Pogradec, zjarr i madh në pyjet e Pojskës, plagoset një punonjës i bashkisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pogradec, zjarr i madh në pyjet e Pojskës, plagoset një punonjës i bashkisë

Capture-2.png


Një punonjës i Bashkisë së Pogradecit ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një objekti në një masiv pyjor në fshatin Pojskë.

Policia njofton se punonjësi i Bashkisë Astrit Blloko 57 vjeç ishte duke punuar për të shuar flakët e zjarrit që kishin rënë në shkurre. I ndikuar edhe flakët, një objekt shpërtheu duke plagosur në gjymtyrët e poshtme punonjësin 57-vjeçar.

Ai është transportuar në spitalin e Pogradecit për t’u mjekuar. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar llojin e objektit që shpërtheu. Ndërkohë për shuarjen e flakëve në masivin pyjor janë angazhuar zjarrfikëset dhe emergjencat civile.


(gazeta-Shqip.
 
Back
Top