Policia arreston krokodilin

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Policia në Australi ka “arrestuar” një krokodil dhe e ka mbyllur në një qeli pasi që është zbuluar se ai po bredhte nëpër qytet.

Banorët lokal kanë njoftuar policinë për një krokodil 2.1 metra të gjatë i cili u paraqit në kampin Arrkuluk Camp të territorit federal australian Northern Territory.

Policët kanë thënë se ai po bredhte afër një muri rrethues dhe “po të tentonte të dukej i pafajshëm”, shkruajnë mediat vendase.

Rreshteri Adam Russell ka thënë: "Kam dashur të gjuhem në të dhe ta kap, por policët në kuaj nuk më lejuan ta bëj këtë".

Në vend të kësaj, krokodili ishte kapur dhe lidhur mbi pjesën e prapme të një kamionçine, dhe ishte dërguar në qelitë e policisë.

Ai ishte mbajtur nën arrestim për tri ditë rresht derisa ekspertët e një ferme krokodilësh kishin ardhur ta marrin.
*telegrafi*
 
cna ka gjet njeri therret gomarin ne gjygj tjetri arreston krokodilin o cmen dhe shteti :(
 
haha ndoshta vertet se ka merituar krokodili te burgoset hahaha
 
Mbahemi ne skapim mafiozet e kriminelet kapim krokodilet :p


:djalle:
 
Po noj kangur nuk ka dale te bredhe neper qytet se kjo do quhej tamam pune e lodhshme per policet LOL LOL

Ketu te ne eshte mbush Tirana me qen rrugaçe dhe se vret kush truri...bredhin pa hesap ne çdo ore te dites e nates...:p LOL LOL
 
po diten pin kafe ata
kurse naten kane seminare dhe leksione
 
Ca thu, po n'gjykate kur do paraqitet?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top