Poezi Islame

redi-

Anëtar i Respektuar
Titulli: KRIJUESI

Nga nje here mendoj me vete
Se nga kush jam krijuar
Por pergjigjia shpejt me kujtohet... Shiko më shumë
Nga Allahu i Madheruar.

Si Allahu tjeter S'ka
Se Ai Krijoi Gjithcka.
Vetem tek Ai ndihme duhet kerkuar
Se Ai ka ne dore per te na Ndihmuar.

Lutjet e mija tek Ai i dergoj
Me shpres qe Allahu ti mi pranoj!
Dhe asgje e keqe te mos me pengoj
Qe endrrat e mija ti mi realizoje.

Nga: Hersi Kopani
Viti: 2010

Titulli: Kur'Ani

Bukuri dhe drite
Shkelqim shkendije
I kendshem si lule... Shiko më shumë
dhe joshes per dije

Dije dhe jete
Moral dhe dituri.
Ky Kur'an
kush do le ta dije.

I ri e i fresket per here
eja merri ere!
Lule e pa vyshkur
arriti ne keta shekuj.

Shpirtin ta freskon
moralin ta forcon
zemren ta kenaq
posa ta lexosh.

Pra merre o vella
lexo, mos rri kot
shpirtin tend freskoje
dhe me dije pasuroje.

Keto fjale qe i thame
per Kur'anin pak jane
Zoti na shpetofte
dhe ne rruge te drejte na qofte

Titulli: Zoti Im

Zoti im me ka fal jete
Zoti im ke ka dhen shendet.
Zoti im eshte gjithmone.... Shiko më shumë... Shiko më shumë
Zoti im me merr kur te done.

Vetem te Ti e mbeshtes veten.
Vetem te Ti e gjej te verteten.
Vetem te Ti kerkoj meshire.
Ja Rabbi te jesh dorelire.

Ne verpa te mira na udhezo.
Kurse t'mrabpshtat na i ndalon.
Sa eshte e madhe meshire Jote.
Askush s'e di prej kesaj bote.

Allahu eshte emer me i madherueshmi.
Allahu eshte i vetmjaftueshmi.
Allahu eshte Ai qe na meshiron.
Allahu eshte Ai qe na shpeton.
 
Titulli: Poezi Islame

O ti degë e trungut tim të tharë
Pse më jep petal si nga loti i larë
Pse ma fsheh zemrën e trungut bujar
O ti degë e trungut tim të tharë


O ti syth i vogël i degës së dalë
Pse më rri i heshtur ashtu pale-palë
Pse nuk i tregon ti të tillat fjalë
O ti syth i vogël i degës së dalë

O ti lule e vyshkur e sythit të fshehur
Pse pa pirë asgjë më rri si e dehur
Pse nuk ma tregon hallin tënd të zbehur
O ti lule e vyshkur e sythit të fshehur

O trung i tharë me sythe, degë e lule
Pse kaq gjatë qëndrove e nuk u përkule
Pse me maskë si plakë veshur në kule
Rri trung i tharë me sythe, degë e lule

Unë trungu i tharë me këto të gjitha
I dalë në një vend rreth e rreth hitha
Me zë të fortë pareshtur që klitha
Jam tash në liri dhe s’i kam të gjitha

Besnik Jaha
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top