Pol noké miku belg i konicës që skiconte kopertinat e “albanias”

Bilderberg

Anëtar i ri
POL NOKة MIKU BELG I KONICثS Qث SKICONTE KOPERTINAT E “ALBANIAS”

Shkruan: Efthim Dodona Revista “MILOSAO”
link: Gazeta Shqiptare Online | Pol Noké Miku belg i Konicës që skiconte kopertinat e ?Albanias?

albania1.jpg
albania4.jpg
albania5.jpg
albania6.jpg
albania7.jpg
albania8.jpg


Vepra madhore e Faik Konicës “Albania”, përbën monumentin më të madh kulturor kur ajo shkruhej (1897 – 1909), duke përfshirë fusha të ndryshme të saj: folklor, vjersha, tregime, kritikë letrare, sprova të ndryshme për poetë e shkrimtarë, gjuhëtarë, kompozitorë, histori, pasqyra të shtypit dhe ngjarjet kalendarike rrjedhëse. Në këtë revistë flitet për ekspozita piktorësh të huaj që paraqesin pamje nga Shqipëria siç është ajo e hapur në Mynih më 1900, apo piktura “Gratë e Sulit” e piktorit Ari Shefer që ndodhet në muzeumin e Luvrit në Paris. Këta piktorë janë trajtuar gjerësisht nga profesor Ferit Hudhri në vepra të ndryshme të tij. Por janë

albania01.jpg

NJث TRIM MALثSOR

Faik Konica, duke qënë pjesë e elitës kulturore të vendeve ku punonte: Belgjikë, Francë, Rumani, Angli, Amerikë, njihej me shumë figura të spikatura siç është miqësia e tij e ngushtë me poetin francez Apoliner. Kur botonte në Belgjikë revistën e tij “Albania” pasi mbaroi vëllimin e parë A (mars 1897-prill 1898) dhe filloi vëllimin e dytë B (qershor – dhjetor 1898) Konica shkruan: “Kryefytyra e korës na rrëfen një trim malësor, puth mpshetet mi një bibllë e mi fytyrën e të madhit Skënder-bek; e djelli i ri i çkëlqen mi kokë, si një dëftim që zu të ndritet edhe Shqipëria. Në pjesën frengjisht shton: stemën familjare të të cilit e shohim që del në pah, në një qoshe muri: një shqiponjë me dy kokë të rrethuara si me kurorë, në një fushë të artë, që ka sipër një stemë të vogël në formë trekëndëshi me yll. Poshtë shkruhet Gjergj Kastrioti i thanun SKANDERBEG. Origjinali i kësaj balline është një tablo e bukur e punuar në vaj, riprodhimi i hershëm i së cilës në zinkogravurë ka pakësuar, madje, ka zhdukur disa hollësi. Pas botimit të disa numrave, ballinat tona do t’i gdhendim në një ndërmarrje të Londrës”.

Më poshtë shpjegon se ky piktor është Pol Nokeja (Paul Nocquet) i cili zbukuron koren dhe faqen e parë të së përkohshmes dhe që është një prej mjeshtërve më të njohur të Belgjikës, i cili punon mbi kriprë (bakër) e mbi gur fytyra njeriu. Megjithëse i ri, 22 vjeç, shumë shpejt Pol Noke bëhet i njohur në Belgjikë, madje ka fituar çmimin e madh të Akademise të Mjeshtërive të Bukura të Brukselit. Duke qenë mik me Faik Konicën atij i lind kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqipëtarësh.

Piktura e sjellë këtu nga lënda që përmban dhe hollësi të veçanta të historisë të Shqipërisë është kryer nën ndikimin e Faik Konicës. Konica, vërtet nuk ka qene piktor, megjithëse e kuptonte mirë atë, sikundër muzikën dhe artet e tjera, por pikërisht këto piktura të sjella këtu jane përshkruar prej tij me hollësitë dhe gjykimin e një njohësi të mirë të kësaj gjinie.

