Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Po vjen goditja e tretë drejt Kosovës

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
• Nga Petrit Haliti


Anulimi apo zhvleftësimi i Marrëveshjes së Kumanovës ka në thelb strategjinë e Beogradit për anulimin e detyrimeve dhe efekteve që rrjedhin nga kjo marrëveshje, pra të ndalimit të futjes së forcave të ushtrisë dhe të policisë serbe në Kosovë.

Pas goditjes së parë diplomatike kundër Kosovës në formën e rezolutës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësimit të Kosovës, miratuar nga OKB-ja në muajin tetor (për të cilën ‘Gazeta Shqiptare’ paralajmëroi që në muajin mars), pas goditjes së dytë diplomatike kundër Kosovës në formën e planit gjashtë pikësh të Ban Ki Munit për rikonfigurimin e UNMIK-ut, miratuar nga OKB-ja në muajin nëntor (për të cilën ‘Gazeta Shqiptare’ paralajmëroi që në muajin maj), Serbia po organizon kundër Kosovës goditjen e tretë, e cila mund të jetë me pasoja më të rënda. ثshtë fjala për kërkesën e paraqitur nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, për anulimin e Marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, të nënshkruar nga NATO dhe Serbia me 9 qershor 1999, në bazë të së cilës Serbia u detyrua ligjërisht të tërhiqte forcat e veta ushtarake dhe policore nga Kosova.
Nëse kërkesa e Serbisë do të qëndronte në kufijtë propagandistikë të paraqitjes së kërkesave, si rregull gjithmonë maksimaliste që bën Serbia, kjo do të ishte gjysma e së keqes. Por shqetësimi buron nga fakti që faktori ndërkombëtar po manifeston një rritje të gatishmërisë për ta dëgjuar dhe për t’i bërë vazhdimisht lëshime dhe kompensime të pashpjegueshme dhe të papërligjura Serbisë.
Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Zdravko Ponos, bëri të ditur me 30 nëntor se tri ditë më parë ai zhvilloi në Napoli një takim me komandantin e forcave të NATO-s, gjeneralin Mark Fitzgerald, me të cilin bisedoi për nevojën për të revizionuar Marrëveshjen e Kumanovës. Ponos deklaroi tekstualisht: “Në një farë kuptimi unë mora mbështetjen e Fitzgeraldit që t’i qasemi revizionit në një nivel ekspertësh, pra të shohim çfarë mund të ndryshohet, me qëllim që t’i përshtatemi situatës në terren”. Këtë çështje shefi i shtabit të ushtrisë serbe tha se e kishte ngritur edhe një javë më parë në Bruksel, me 19 nëntor, kur ishte në mbledhjen e shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se bisedimet për këtë temë mes Serbisë dhe NATO-s, në nivel ekspertësh, mund të fillojnë për dy javë.
Argumentet që paraqet Serbia për anulimin e Marrëveshjes së Kumanovës, janë vërtet alogjike. Ajo thotë se tani nuk ekziston më as Jugosllavia dhe as Sllobodan Millosheviçi, që ishin në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. ثshtë për t’u habitur se si Beogradi kërkon zhvleftësimin e një marrëveshje ndërkombëtare nën këtë pretekst, në një kohë kur po me këtë pretekst kërkon mbajtjen në këmbë të një rezolute tashmë të kapërcyer si ajo 1244, e cila fliste për një sovranitet të Republikës Federale të Jugosllavisë mbi Kosovën dhe jo për sovranitet të Serbisë mbi Kosovën. Vlen të theksohet fakti se vetë rezoluta 1244, për të cilën këmbëngulin udhëheqësit serbë dhe disa zyrtare proserbë të OKB-së, është rezultat i Marrëveshjes së Kumanovës, dhe një logjikë juridike do kërkonte që çdo anulim i Marrëveshjes së Kumanovës duhet të çojë edhe në anulimin e rezolutës 1244, të cilën përkundrazi Serbia kërkon ta mbajë me çdo kusht.
***
Argument tjetër i Beogradit është se tani NATO dhe Serbia kanë marrëdhënie miqësore, meqë Serbia është anëtare e programit Partneritet për Paqe dhe nuk ka nevojë për marrëveshjen e Kumanovës, e cila është një marrëveshje mes NATO-s dhe Serbisë. Së pari, nuk është provuar deri tani se Serbia është miqësore me NATO-n, sepse Serbia i lejon vetes qëndrimin arrogant, që preu kohët e fundit marrëdhëniet me NATO-n pas vendimit atlantik për trajnimin e forcave të sigurisë në Kosovë. Së dyti, marrëveshje e Kumanovës ka të bëjë me një territor të një shteti të pavarur e sovran si Kosova, i cili detyrimisht duhet të jetë palë në çdo formë diskutimi, që mund të bëhet për çështje, të cilat prekin sovranitetin dhe integritetin e tij shtetëror.
Kërkesat e Beogradit për Marrëveshjen e Kumanovës zyrtarisht janë formuluar “revizionim” i Marrëveshjes së Kumanovës dhe konkretisht, për heqjen e zonës së sigurisë, që shtrihet në kufirin kilometra mes Serbisë dhe Kosovës, dhe për heqjen e zonës se ndalim-fluturimit për avionët serbë. Por në themelin e vet plani serb për Marrëveshjen e Kumanovës ka objektivin e anulimit të plotë të Marrëveshjes së Kumanovës. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, e deklaroi haptazi këtë me 29 nëntor, kur tha se “nuk ka nevojë në këtë kohë të ketë një Marrëveshje si ajo e Kumanovës”.
