Po tutna prej fesë islame...

Lauri

Anunnak
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish ka trajtuar çështjen e fesë islame. Sipas tij, shqiptarët, tani po përballen me një rrezik të madh të përhapjes të siç thotë ai, islamit radikal. "Ka një tendencë që në Kosovë të depërtojë ose të kultivohet një frymë e rrezikshme islame, ta quaj ashtu, e cila vjen nga lëvizje të caktuara të rrezikshme po ashtu, fundamentaliste nëpër botë, të cilat provojnë me krijue terren dhe me rekrutue njerëz në Kosovë. Kosovarët, shumica janë mysliman, por janë mysliman, ta quaj, autokton me vlerat e tyre. Kemi edhe katolikë, shqiptarët janë po ashtu edhe të besimit ortodoks, pra e kemi një tolerancë fetare jashtëzakonisht të njohur dhe të kultivuar me shekuj. Jemi autokton si popull, kemi identitetin tonë shqiptar, mirëpo ka tendenca të vazhdueshme me mbjellë tek ne, tek shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, kudo që jemi realisht, një frymë ta quaj, radikale, ekstremiste, islame, që është e dëmshme për Kosovën, e cila është e dëmshme për shqiptarët, e cila nuk përputhet me identitetin tonë, me vlerat tona. Në këtë drejtim mendoj edhe shkuarja e shqiptarëve nga Kosova, ose nga rajoni për të luftuar në Siri, nuk mendoj se është në përputhje me frymën e lirisë, ose me bindje të lirisë universale, të së drejtës së popujve të jetojnë të lirë nga regjimet. Mendoj se është kryesisht produkt i këtyre lëvizjeve dhe është i rrezikshëm ky veprim dhe mendoj që cilido qytetar i Kosovës që e merr një veprim të tillë, ai është duke ndërmarrë një veprim kundër interesit të Kosovës, të shqiptarëve dhe kundër vlerave universale tonat që i kemi si popull, si vend".

Sipas Haradinajt, Kosova po rrezikohet nga lëvizjet e tilla. "Nuk duhet neglizhuar, nuk duhet mohuar. Duhet me u përballë ashtu si përballen të gjitha shoqëritë në botë me fenomene, me dukuri që janë të dëmshme ose të rrezikshme për to. Edhe Kosova edhe shqiptarët duhet të përballen me to".

Madje Haradinaj ankohet se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë sa duhet në këtë "luftë". "Mendoj se aktualisht nuk e bëjmë mjaftueshëm punën tonë, institucionet, arsimi, mediet, të gjithë me e shpjegue dallim në mes të drejtës në besim, që është një e drejtë po ashtu universale e për të cilën ne shqiptarët jemi të njohur për respektim e tolerancë dhe të influencave ose të lëvizjeve të rrezikshme realisht që kanë bërë dëme në të gjitha vendet prej nga vijnë e të cilat janë të rrezikshme për cilindo vend që infiltrohen ose instalohen në atë vend", ka theksuar Haradinaj.

Muajt e fundit, lideri i AAK-së është ndër më të zëshmit që merret me çështjen e fesë. /SHENJA/
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish ka trajtuar çështjen e fesë islame. Sipas tij, shqiptarët, tani po përballen me një rrezik të madh të përhapjes të siç thotë ai, islamit radikal

andej nga drenica do thoshin , titull bal i pasken dhen '' po tutna'':gjuhe:

Sigurisht se tani nuk i ka mbet gje tjeter Ramushit vetem te merret me njerz fetar.

ps.. ik shiko pislleqet tua more i mjer se ke vra gjith deshmitaret e tani mundohesh te kapesh per gjera se nuk te takojn fare.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Se di kush ja ka shti nkry kti budalles qe nese fol kunder Islamit ka me u ngrit ose kan me pru ne qeveri nderkombetaret ! sidoqoft po harron qe populli ka me votu ! apo po mundohet ato harqi e gjanat e flliqta qe i ben ky e njerezit e tij ne emer te tij me i fsheh ne kete menyre . por sic e kom cek ketu ne nje tem tjeter lidhje me te , ka qene tek 30 % ne fillim sot eshte tek 7-8 % ne zgjedhje :D
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

, ka qene tek 30 % ne fillim sot eshte tek 7-8 % ne zgjedhje :D

Nejse Ado ka pak telashe me numra se AAK kurre ska qene te 30%. Deri ne 10 % ka mberri po 30% eshte pune e madhe. :peshkim:

Tani te flasim rreth shqetesimit te Ramushit. Ramushi ka dhe nuk ka te drejte kur flet per kete ceshtje. Por, ne fillim nuk ka te drejte e pastaj nga fundi ka. Realisht levizje te dyshimta ekstremiste me veprimtari te dyshimt ne Kosove ka. Ka nga te gjitha besimet por nga ekstremizmi islam eshte me e theksuar ndoshta edhe nga fakti se eshte me i perhapur si besim. Por une konsideroje se perkunder pasjes se ketyre rrymave, me veprimin e tyre, nuk kan gjetur teren te pershtatshem ngase nuk kan perkrahje nga popullata qe ne kete drejtim eshte mjafte e vetdijshme. Pse Ramushi nuk ka te drejte te flas??? Sepse me veprimet e tij dhe bashkpartiakeve te tij, si dhe te gjitha partive tjera i kane mundesi lulezimit te kriminalitetit dhe varferise ne Kosove. Pra ne nje situate te tille nuk i shihet per te madhe te varferit nese futet ne nje rruge te gabuar.

Pra keta si politikan duhet te vejne gishtin kokes, ta ndalin hajnine qe ka vu rrenje, ta ndalin kriminalitetin ne rritje dhe te hapin vendin per investime te huaja serioze. Pastaj kur ti realizojne keto do i shikojme gjerat tjera.