MBJELLثSI I FARثS

Piktura tjetër që ndodhet në faqen e parë “na rrëfen një bujk të ri puth mbjell farën e mirë në tokë, si mëmëdhetari i vërtetë mbjell qëllimin e shëntëruar në mënde të vëllezërve tij”, kurse për lexuesin në gjuhën frënge Konica jep një shpjegim më të plotë: “Ballina e faqes së parë paraqet një mbjellës, lëvizja madhështore e të cilit zgjerohet sipër brazdave; format e trupit janë të ashpra, por tiparet e fytyrës janë të hijshme dhe koka ka peshën melankolike të mendimtarit; sepse, nëse toka ia shtrëngon muskujt për të bërë një punë të vështirë që s’kërkon shumë hijeshi, nga ana tjetër, ai zbulon gjithë madhështinë e kursyer të peisazhit ku ai lëviz dhe, po kështu, edhe bukurinë e dobishme të punës së tij dhe, lëvizja e tij e harmonishme duket sikur i jep ritëm një ëndërre… Ky është një simbol që do t’u pëlqejë të gjithë shqiptarëve të dëshiruar e që shqetësohen për të mbjellë në tokën e lindjes pak paqe, dituri dhe mirëqënie”.

MIKUT TIM...

Edhe kjo pikturë është vizatuar nga piktori Pol Noke emri i të cilit duket qartë në cepin e majtë të saj P.Nocquet ndërsa në të djathtë me dorën e tij shkruan: “A mon ami Faïk beg Konitza” (mikut tim Faik bej Konicës). Pra “mikut tim” tregon që ata njiheshin dhe ishin miq, bashkëmoshatarë, Faiku i datëlindjes 1876, Nokeja i 1877-ës dhe në vitin që kryhet piktura më 1899 janë 23-22 vjeçarë. Për të dy është fillimi i një rruge të madhe artistike. Të dyja pikturat e paraqitura janë frut i bashkëpunimit të ndërsjelltë ku njëri hidhte idenë, përshkruante hollësitë e ngjarjes (F.Konica), kurse Nokeja i pikturonte ato me frymëzim duke i ngritur me art idetë e Konicës.

JETA E PIKTORIT NOKE

Pol Nokeja lindi më 1877 në Ukle pranë Brukselit. Ai rridhte nga një familje me origjinë frënge. Në moshën 17 vjeçare hyri në shkollën e Arteve të Bukura të Brukselit. Më 1900 fitoi konkursin për skulpturë dhe mori një çmim me vlerë 10 mijë franga që jepen çdo vit, dhe që e lejonte të qëndronte në Paris. Në vitet 1901-1902 hapi një ekspozitë të vetën në sallonin e Parisit dhe u zgjodh anëtar i tij i përhershëm, që do të thotë se juria detyrohej të pranonte të ekspozonte veprat e tij. Pa mbushur ende 25 vjeç, emri i tij u bë shumë i njohur. Në vitin 1903 shkoi në Nju Jork për të bërë ca vepra të porositura, zuri atje shumë miq ndër të cilët dhe presidentin Ruzvelt dhe vendosi të qëndrojë aty përfundimisht. “Një nga kohëshkimet më të dashura të Nokesë ishte fluturimi në erë me balonë. Kishte bërë shpesh fluturime të guximshme, shumë të përfolura nga gazetat”. Fluturimi i fundit me balonë do të ishte fatal! Më 3 prill të vitit 1906 u ngrit nga Nju Jorku në drejtim të ishullit Long Island, një udhëtim i çuditshëm… Mjerisht kur zbriti ishte natë dhe duke ecur këmbadorazi për të arritur në qendrën më të afërme ku dukeshin dritat, humbi dhe vdiq nga lodhja duke kërkuar rrugët nëpër të çarat e shkëmbinjve anës detit më 4 prill 1906".

