Polici grabit bankën, heton vetë ngjarjen

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një oficer policie suedez grabiti një bankë, hetoi vetë krimin dhe më vonë pohoi se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të zbuluar se kush mund ta ishte bërë. Plani komplotues filloi në mesnatës e ditës së mërkurë, kur Volvos Albin grabiti bankën në të cilën punonte. Përfitoi nga ky fakt për të mbledhur informacionet e mjaftueshme për sistemin e sigurisë dhe kamerat. Gjatë paradites së ditës së enjte banka “Sweden” u mbush me policë dhe hetues, të cilët filluan menjëherë kërkimet për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur, si hynë kriminelët dhe si ia dolën të grabisnin paratë. Askujt nuk i shkonte ndër mend se ndër ta ishte vetë punonjësi i bankës. Polici Albin mori vetë përsipër të hetonte krimin dhe të inspektonte çdo cep të bankës, duke i siguruar hetuesit se e njihte fare mirë atë vend. Pas inspektimeve, në raportin e tij shkruan se nuk gjeti asnjë të dhënë se kush e kishte kryer krimin. Ndoshta për një moment mendoi se ia hodhi, por pas hetimeve të tjera nga inspektorët, ai doli i dyshuari kryesor i krimit. Më vonë pranoi se kush ishte përgjegjësi.
 
E forte kjo ...
 
:gallate: :gallate: :gallate: :gallate: ca tipa interesant ka kjo bote
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top