Poezi të trishta

A2.

V.I.P
Shoh se ka tema të hapura mbi poezi të llojeve të ndryshme, por nuk pash që ka poezi të cilat përshkruajnë një gjendje të trishtë shpirtërore. Momente të tilla shpesh janë inspiruese kur njeriu ndihet i zbraztë, i pafuqishëm, ka shumë për të thënë, por nuk e thotë dot. Një moment të tillë e kam nga përvoja personale, e që me siguri nuk është i fundit. Ju ftoj, duke ia filluar i parë, që të shkruani poezi të tilla në këtë seksion. Këtë poezi të mëposhtme e kam shkruar në vitin 2016, derisa po i shfletoja shkrimet perosnle, e pash dhe doja të ndaja me ju. Lexim të këndshëm!

Çka jam?!

Pa emër, i vetëm, pa jetë
Pa të drejtë
I huaj, i vetmuar
Në mes të turmës së grumbulluar
Në tokë të bekuar, i djallëzuar
I zhytur, jo në det
Por në mëkate sa një det
Duke shpresuar
Të më kthehet edhe një herë shpresa
Kam harruar, çfarë kam harruar
Kam humbur, mundësinë për të humbur
Prapë i vetëm
Më i vetmuar se vetmia
Njeri, jo s'jam
Atëherë, çka jam?
Pa shpresë, pa jetë
Pa zemër, pa shpirt, i vdekur
Që ec mbi tokë
Marr frymë
Jo për të jetuar
Por që të mbes gjallë
I mallkuar, a jam?!
Çfarë kam?
Ku jam?
Kush jam?
As përgjigje nuk kam
Veç, gjak dhe lot
Dhimbje, pa fund
Fund, pa mbarim
Vetëm një të vërtetë
Jam i dënuar përjetë

15:58
25/02/2016
 
Nuk di ku shkon,as ne c`re te bardhe pushon.
U shuan ditet ,te ngjeshura ne kujtime.
Me kane ngelur vetem mirazhe ne zemren time.
Shpesh te ndjek ne endrren e larget.
Por imazhi shpejt mbaron,dhe une ndihem e vrare , kjo ndjesi me shkaterron.
Nuk di rruget ku udhton,as ret e bardha ,ku i dimeron.
Por di dimrin qe me ke lene, nje pranvere te larget,qe akoma nuk bulezon.
Frymezim i momentit.
 
Heshtje e zhurmshme



Asnjë zë i zëshëm

Veç heshtje e zhurmshme

Siklet i vazhdueshëm

Asgjë e këndshme



Vetmi e pakëndshme

Shoqëri e padukshme

E përsëri,

Heshtje zhurmuese



Mendime të pakufishme

Kujtime të lavdishme

Dhimbje të pashërueshme

Në këtë heshtje të zhurmshme



Zhurmë pa zë

Veç në mendjen time

Bezdi nga askush

Përveç nga vetja ime



Lavdi e harruar

Shpirt i dëshpëruar

Pikëllim pa lot

Dhe qetësi pafund



Rebelim shpirtëror

Zemër e lënduar

Vesh që zhurmojnë

Në këtë heshtje pafund



U takuam sërish

Unë dhe vetja ime

Përshëndetje heshtje

Me zhurmë, e pa zë



Me mendime të errëta

Mundime shpirtërore

Me zemër të thyer

Në këtë heshtje të zhurmshme


17.02.2021
 
Ftohte

Dua shpirtin me thonj ta çjerr,
qe ze ai te nxjerr,
dua fort te bertas,
me sa kam fuqi te uleras.
Me britmen time gjith ti shurdhoj,
me ulerimen time dhe qiellin ta shpoj
Diell ndalo se me ngrive
Rrezet e tua tftohta pertej me shpojne
Je ba si akull i acart
Po me merr shpirtin e po ma len te gjore
Rrugve ec si e ngatht,
pa jetë, pa frymë,
nuk ndjehem e gjall.
Kam humb dicka...
ku eshte se di,
endem ta kerkoj si e marr,
nuk dua te 'jetoj' si ne varr..
A.M
Tetor 2021
 
Ftohte

Dua shpirtin me thonj ta çjerr,
qe ze ai te nxjerr,
dua fort te bertas,
me sa kam fuqi te uleras.
Me britmen time gjith ti shurdhoj,
me ulerimen time dhe qiellin ta shpoj
Diell ndalo se me ngrive
Rrezet e tua tftohta pertej me shpojne
Je ba si akull i acart
Po me merr shpirtin e po ma len te gjore
Rrugve ec si e ngatht,
pa jetë, pa frymë,
nuk ndjehem e gjall.
Kam humb dicka...
ku eshte se di,
endem ta kerkoj si e marr,
nuk dua te 'jetoj' si ne varr..
A.M
Tetor 2021

Inshallah po tkalon :p
 
errësinë,
nëpër natë
shkëlqen vetëm mungesa jote
e kojshitë thonë
fike, se dona me fjetë
 
E ndonjëherë të duhet të ecësh
Të qeshësh,të gëzosh
Të duhet fort të heshtësh
Veten posht mos ta lëshosh
Dhe pse zemra brenda vrarë
Përsëri syri shkëlqen
Dhe pse dora dridhet n'damar
Forcën brenda ti e gjen
Sa të lumtur jasht të shohin
Ty o grua o forcë e jetës
Dhimbjen dot nuk t'a njohin
Nuk ti din plagët e zemrës
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top