HUMBJA

U shua një jetë e re 29 vjeçare e një njeriu me talent, e një karakteri të veçantë që ishte mik i Faik Konicës dhe dashamirës i Shqipërisë. Vdekja shkaktoi jehonë të madhe. Shtypi i kohës i Nju Jorkut, Belgjikës, i kushtuan vëmendje të veçantë kësaj vdekjeje sa tragjike aq dhe madhështore. Këtë jehonë tragjizmi dhe karakteri e sjell Faik Konica në revistën e tij “Albania” duke shkruar një sërë artikujsh në shqip dhe frëngjisht. Pikërisht nga nekrologjia e Nokesë mësohen shumë hollësi të jetës së tij si dhe të marrëdhënieve të ngushta që kanë patur midis tyre.

KONICA DHE LAMTUMIRA

Në kryeartikullin e shkruar në gjuhën shqipe nga Londra më 4 prill 1907 Faik Konica thotë: “Sot, 4 prill 1907, u bënë dy-mbëdhjetë muaj që kur vdiq i shtrenjti im mik, i çkëlqyeri squlptor Pol Noké. Me që shumë Shqipëtarë e njohnë e me që kryefytyra e ALBANIثS e tanishmia, si edhe më e përparëshmia është vepër e tija, mar këtë shkak për të përmëndur te e Përkohëshmia jetën e këtij artisti zëmërlartë, të cilin e njoha po thua që nga djalëria.” Dhe më poshtë shton: “Me karakterin e dreqtë dhe të lartë që kish, nuk është çudië që të gjithëve sa e kishin njohur i u-vajtua zëmëra. Gazetat thoshin se, kur e shpunë në var, lot ridhjin nga syt’ e të gjithëve. Më 24 të prillit 1906, një komitet nënë kryesië të nderit të Presidentit Rusvelt, të Z. Zhuseran, ambasadorit të Fransës, edhe të baronit Monshër, bailozit të Bëlgiës, përmblodhi 57 nga veprat e tija për një dëftesë të botëshme. ثshtë për të vënë ’re se në letrë të funtme që më dërgoi, të shkruar në Nju Jork më 16 të marsit 1906(pra 19 ditë para vdekjes-ed), i mjeri im mik fliste gjer’ e gjatë përmi vdekjen, e cila, për ’të, nuk ish lark.”

Pra vdekja nuk ishte larg… E dinte që do të vdiste… Në trupin e tij u gjet testamenti ku shkruhej: “Emri im është Pol Noke, me profesion skulptor” dhe i lutet kunatit të tij që të lajmërojë mëmën e cila jetonte në Bruksel, se gjithçka i “përket asaj dhe motrës sime që jeton me të.”

Në artikullin e shkruar nga Londra më 5 prill 1907 në gjuhën frënge Konica thotë: “U mbush një vit nga dita kur vdekja tragjike i dha fund, më 4 prill 1906, jetës plot gjallëri dhe të shkëlqyer të skulptorit të ri Pol Noke. Nuk më takon mua që të vlerësoj këtu artistin, i admiruar nga disa dhe i sulmuar nga të tjerët, por që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Unë do të flas vetëm për njeriun. Një miqësi e gjatë, që ka filluar gati që nga fëmijëria, më kishte bërë deri në çastin e tij të fundit njeriun e besueshëm të mendimeve të tij vetjake; përveç kësaj ALBANIA i është borxhli Nokesë për ballinat e ndryshme me të cilat ajo është zbukuruar herëpashere, dhe për këtë arsye mund të themi që ai ishte një nga bashkëpunëtorët e parë të kësaj reviste; me një fjalë, shumë nga lexuesit e mi kanë patur rastin ta njohin Nokenë. Kemi plot arsye që përligjin futjen te ALBANIA të këtyre shënimeve të shkruara shpejt e shpejt në këtë përvjetor që na shkakton aq shumë hidhërim.

