesh faj, e varrosin njeriun e tyre atje ku mund ta qajne ose ti cojne nje lule.
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Na rrofte shteti qe ben marveshje me grekun kur kto e pranojne vete qe kan vrare njerez te pafajshem rracista te poshter .
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Spo e lexoj materialin ...vetem nga titulli qe shkruan ...te krijon urrejtie per greket
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Ngushellimet e mia per familjen.....

Ca policie jane keto qe bejne operacione te tilla ne mes te dites dhe ne nje lagje te populluar....ore keto greket nuk jan ne rregull,por mjere ne thuaj qe jetojme ketu dhe nuk kemi asnje perkrahje nga shteti jon...
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

gjithmone e kam urryer Greqine dhe greket kur kam degjuar te tilla lajme...
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

pse vetem 87 viktima jane .......as nuk behet fjale keto jane thjesht te rregjistruara te pa rregjistruarat jane me shume
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

I dha Sala dekorat nderi policeve grek apo do e bej keto dite?
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

Me vjen keq per te gjithe viktimat ''te rregjistruar'' apo te ''mos rregjistruar'' por mos harroni se dy tipat kishin dale me kallash dhe me bomba ne dore ne mes te dites shikojeni ne gjeresi fundja ne jemi ''te paftuar'' mos kerkojme gjithmone armikun tek te tjeret por te kerkojme dhe ne veten tone....
 
Po mire thua o Spartak por haron qe policia kur ben aksione dergon forca te specializuara jo studente si keta qe kane veshur keto kohe,fakt eshte qe ky i shkreti morri 8-9 plumba dhe qe te gjitha nga armet e policise .
 
Doktor kemi biseduar shpesh per keto tema .... E dime se cfare policie kane por kur sje ne vendin tend normal qe do i ndjesh keto me shume apo jo ?? Pastaj dhe ne nuk jemi te bukur shume ....
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

A e dini si esht kjo Pun , Serbia pushtoj Bosnjen,Kroacin Vende Ballkanike, Ata prap i Duan ate qe i Pren i Vran i Varrosen per Se gjalli , Kshtu jan Do pjes te kosoves ,Mirpo edhe tek ju e shoh kete :S
 
Ku e pe mos shoku ta shikoj dhe une ??
 
Titulli: Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm

pse vetem 87 viktima jane .......as nuk behet fjale keto jane thjesht te rregjistruara te pa rregjistruarat jane me shume

eh sa kane vrare kta sidomos ata qe mundohen te kalojne kufirin pa leje nga mali....shume keq po me vje qe kemi nje shtet kaq te pafuqishem.....
 
Back
Top