Polici grek tenton të përdhunojë shqiptaren, burri e lidh me pranga

vitk

Anëtar i Respektuar
Kalamatë/ Pas ngjarjes së bujshme, polici mbahet nën arrest në spitalin e qytetit

Një grua e re, emigrante shqiptare, është bërë objekt i terrorit psikologjik për muaj të tërë dhe në orët e para të ditës së djeshme i ka shpëtuar përdhunimit nga një polic grek 42-vjeçar, i cili pasi u përlesh me të shoqin, tani gjendet në spital. Sipas agjencisë së lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në orën 04:30 të ditës së djeshme në Petalidi, qytet i rajonit Kalamatë në Greqi. Prokuroria ka urdhëruar arrestin në kushte spitalore për policin 42-vjeçar që sulmoi banesën e çiftit shqiptar, me synimin për të shuar epshet seksuale me nusen e re. Nga hetimi i kryer prej policisë së Kalamatës, u zbardh se ngjarja kishte pikënisje prej disa muajsh. Polici 42-vjeçar, emri i të cilit nuk u publikua, kryente shërbimin në Petalidi dhe atje kishte pikasur një 24-vjeçare shqiptare. Edhe pse e dinte fare mirë se ajo ishte e martuar dhe jetonte me të shoqin, 42-vjeçari polic e ngacmonte atë sa herë që të mundte, duke i demonstruar se ishte i dashuruar me të. Natën duke gdhirë dita e djeshme (e premte), 42-vjeçari, si zakonisht, ka shkuar sërish në orët e mbrëmjes në restorant, "për të darkuar", ka qëndruar nja dy orë dhe është larguar. Por jo për të kaluar natën me gruan dhe familjen e tij, por për t‘i zënë pritë 24-vjeçares. Në orën 04:30, duke parë se makina e 28-vjeçarit shqiptar nuk gjendej pranë shtëpisë ku ata qëndronin me qira, ka parkuar makinën e vet, pikërisht në afërsi të banesës dhe ka nisur realizimin e planit. "Punonjësi i policisë ishte në orarin e shërbimit, i armatosur dhe me uniformën zyrtare të policisë, kur theu dritaren e pasme të banesës së çiftit emigrant dhe hyri në dhomën e gjumit, në përpjekje për të abuzuar seksualisht me 24-vjeçaren", saktësoi policia e Kalamatës. Por sapo ka hyrë në dhomën ku kishte menduar se do të gjente vetëm të renë, është shtangur kur në shtrat ka dalluar se gjendej në gjumë edhe i shoqi. Këtu ka nisur përleshja mes dy burrave. Si pasojë e përdorimit të forcës fizike por jo armëve, 42-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup dhe në kokë, por i lënduar ka mbetur edhe emigranti 28-vjeçar. Burrë e grua e kanë lidhur me prangat që kishte në brez 42-vjeçarin dhe kanë njoftuar policinë dhe prokurorinë.
 
a prite shqipe bre , gjeja kryesore qe shqiptari e ka pas tradite gjithmone ka qene morali dhe qe besa e ka mbrojte
 
kjo po behet si neper filma tani ka dale e modes por pjestare shqiptaret si zakonisht edhe jashte holliwood LOL
 
Ska mundesi te kete ndodhur keshtu ngjarja cjane keto genjeshtra te shemtuara
Ngjarja ndodhi keshtu...
Polici grek nuk shkoi per te perdhunuar nusen e Shqiptarit por per tu perdhunuar nga Shqiptari se kujtoi se e kishte derguar te shoqen me pushime ne Shqiperi ja kishte kerkuar polici ketij shume here ky sja jepte dhe vendosi ta marre vete LOL LOL LOL LOL

si thote tek portokallia edhe grek edhe shet p..... LOL LOL LOL
 
gabim ka bere ky shqiptari qe se ka vra,,

une nuk e kisha fale, por pale i shkreti grek ka fillu tu qa e i ka puth kembet shqiptarit nga frika.
 
gabim ka bere ky shqiptari qe se ka vra,,

une nuk e kisha fale, por pale i shkreti grek ka fillu tu qa e i ka puth kembet shqiptarit nga frika.

NSi nuk na e than se nga ishte ky shqiptari? lol
 
Back
Top