Karakteri i Nokesë nuk ishte nga ata që në fillim të joshin dhe kur i studjon më mirë nuk i pëlqen më. Me të është pikërisht e kundërta. Pamja e jashtme e karakterit të tij mund të kishte diçka të neveritshme; por me të kapërcyer pragun, habiteshe kur gjeje një pjesë të brendshme që kontrastonte shumë me fasadën. Thënë copë, një mendje e mprehtë, vrazhdësi, njëfarë cinizmi të shtirë, mospërfillje për rregullat, përbuzje për dinjitetin e rremë dhe për ata njerëz hijerëndë që kujtojnë se janë seriozë nga që janë solemnë: ja Nokea, ashtu siç u duket atyre që e njohin vetëm në sipërfaqe. Por ata që kanë studjuar thelbin e karakterin e tij, kanë dëshmuar për cilësitë e tij të mrekullueshme nga të cilat më shumë binin në sy drejtësia e lartë dhe një bujari që mund t’i bënte ballë çdo gjëje. Ndihmonte artistët e varfër, madje edhe pse vetë gjendej në luftë me vështirësitë materiale. Ai nuk e kishte njohur kurrë ndjenjën meskine të cmirës profesionale.

Dihet që artistët shpesh s’kanë kulturë letrare. Pol Noke ishte një përjashtim fatlum nga rregulli. Midis gjithë poetëve, ai deshte me zjarr Shellin. Dhe meqë ra fjala për këtë admirim të veçantë, është e çuditshme kur vë re se vdekja e poetit anglez dhe e tij, që erdhën papritmas pikërisht në të njëjtën moshë, shëmbëllejnë shumë përsa u përket rrethanave.
Bashkë me skermën dhe golfin, fluturimi me aerostat ishte çlodhja që i pëlqente më tepër Nokesë. Por fluturimi me aerostat (ballon), fillimisht një zbavitje për të kaluar kohën, arriti të bëhej për të një subjekt studimi pasionant. Shpirti i guximshëm dhe temperamenti i hedhur i Nokesë gjenin kënaqësi në këtë lojë të rrezikshme. “Përse, - më shkruante ai në përgjigje të një letre ku unë e këshilloja të tregohej më i matur, përse fantazma e vdekjes të vijë të më helmojë gëzimin që provoj kur hip në balon?… Vdes si në rrugë ashtu edhe në ajër; dhe sido që ta marrësh, për deri sa më në fund vdes, mua më pëlqen më shumë ana tragjike e vdekjes me ballon, se sa të vdesësh ngadalë në një shtrat në mes të tymrave të neveritshëm të ilaçeve”

(PJESث NGA NJث LETثR E DATUAR NGA PARISI, 5 QERSHOR 1902)

Disa muaj më vonë, më shkruante përsëri për këtë çështje: “Ditën tjetër varrosa dy nga miqtë e mi të Aero-Klubit. Kam qënë atje kur ata u nisën në pushtim të hapësirës dhe nuk e pandehja se pas dy orësh do të shihja përsëri dy kufoma të shfytyruara në mënyrë të tmerrshme. Por kjo nuk ma fashit dot pasionin për të fluturuar me balonë, përkundrazi ma shton atë. Njeriu ndjen njëfarë kënaqësie kur provon vdekjen, dhe unë besoj se në çastin tim të fundit - nëse do të jem i vetëdijshëm - do të jem më shumë kureshtar se sa frikacak” (Paris, 21 tetor 1902).

Më 16 mars 1906, në letrën e tij të fundit, dërguar nga Nju Jorku, ai më fliste përsëri, sikur ta parandjente, se nuk e përfillte fare vdekjen.

