Qeveria e Kosovës është duke planifikuar bashkë me Prokurorinë e Shtetit dhe policinë që të koordinojnë veprimet dhe të ndalojnë kosovarët që po ia mësyjnë Evropës për të kërkuar azil.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora اitaku, ka thënë se për këtë çështje janë duke punuar për së afërmi edhe me vendet në Bashkimin Evropian me qëllim që të bëhet kthimi i azilantëve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës, shkruan “Zëri”.
Ajo ka konfirmuar se Qeveria është në dijeni se katër mijë kosovarë janë duke u mbajtur në Hungari të cilët që nga janari kanë bërë përpjekje që të ikin nga Kosova. Dhe duke e parë se ky trend është në rritje, اitaku tregon se janë intensifikuar punët e institucioneve të Kosovës me qëllim të ndaljes së tyre.
“Në ditët vijuese do të kemi takim me ministrin e Punëve të Brendshme, me kryeprokurorin e shtetit dhe me drejtorin e Policisë së Kosovës në mënyrë që t’i koordinojmë veprimet me qëllim të parandalimit të këtij fenomeni”, ka konfirmuar اitaku.
Këtë shqetësim اitaku e ka diskutuar edhe me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë njëherazi përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zbogar.
“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është e shqetësuar në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë nga Kosova drejt vendeve anëtare të BE-së”, ka njoftuar të hënën Zyra e BE-së në Prishtinë.
Nga zyra e Zbogarit është konfirmuar për “Zëri” se ai ka pasur takime me ministren اitaku në lidhje me rëndësinë e përmbushjes së planit të veprimit për liberalizimin e vizave dhe për ndaljen e trendit të azilkërkuesve nga Kosova. /Telegrafi/
Komenti im: Ne vend se te punohet fort qe te rinjeve ne Kosove te iu sigurohet pune dhe kushte per jetese, qeveria pregaditet te involvoj policine per ti ndalur azilkerkuesit! Cfare absurdi!