Policia, "embargo" ujit që vadit hashashin e Lazaratit

Зngjεll

___________
Shtohen postblloqet, pengojnë hyrjen e autoboteve në fshat

Policia vë "embargo" për ujin e Lazaratit në periudhën e ujitjes së hashashit. Aksioni më i fundit i policisë, pas dështimeve në korrjen dhe shkatërrimin e parcelave të hashashit në fshatin Lazarat, lidhet me bllokimin e ujit dhe plehut kimik që dërgohet në këtë fshat. Prej ditësh postblloqe të shumta policore kanë nisur bllokimin e autoboteve, që kanë si destinacion Lazaratin, ndërkohë që nuk është lejuar as dërgimi i sasive të plehut kimik në këtë zonë. Burime nga Policia e Gjirokastrës pohojnë se operacioni ka kohë që ka nisur, por këto ditë, kur temperaturat janë shumë të larta, ka bërë që veprimet të intensifikohen më shumë. Në këtë mënyrë po tentohen që të dëmtohen sa më tepër bimët e kanabisit, të cilat në këtë muaj ndodhen në fazën e fundit të rritjes dhe janë gati për t‘u korrur. Mësohet se në aksion janë angazhuar forca të shumta policore, të cilët patrullojnë me tri turne rrugën për në Lazarat.

Prej shumë vitesh Lazarati ka mbetur një nga vatrat më "të nxehta" për sa i përket kultivimit të bimës narkotike kanabis sativa, duke u rezistuar operacioneve të shumta policore. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur policia jo vetëm ka dështuar në kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike, por janë ndaluar të hyjnë brenda tij. Kur policia ka mundur të depërtojë në këtë fshat, ka asgjësuar vetëm disa dhjetëra bimë hashashi, sasi kjo e papërfillshme për fshatin që e kultivon në masë. Thuajse çdo tentativë policore për të hyrë në fshatin rebel është përballur me kundërshtimin e ashpër të banorëve, të cilët të armatosur kanë qëlluar mbi efektivët e policisë, ndërsa vitet e fundit janë shënuar edhe raste kur është sulmuar Komisariati dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër nga banorët e acaruar. Kjo ka bërë që Policia e Gjirokastrës ta vendosë "me pikatore" ujin dhe plehun kimik, dy elemente të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve të kanabisit, të cilat nuk mund të gjenden në këtë fshat. Fshati Lazarat vuan nga mungesa e ujit dhe banorët e tij janë të detyruar që ta marrin atë me anë të autoboteve, shpeshherë duke e blerë me çmime të kripura. Duke e shfrytëzuar këtë fakt, policia ka vendosur bllokimin në hyrje të fshatit të të gjitha automjeteve që dërgojnë ujin atje. Hyrja e fshatit, në lagjen Kordhocë, është pika e fundit deri në të cilën mund të shkojë policia, ndërsa më sipër qarkullimi është i rrezikshëm për efektivët me uniformë. Burime policore pohojnë se përgjatë akseve rrugore Gjirokastër - Lazarat dhe Derviçan - Lazarat janë vendosur disa postblloqe stacionarë, të cilët kontrollojnë automjetet që transportojnë ujë dhe ndalojnë cilindo që tenton të shkojë drejt Lazaratit. Po kështu, patrulla të lëvizshme policore kontrollojnë përgjatë rrugës edhe transportimin e plehut kimik që ka për destinacion fshatin Lazarat. Policia pohon më tej se ky aksion do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim deri në muajin gusht, kur është faza e fundit e kultivimit të bimëve narkotike./G.Shqip/
 
hahahha si turqit qe i bllokonin skenderbeut ujin ne kalane e tije ne Kruje
hahahaha
Edhe thone s'perseritet historia :p

U pika policise pse s'i bie me mire , kur si merr ca atje e ti denoje sa te plaken neper burgje

PO keshtu eshte , kur policia merret me nje qe vjedh portofolin ne autobus e nuk shikon ata qe ngarkojne maunet me drogra e vjedhin bankat
 
Policia?Ska bere vaki ndonjehere qe policia te kape veten.80 %e policise gjirokastrite eshte nga Lazarati.
 
Plasja i Raft Po Lere Popullin Te Punoj Se Kan Toke Bujqsore Shyqyr. Tung
 
Last edited by a moderator:
Legalize Marijuana !!!!!!!
:canna::canna::canna::canna::music::canna::canna::stelle::welcome::welcome:
 
Back
Top