Për të vlerësuar sinqeritetin e plotë të kësaj mospërfilljeje, duhen ballafaquar këto pjesë të letrave të tij me dëshmitë e mjekëve që kanë thënë se nuk kanë parë kurrë një fytyrë pa jetë, ku të pasqyrohej një gëzim aq i patrazuar, pa një gjurmë tmerri, sado të zbehtë.
Ditën e varrimit, gazetat e Nju-Jorkut kanë sjellë një fakt prekës: Ndër miqtë e mbledhur për t’i dhënë Pol Nokesë dëshminë e fundit të dashurisë për të, u panë se shumica e tyre qanin. Dhe, më mirë se fjalimet e kota, këto lotë shprehnin atë çka ndjenin përpara atij varri…
Në artikullin në gjuhën angleze qe titullohet “Ceremonia e fundit në kujtim të të ndjerit Pol Noke” e cila u zhvillua në Nju Jork, tregohet se trupi i tij u vendos në një kube ku do të qëndrojë deri sa familja e tij në Belgjikë të vendosë nëse ajo dëshiron që varrimi i tij të kryhet në atdheun e vet. Lamtumira e fundit e dashurisë dhe respektit për piktorin aeronaut u krye nga miqtë e tij në një ceremoni mbresëlënëse dje në mëngjes në studion e mikut të tij më të ngushtë Gutsion Borglum. Arkivoli qe rënduar nga pesha e luleve: trëndafilë, zambakë, tulipanë të bardhë, jargavanë, vjollca si dhe po kaq lule ishin vendosur përpara një pikture të tij në vaj të papërfunduar, ku në qëndër të saj qe pikturuar “Apolo” teksa po ngiste revanë tre kuaj përmbi dallgët e detit. “Perëndim i diellit” kështu do ta quante atë zoti Borglum, simbol që i shkonte për mrekulli fundit të Pol Nokesë.


KONICA, FLAMURI DHE MIKU PIKTOR NGA BOSTONI

albania2.jpg


Numuri i parë i gazetës “Trumbeta e Krujës” doli më 20 mars 1911 në Sen Luis (Saint Luis) Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kishte kryeredaktor Faik Konicën. Gjithsej dolën tre numura. Në numrin e parë të kësaj gazete Faik Konica jep kryeartikullin me titull Flamuri. Gazeta “Trumbeta e Krujës” doli në një kohë kur ende nuk ishte ngritur flamuri në Vlorë dhe Shqipëria vazhdonte të ishte e pushtuar por ndjenja e lirisë dhe e pavarsisë tek Rilindasit ishin një problem i shtruar për zgjidhje. Pikërisht në numrin e parë të kësaj gazete ribotohet vjersha Flamuri që e pat shkruar 12 vjet më parë.

albania3.jpg

“Nën titullin flamuri botova dy-mbë-dhjëtë vjet më parë – te ALBANIA, mot 1899 faqe 146- një vjershë, e cila duket sikur u shkrua dje. Me ca ndryshime të vogëla e deklamova në disa mbledhje kombëtre t’ Amerikës. Me qënë se shumë atdhetarë m’u lutnë ta botoj përsëri që ta mësojnë dhe ta përhapin, se besojnë që mund t’i ndihë përparimit kombëtar, ua mbush sot dëshirën duke shtypur “Flamurin” mu në krye të gazetës “Trumbeta e Krujës. - Shtoj vetëm një të vënë-re që botova edhe te Djelli: fjala flamur e ka aksentin në a dhe jo në u: flaamur e jo flamuur”.

