Policia gjen varr masiv në lindje të Kosovës

Зngjεll

___________
prishtina.jpg

Prishtine – Një varr masiv është zbuluar sot në lindje të Kosovës nga policia vendase dhe ndërkombëtare. Sipas të dhënave të deritanishme mësohet se policia e Kosovës dhe efektivat e EULEX-it ranë në gjurmët e mbettjeve që besohet se u përkasin të paktën tetë personave. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i misionit të BE-së për forcimin e sundimit të ligjit, Kristof Lamfalysi. Sipas tij ekspertët e fushës janë duke punuar tani që të dokumentojnë rrethanat e ngjarjes. Zëdhënësi shtoi se “policia ka dyshime sipas të cilave viktimat e vendosura në varrin masiv i përkasin vitit 1998. policia ka nisur zhvarrosjen e viktimave e cila do të vazhdojë deri të dielën./Lajmifundit/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top