Policia e lejoi autobusin e stërmbushur e pa regjistrim

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0129192042127_m.jpg

Nxënës të shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë thonë se nuk do të mund ta harrojnë kurrë tmerrin që përjetuan të shtunën, kur autobusi i tyre u rrokullis, derisa ishin nisur për të kaluar një fundjavë në Prevallë. Policia i ndaloi gjatë rrugës, por nuk e “vërejti” se ishin rreth 10 nxënës më shumë sesa ulëse, dhe se autobusi kishte goma të verës. “Ne edhe verës kemi qenë më atë kompani, s’kemi besuar që nuk do të jenë të përgatitur”, thotë Violeta Krasniqi, drejtoreshë e shkollës.
Nxënës të shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë thonë se nuk do të mund ta harrojnë kurrë tmerrin që përjetuan të shtunën, kur autobusi i tyre u rrokullis, derisa ishin nisur për të kaluar një fundjavë në zonën turistike të Prevallës.

“Kemi bërtitur të gjithë, s’kemi besuar që po mbesim gjallë, ende po kam makth”, i tha nxënësi Fatlum Ukelli, Gazetës Jeta në Kosovë.

“U nisem për qejf, e na doli tmerr”, shprehet Ukelli, maturant i kësaj shkolle.

Edhe nxënësja Arjeta Vllasa, e përshkruan me fjalën “tmerr” momentin kur autobusi kishte nisur të rrokullisej nën rrugë. “Më janë dukur sekondat më të gjatë në jetë....Kur është ndalë autobusi përmbys, jemi munduar të dalim të gjithë përnjëherë”, tregon ajo, tri ditë pas aksidentit.

Në aksidentin e së shtunës lëndime pësuan 24 nxënës. Fat në fatkeqësi. Megjithëse autobusi i stërmbushur me nxënës, doli nga rruga dhe përfundoi përmbys, nuk pati asnjë të lënduar rëndë.

Organizimi ishte bërë me iniciativë të nxënësve, në bashkëpunim me drejtoreshën e kësaj shkolle, Violeta Krasniqi.

Pas aksidentit, policia ka thënë se autobusi nuk ishte i regjistruar fare, nuk ishte i pajisur me goma të dimrit, ndërsa kanë nisur dhe hetimet nëse ishte tejkaluar kapaciteti i ulëseve.

Drejtoresha e shkollës, Violeta Krasniqi, nuk ndihet fajtore që kanë kontraktuar një kompani të papërgatitur.

Krasniqi thotë se kompania iu kishte premtuar se çdo do të jetë në rregull. “Ne edhe verës kemi qenë më atë kompani, s’kemi besuar që nuk do të jenë të përgatitur”, thotë ajo, për Gazetën Jeta në Kosovë.

“Kishim menduar ta kalonim një ditë pushimi, por ajo u shndërrua në një ditë tmerri... Unë e kam pasur edhe vajzën me vete”, tregon ajo.

Arjeta Vllasa është ende nën kujdesin e mjekëve, pasi që ka lëndime në qafë, duar dhe këmbë. Lëndime më të rënda kanë pasur edhe tre shokë të saj, por të parrezikshme për jetë.
Sipas saj, autobusi kishte pasur vetëm 55 ulëse, kurse në të kanë qenë së paku 10 nxënës më shumë. Madje, policia dyshon se mund të ketë pasur edhe më shumë nxënës.

“Jemi ulur qysh kemi mundur nga tre-katër veta në dy ulëse; disa kemi qëndruar në këmbë gjatë rrugës duke vallëzuar. Por kur ka ndodhur aksidenti kemi qenë ulë shumica”, tregon edhe kolegu i saj, Fatlumi.

“Autobusi kur ka filluar të rrokulliset është bartur nga pesha e nxënësve”, shton Arjeta. “Shyqyr që kemi qenë aq shumë, sepse kemi rënë mbi njëri-tjetrin dhe kemi shpëtuar pa u lënduar”.

Nxënësit kanë treguar se autobusin e kishte ndalur një patrullë e policisë në rrugën magjistrale Prishtinë - Prizren, disa kilometra pasi që e kishin kaluar Ferizajn.

“Nuk e di qysh atyre s’iu bëri përshtypje numri i madh nxënësve dhe gomat e verës”, thotë Arjeta.

Basri Shabani, nga Zyra për Informim e Policisë në Ferizaj, thotë se pas aksidentit, policia ka konstatuar se autobusi ka qenë i paregjistruar, i ka pasur gomat e verës, megjithëse atë ditë ka pasur borë në zonën e Prevallës, dhe se shoferi nuk ka ditur ta kontrollojë shpejtësinë.

“Nga regjistri kemi parë se kanë qenë 65 nxënës. Ka mbetur t’i intervistojmë një numër nxënësish për të vërtetuar a ka pasur edhe më shumë nxënës”, ka shtuar Shabani.

Por, ai nuk ka informata se autobusi është ndalur më herët nga ndonjë patrullë policore. “Nuk e di. Nuk kam informacion të tillë nga tereni”.

Policia konfirmon se ndaj kompanisë “Besiana Travel” dhe vozitësit kanë nisur procedurat penale, dhe se po bëhen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Edhe drejtoresha e shkollës “Prenkë Jakova” thotë se do t’i ndjekë procedurat deri në fund dhe se do të bëjë padi ndaj kompanisë së autobusit, si dhe ndaj mirëmbajtësit të rrugës “Rruga ka qenë pa mbrojtëse anësore dhe e papastruar”, thotë Violeta Krasniqi.

Gazeta Jeta në Kosovë tentoi të kontaktojë njërin nga pronarët e kompanisë së autobusit “Besiana Travel”, por ai nuk ka pranuar të deklarohet rreth rastit. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top