Po këtë vjershë, Konica e riboton në gazetën “Dielli” me 25 nëntor të vitit 1938, ndërsa poshtë vendos një pikturë që e emërton: “Skënderbeu famëdhënësi i flamurit dhe kryembrojtësi i Shqipërisë”. Ndërsa në anën e djathtë të gazetës jep artikullin “Kryefytyra e gazetës” ku shkruan: “Kryefytyra e Trumbetës së Krujës është përvijësuar me mjeshtëri nga një artist i Bostonit Z. Morse, pas planit dhe dokumenteve që i dhashë. Vëjeni re mirë dhe kuptojeni Më nj’ anë Kalaja e Krujës, gysm e prishur. Në majë te një mur- kulle ka dalë një ushtar i veshur me çelik dhe me hekur, si në kohë të Skënder Beut. Shihni sa madhështor është me helmën e Kastriotit përmi përçët, me kordhën mediavalë të varur! Me sa trimëri e mban trumbetën, nga e cila varet flamuri i Skënder Beut. A u ngrit nga të vdekurit, a e kish zënë nonjë gjumë shekullor në çip të haruar të nonjë kulle, apo është hieja e nonjë luftëtari të rënë në muret e Krujës? Trishtimi dhe habia bashkohen në fytyrën e tij, ndofta nga që sheh Krujën e dashur, Shqipërinë e adhuruar të tija të rënë aqe poshtë… Bjer-i trumbetës o kalorës legendar, dhe bjer-i fortë: Bjeri të gjëmojë për kombin që e ka zënë një gjum tepër i rëndë. Vallë çna thotë me trumbetën? Ndofta gjëmimi i saj pëlcet në të katër anët e hapsirës këtë vjershë heroike të Shakespeare-it: Sound trumbets! Let our bloody colours ëave! And either victory, or else a grave. “Bini trumbeta! Flamurët tonë të kuq si gjaku le të valojnë! Dhe a të mundim, a të hyjmë në varr”. M’anë tjëtër si një shpresë e largme por jo e kottë, shohin flamurin e Skëndr Beut po flamur feste jo lufte! Jo! Një trëndafil i vjen për rreth dhe i bën një kurorë në ball. Më të mëngjër e më të djathtë jan të dy dokumentet katër qind vjeç të vjetëra, që provojnë se me të vërtetë kështu ish flamuri i Skënder Beut”.

Por ç’njohje kishte Konica me këtë piktor? Konica shkruan: “Kryefytyra e gazetës, është përvijëzuar me mjeshtëri nga një artist i Bostonit Z. Morse, pas planit dhe dokumentave që i dhashë…”.Në këtë fjali të bën përshtypje fjala përvijëzuar që tani duket si e humbur dhe veçanërisht kur thotë: “pas planit dhe dokumentave që i dhashë”. Pra piktura e paraqitur është kryer nën ndikimin e drejtpërdrjetë të Faik Konicës, i cili mund të quhet dhe bashkautor i saj. Në pikturë jepet emri i autorit C.H.B MORSE. Duke kërkuar në internet këtë mbiemër, menjëherë shfaqet emri i shpiksit të telegrafit Mors, që e ka marrë emrin e zbuluesit Samuel Morse (1791-1872), i cili ka qënë piktor shumë i njohur dhe në trungun e tij e familjar ka shumë piktorë. Piktori i “Kryefytyrës” duhet që në vitin 1912 të ishte i gjallë sepse ka biseduar me Faik Konicën për “Kryefytyrën” dhe-siç thotë Konica-është përvijëzuar me mjeshtëri nga një artist i Bostonit, pra ka qënë piktor i njohur. Megjithatë nuk disponohen të dhëna dhe nuk mund të themi asgjë se kush ka qënë ky piktor?! I mbetet një kohe tjetër për ta zbuluar, ku mudn të mësojmë edhe detaje të tjera nga lidhja e tyre miqësore.

ALFRED BASTIEN DHE PIKTURAT PثR KONICثN



Ai nuk ka qenë piktor. Megjithatë Faik Konica e kuptonte mirë pikturën, sikundër muzikën dhe arte të tjera. Korja e parë e revistës B 1988 është pikturuar nga piktori Pol Noke (Paul Nocquet) i cili në moshën 29 vjeçare vdiq tragjikisht duke u rrëzuar nga balona në 4 prill të viti 1906 në periferi të Nju Jorkut. Pas humbjes së këtij miku të veçantë rreth të cilit Konica shkroi gjatë në faqet e revistës së tij Albania, një tjetër artist do të ilustronte rezistën e tij. Duke filluar nga vëllimi D (tetor 1899) në kore të saj vendoset shqiponja me dy krerë. Mbi këtë skicim Konica do të shkruante: “Në ca kohë, do ta zbukurojmë korën me një tjatër fytyrë, të cilën na e ka për të dorovitur një tjatër mik, Alfred Bastien. Zoti Bastien është dhe ay një prej më të njohurve piktorë të Belgut. Dy vjet më parë, te panairi i përgjithëshm i Bruselit, Alfred Bastieni mori një çënim (çmim) dhjetë-mij frëngash për një të madhe fytyrë, Humilitas christiana (Përulje kristiane), ku dëftonte një ipeshkov të Kohës-Mesme në gjunjë përpara lterit(altarit)”.