Anulimi apo zhvleftësimi i Marrëveshjes së Kumanovës ka në thelb strategjinë e Beogradit për anulimin e detyrimeve dhe efekteve që rrjedhin nga kjo marrëveshje, pra të ndalimit të futjes së forcave të ushtrisë dhe të policisë serbe në Kosovë. Anulimi i Marrëveshjes së Kumanovës i hap rrugën ligjore Serbisë për të futur trupat e saj në territorin e Kosovës. Pa Marrëveshjen e Kumanovës, forcat e NATO-s, që ndodhen në Kosovë, nuk do të kishin bazë ligjore as të vepronin ndaj çdo tentative ushtarake serbe për të hyrë në Kosovë, por as të qëndrimit të tyre në Kosovë.
***
Në fakt, plani i Beogradit për anulimin e Marrëveshjes së Kumanovës është i vjetër në armaturën e diplomacisë, ushtrisë dhe të shtetit serb. Që më 27 nëntor të vitit 2000, pra një muaj pasi kishin ardhur në fuqi në Beograd të ashtuquajturat forca demokratike, presidenti nacionalist serb, Vojislav Koshtunica, u dërgoi letra sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ku u kërkonte anulimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Tani presidenti serb, Boris Tadiç, e nxjerr nga arkiva presidenciale dhe e rivitalizon, i inkurajuar nga zemërgjerësia gjashtëplanëshe e Ban Ki Munit, për të cilin ka më shumë rëndësi rizgjedhja e tij si sekretar i përgjithshëm vitin e ardhshëm me ndihmën e Rusisë, sesa sovraniteti apo interesi i popullit të Kosovës.
***
Serbia është inkurajuar nga plani i Ban Ki Munit, që i jep asaj një forme legale të pranisë dhe të drejtimit të pjesës veriore të Kosovës. Në këtë linjë, ajo mund të kërkojë nesër që të dërgojë zyrtarisht forca ushtarake dhe policore në veri të Kosovës, për gjoja mbrojtjen e shtetasve të saj në një zonë, ku vetë OKB-ja po ia njeh të drejtën e pushtetit. Themi të dërgojë zyrtarisht, sepse jo zyrtarisht forcat policore të saj me veshje civile ndodhen që nga viti 1999 në Mitrovicë dhe ishin ata që materializuan ndarjen faktike të Mitrovicës.
Kërkesa e Serbisë për anulimin e Marrëveshjes së Kumanovës është një hap i ri shumë i rrezikshëm për sovranitetin e Kosovës, por edhe për stabilitetin e Ballkanit. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, veproi drejt, kur menjëherë reagoi duke deklaruar se çdo lloj ndryshimi i marrëveshjes së Kumanovës, është i papranueshëm për interesat e Kosovës. Në një kohë kur Serbia nuk njeh shtetin e Kosovës, kur pretendon se Kosova është pjesë e saj, kur ka ngritur struktura administrative e policore paralele në veri të Kosovës dhe kur po organizon provokime e tensione të përditshme brenda në Kosovë, çdo lloj anulimi i Marrëveshjes se Kumanovës do të ishte një lloj leje Serbisë për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Zyrat diplomatike perëndimore e dinë fare mirë se Serbia nuk ka hequr dorë nga një ndërhyrje e mundshme ushtarake në Kosovë. Dhe presidenti Tadiç, dhe shefi i shtabit i ushtrisë, e bënë shume haptazi aluzionin për të drejtën e Serbisë për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Një lloj rishikimi apo ndryshimi mund t’i bëhet Marrëveshjes se Kumanovës, vetëm pasi Serbia të pranonte dhe të njihte shtetin e pavarur të Kosovës.
***
Serbia ka qenë dhe vazhdon të mbetet shteti më problematik dhe gjenerator trazirash në rajon, siç po dëshmojnë zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnje, që forcojnë bindjen se Serbia duhet mbajtur vazhdimisht nën kontroll. Inkurajimi i saj i pamerituar, indulgjencat, që BE-ja, OKB-ja dhe faktori ndërkombëtar po i japin asaj me dorë të lirë, nuk do të forcojnë as zhvillimin demokratik në Serbi, dhe as paqen në Ballkan. Ato do të sjellin shkallëzime të rrezikshme të ambicieve të nacionalizmit shtetëror serb, ndaj për këto zhvillime të reja të pakëndshme duhet të bëhet i ndërgjegjshëm faktori ndërkombëtar, siç duhet të jenë të përgatitur mirë faktorët shqiptarë, nga Prishtina e deri në Tiranë.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb
 
Titulli: Po vjen goditja e tretë drejt Kosovës

une skuptoj pse nuk beni dicka ne presheve perderisa veriun e kosoves de facto po e humbisni?!!duhet ti pergjigjeni serbeve me te njejten monedhe.
Le te ngrihen shqiptaret aty dhe te kerkojne bashkim me kosoven.

 
Titulli: Po vjen goditja e tretë drejt Kosovës

une skuptoj pse nuk beni dicka ne presheve perderisa veriun e kosoves de facto po e humbisni?!!
Akoma nuk eshte humbur dhe jam i bindur se nuk do humbet. Perndryshe, Presheva, Bujanovci e Medvegja jane karta te vogla ne kete aspekt. Nese do ndodhe ajo qe thuani ju do luhet me karta te medha. :gjujpeshk: :gjujpeshk:
 
Titulli: Po vjen goditja e tretë drejt Kosovës

arsyeja sepse mitrovica nuk do e ndahet esht se pastaj edhe vojvodina do filloi dicka kunder serbis..
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back