Policia bastisi fshatin Opajë të Kumanovës

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
policijamk4124422171.jpg


Në kuadër të kërkimit të sulmuesve me armë mbi patrullën policore kufitare që ndodhi të enjten në afërsi të fshatit Bellanoc, policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpitë e pesë personave në fshatin Opajë të Kumanovës. Gjatë bastisjes, siç njofton Ministria e Brendshme është gjetur armatim, municion, radiolidhje dhe veshmbathjet, cilët janë dorëzuar në ekspertizë. Tek personi S.S. 48 vjeç, policia thotë se është gjetur një pistoletë dhe 8 plumba, ndërsa është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje. Patrulla kufitare e policisë të enjten në mbrëmje u sulmua në afërsi të fshatit Bellanoc të Kumanovës. Në incident nuk u lëndua asnjë polic i patrullës, drejt së cilës ishte shtënë me minahedhës dhe pushkë automatike./alsat m/
 
Operacione dhe bastisje për sulmin në kufi


Njësitet speciale kanë ndërhyrë në fshatin Opajë të Kumanovës, duke arrestuar të gjithë meshkujt e familjes Sallai, duke i ndërlidhur ata me rastin e sulmit ndaj patrullës policore në fshatin Bellanoc të kufirit me Kosovën


Fshati Opajë i komunës së Likovës është zgjuar sërish nga tmerri dhe lajm i keq për arrestime të sërishme nga ana e forcave speciale në familjen Sallai, të këtij fshati, pas sulmit të javës së kaluar të një patrulle policore në fshatin Bellanoc në afërsi të kufirit me Kosovën, ku nuk pati viktima, por vetëm dëmtim të mjetit transportues policor dhe lëndime të pjesëtarëve të policisë.

Forcat policore speciale me mjete të blinduara, por edhe me autobusë në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë kanë ndërhyrë në shtëpitë e familjes Sallai.

Nga operacioni i ndërhyrjes rreth orës 4.30 të mëngjesit policia ka arrestuar bashkëfamiljarët të moshave nga 37 deri në 49 vje[: E.Sallai (37), B.Sallai (40), K.Sallai (42), S.Sallai (48) dhe E.Sallai (49), të gjithë banues në fshatin Opajë.

Policia sipas versionit të saj sërish ka njoftuar se “pas njoftimeve të siguruara operative dhe me urdhër të gjykatësit hetues në Gjykatën e Kumanovës”, ka ndërmarrë aksion për bastisjen e shtëpive të këtyre bashkëfamiljarëve. Ata ndërlidhen me faktin se janë me origjinë nga fshati Bellanoc i komunës së Likovës, ku ka ndodhur sulmi dhe se shpeshherë kalojnë fundjavat dhe ditë të tjera në fshatin e origjinës dhe lindjes.

Policia ka arritur të gjejë vetëm një pistoletë të tipit “Zastava e kuqe M57” me një karikatorë prej 8 plumbash të kalibrit 7,62 mm, të cilën e posedonte pa leje S.Sallai, ndërsa në shtëpinë e E.S janë gjetur dy radiolidhje të dorës, që janë shfrytëzuar për gjah nga vëllezërit Sallai. Po ashtu bëhet e ditur se janë gjetur veshje gjuetie që gjithashtu janë marrë për hetime dhe ekspertizë nga ana e policisë.

Derisa ekipi i agjencise INA ka qëndruar në fshat, në shtëpinë e vëllezërve Sallai nuk është vërejtur asnjë njeri, për shkak se pas arrestimit të meshkujve të kësaj familje, pjesa tjetër e anëtarëve kishin braktisur shtëpitë. Të afërm dhe fqinjët e kësaj familje janë shprehur të shqetësuar nga këto ndërhyrje të policisë, pa paralajmërim dhe që shprehin tensione në mesin e banorëve.

Një shqetësim të tillë e ka shprehur edhe Rexhep Shaqiri, i cili ka theksuar se si mund të hyhet në atë mënyrë në fshat pa njoftuar autoritetet e bashkësisë lokale apo ndonjë paralajmërim nga komuna.

“Këto raste vërtetë po paraqesin shqetësim në mesin tonë, kur për së dyti herë po ndërhyhet në fshat dhe po bastisen familje të tëra, duke i arrestuar disa prej tyre dhe më pas duke i liruar si të pafajshëm”, ka theksuar Shaqiri.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar në të njejtën mënyrë është arrestuar edhe Rexhail Qerimi, ish-pjestari i UاK-së nga i njëjti fshat, i cili akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e pjestarit të njësitit policor “Alfa” në Shkup në nëntor të vitit të kaluar. Familjarët e tij e rikujtojnë ndërhyrjen brutale të policisë, e cila ka lënë të shqetësuar ata, pasi ende mbahet në paraburgim për nëntë muaj, bashkëfamiljari i tyre Rexhail Qerimi, i cili si[ thonë ata është totalisht i pastër dhe se në ditën e sulmit ka me dhjetra dëshmitarë që tregojnë praninë e tij në fshat. “Vëllau im ka qenë në çajtore duke punuar atë ditë dhe ka dëshmitarë që dëshmojnë këtë. Edhe avokatët mbrojtës kërkojnë hollësi duke e vlerësuar si rast të montuar arrestimin e Rexhailit”, ka theksuar vëllai Jetulla Qerimi. Banorët e këtij fshati druajnë se po shtohet praktika e ndërhyrjes së njësiteve policore nëpër shtëpitë shqiptare.


Banorët: Prani e shtuar e policisë në rajonin e Likovës

Janë shtuar masat dhe lëvizjet e mjeteve transportuese policore në rajonin e Likovës. Në aksin rrugor Llopat- Sllupcan-Likovë dhe rrugët që shpijnë drejt kufirit po vërehet prania e vazhdueshme e automjeteve policore, ndërsa sic bëhet e ditur në pjesën e Allashecit, Bellanocit dhe Strazhës vazhdojnë të jenë të pranishme forca speciale, duke qenë afër zonës ku u sulmua patrulla policore. Ndërkohë, banorë të fshatrave të kësaj komune bëjnë të ditur se gjatë fundjavës kanë parë edhe helikopterë të policisë që kanë flutuar mbi fshatrat e tyre, duke rikthyer shqetësimet dhe tronditje në mesin e popullatës. (INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top