Ndërsa në gjuhën frënge në vëllimin C Konica jep këtë lajmërim: “Së afërmi, do ta botojmë Albania-n me një ballinë të re. Atë ia kemi borxh dashamirësisë së pakursyer Alfred Bastienit, piktorit të ri të talentuar shumë i njohur në Bruksel dhe përveç kësaj, zoti Alfred Bastieni – i cili tani është në Burgonjë për të zbukuruar me afreske kështjellën e Lantenajit që i përkiste Karlit Guximtar, - na ka shkruar se së shpejti do të na dërgojë vizatimin”. Por çfarë paraqet kjo pikturë? Shpjegimin e saj na e jepet vetë Faik Konica. “Një atdhetar na pyet se ç’do me thënë “unguibus et rostris” puth është shkruar në kryefytyrë të së përkohshmes Albania. Kjo fjalë latinishte bie shqip “me qipe e me thonjë”, do me thënë Shqipja dykrerës i ruan të drejtat e saja me qipe e me thonjë. Fjala “Unitas”, që është më sipër do me thënë “njësi, bashkim”, gjithë shqipëtarët të ç’do fesë e ç’do anës të bashkohen më një”.

Në vëllimin D të vitit 1899 ndodhet një vazo me lule, sipër vendoset viti 1896. Përveç shqiponjës me dy krerë ka dhe vizatime të tjera të cilat megjithëse nuk e kanë emrin e autorit, mendojmë se i përkasin së njëjtës dorë, dorës së Alfred Bastienit, i cili nuk e vendos emrin e vet në të gjitha rastet. Këto vizatime të thjeshta që riprodhohen këtu (vëllimi E 1900), siç është shqiponja me dy krahë të hapura me shikimin lart dhe larg në gjoksin e së cilës ndodhet flamuri shqiptar që përshkohet nga një shirit me emrin ALBANIA. Në këmbë mban shigjetat e luftës dhe degën e ullirit, simbolit të paqes që të kujton fajkoin e flamurit amerikan. Vizatimi tjetër përfaqëson dy shqiponja të cilat i bashkon një fytyrë që mund të simbolizojë Shqipërinë nga goja e së cilës dalin dy vargje me lule që i mbajnë sqepat e shqiponjës. Një gonxhe luleje me dy degë zymbylash e cila ndodhet midis vizatimeve të mësipërme, mendoj se është realizuar nga e njëjta dorë e piktorit. Të gjitha këto vizatime janë krijuar nga piktori nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Faik Konicës, gjë që vërtetohet nga simbolet e shumta shqiptare.

Në albume dhe artikuj të ndryshëm shqiponja me dy krerë është riprodhuar duke theksuar se është trajtuar “sipas sugjerimeve të Faik Konicës” por autori i këtij vizatimi që është Alfred Bastieni nuk përmëndet.

Alfred Bastieni (1873-1955) piktor i njohur belg, mbasi ndoqi studimet në Akademinë e Gentit dhe të Brukselit u vendos në Paris dhe u ndijkua nga piktorët e njohur Kurbe dhe Delakrua si dhe nga rryma impresioniste. Shumë të njohura janë pikturat e tij të bëra nga fronti i luftës së parë (1914) sidomos ato të Izerit. Pranohet si një nga piktorët më të mëdhenj i peisazheve të luftës së parë botërore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top