Poetja jonë ELINDA MARKU

shaban cakolli

Anëtar i ri
Ngjyra e heshtjes

Me kot e kerkova
fatbardhesine,
ne ngjyren e bardhe
te reve te zeza.
Ne fleten e bardhe
te zizuar me heshtjen
Ne ngjyren e bardhe
te kuajve "fatndjelles"

e bardha qenkeka
shendruar ne korb,
kob!



Keto poezi jane marre nga libri Struktura e Ferrit i poeteshes Elinda Marku
 

Attachments

  • ELINDA MARKU.JPG
    ELINDA MARKU.JPG
    8.7 KB · Shikime: 20
Titulli: poetja jonë ELINDA MARKU

Nenes


Teksa e percillnin
ne vendin e pakthyeshem
(Parajse qofte)
une qava
aq sa ndjeva se...
edhe shpresa vdes!
Shpresa ime shpresehumbur,
u ul buze varrit
ende bosh,
mua mu duk se
u hodh...
por ... ah por...!
 
Titulli: poetja jonë ELINDA MARKU

Pa korrigjime

Shkruaj legjenden e shekullit
te ardhshem.
Sajoj ishuj te bardhe
ne detin e zi.
Mbjell zogj ne kopeshtin
e fjales.
Kuptim te pakuptimte i
jap ndarjes.
Dhe i fshij te gjitha...
Filloj prape nga e para...
 
Titulli: poetja jonë ELINDA MARKU

Humnera e trishtimit

Do te varem
ne humneren e pafuqise,
se bashkimit me ty.
Te jetoj pa ty.
Nuk mundem,Jo.
Fjalet e lamtumires,
do ti lidh litar
e do varem!
Syte e mij driteshkurter
qe u munden,
nga pamundesite e mundhme
jane te trishtushem
ne thellesi.
Do te varem
ne humneren...
e trishtimit tim.
Ne humneren e trishtimit tone
do te varem!
 
Titulli: poetja jonë ELINDA MARKU

Shekullit tim

I lava rete gri
I bera te bardha
si carcafet e se dieles.
I thava rete gri,
te lara.

Une e dashura e shiut
qe para lindjes sime.
Nuk desha me shi!
Mesova si braktiset
dashuria e hershme
si ekzistenca ime.
...Te kam fyer qielli im!
...Te kam fyer ne maj!
...Te kam fyer se ...
te kam dashur
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top