Regjistrohet një tjetër incident në Pogradec, konkretisht në komunën Trebinjë, ku militantë të Partisë Demokratike hynë në një prej qendrave të votimit dhe tentuan thyerjen e kutive të votimit. Militantët e Partisë Demokratike tentuan të votojnë në grup e për këtë arsye ata u ndalën nga komisioneri i PS-së. Ky veprim e acaroi situatën, raporton gazetarja e "Shekullit", Lindita Mollaj, aq sa militantët e PD-së tentuan të thyejnë edhe kutitë e votimit. Procesi u ndërpre për rreth 30 minuta deri në normalizimin e situatës. Ky është incidenti i dytë që ndodh nga ana e militantëve të Partisë Demokratike në këtë qark, pas atij të Mirasit ku u dhunua komisioneri i PS.
Votimi në gjithë qarkun e Korçës është zhvilluar deri tani me mjaft probleme dhe ndërprerje të herëpashershme.
Shekulli
Votimi në gjithë qarkun e Korçës është zhvilluar deri tani me mjaft probleme dhe ndërprerje të herëpashershme.
Shekulli