Ah, se harrova dhe nje gje. Pikerisht ne nje komune ku deri dje sundonte Ramushi, dhe qe kishte ndikim shume te madhe aty, eshte nje krye-imame, pa deshiren e Ramushit edhe sdo behej i tille (jam i sigurt per kete) dhe mu ky krye-imam njifet per ca veprime jo te mira. Pastaj del Ramushi dhe ankohet. Per kete arsye nuk ka te drejte. :peshkim:
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Po tutna prej fesë islame...

hahahahahahahaha "trimi" nuk tutet !
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Unë isha tut prej fmive pa bukë, njerëzve të pa punë, studentave me diplomë e pa sen në kry, të cilat me politika të mira kishit mujt me i rregullu pak. Ama vazhdo tutu prej Islamit, Islami nuk tutet prej teje , a keta lartë që i permenda e që janë shkas i hajnive edhe veprimëve të kqija të politikëberjes në Kosovë dikur kan me ju hangër për së gjalli e me ju kthy si bumerang . Hajt shnet.
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Nejse Ado ka pak telashe me numra se AAK kurre ska qene te 30%. Deri ne 10 % ka mberri po 30% eshte pune e madhe. :peshkim:

Tani te flasim rreth shqetesimit te Ramushit. Ramushi ka dhe nuk ka te drejte kur flet per kete ceshtje. Por, ne fillim nuk ka te drejte e pastaj nga fundi ka. Realisht levizje te dyshimta ekstremiste me veprimtari te dyshimt ne Kosove ka. Ka nga te gjitha besimet por nga ekstremizmi islam eshte me e theksuar ndoshta edhe nga fakti se eshte me i perhapur si besim. Por une konsideroje se perkunder pasjes se ketyre rrymave, me veprimin e tyre, nuk kan gjetur teren te pershtatshem ngase nuk kan perkrahje nga popullata qe ne kete drejtim eshte mjafte e vetdijshme. Pse Ramushi nuk ka te drejte te flas??? Sepse me veprimet e tij dhe bashkpartiakeve te tij, si dhe te gjitha partive tjera i kane mundesi lulezimit te kriminalitetit dhe varferise ne Kosove. Pra ne nje situate te tille nuk i shihet per te madhe te varferit nese futet ne nje rruge te gabuar.

Pra keta si politikan duhet te vejne gishtin kokes, ta ndalin hajnine qe ka vu rrenje, ta ndalin kriminalitetin ne rritje dhe te hapin vendin per investime te huaja serioze. Pastaj kur ti realizojne keto do i shikojme gjerat tjera.

Ah, se harrova dhe nje gje. Pikerisht ne nje komune ku deri dje sundonte Ramushi, dhe qe kishte ndikim shume te madhe aty, eshte nje krye-imame, pa deshiren e Ramushit edhe sdo behej i tille (jam i sigurt per kete) dhe mu ky krye-imam njifet per ca veprime jo te mira. Pastaj del Ramushi dhe ankohet. Per kete arsye nuk ka te drejte. :peshkim:

Asnje organizat , shoqat Islame nuk ka dergu dhurata ne shkollat publike te kosoves dhe ne ato dhurata te fusin fletushka te Kur'anit ! perderi sa organizata krishtere kan dergu dhurata ne shkollat publike dhe ne ato dhurata kan fut fletushka bibile ! cilla eshte me ekstreme ketu ! ty te duket qe ato Islame jan me shum sepse e ke nga injoranca jote qe bjen let preh e rrenave te mediave apo te ramushit , apo nga vet deshira qe te mendosh qe eshte ashtu !
me trego ti mua ku eshte ai ekstrem ku jan ata ekstremista ! ekstremizem eshte me te than mos festo krishtlindjet ! eshte ekstremizem qe te ta shpjegoj fene !?
apo te ka ndodh qe te ka ardh dikush ne shtepi te ka than fale namazin se tvras ? apo ndoshta i njeh 100 persona ! dhe ndonjerit prei tyre i ka ndodh nje gje e tille !
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Asnje organizat , shoqat Islame nuk ka dergu dhurata ne shkollat publike te kosoves dhe ne ato dhurata te fusin fletushka te Kur'anit !

me trego ti mua ku eshte ai ekstrem ku jan ata ekstremista !

Ah, po se harrova me te kallxu. Menyrat e shperndarjes dhe thithjes se njerezve nga keto shoqata dallojne. Ca shperndajne Bibla, ca para e ca perdorin forma te tjera: rehabilitim konvikti, bursa studentore ndihma ne shkembim te biblave dhe shamiave e keshtu me radhe.

Sa per ekstremizimin, paskna gabu, se jam mbeshtete te aksionet e AIK-ut dhe PK-se e kum harru se ato kane qene duke gjiru filma. :viol:
 
Janë regjisor të mirë sherbimet sekrete kur dojnë me ba filma , i bajnë do filma aksion tu lëshu pluhun gjithandej e tym , tamam si në Hollivud :)
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Janë regjisor të mirë sherbimet sekrete kur dojnë me ba filma , i bajnë do filma aksion tu lëshu pluhun gjithandej e tym , tamam si në Hollivud :)

Si film aksion me ka pelqy edhe mu. Me kallasha, alltia, tritol, C4, ..... po perfundimin diqysh s'ja kishin pas ba mire se qanin familjaret e te arrestumve e thojshin naj kan mashtru fmijen disa. Po shpresoje se kan me xhiru shpejt edhe pjesen e dyte :foot se diqysh me qata disa ka met si enigme pjesa e pare :D
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Si film aksion me ka pelqy edhe mu. Me kallasha, alltia, tritol, C4, ..... po perfundimin diqysh s'ja kishin pas ba mire se qanin familjaret e te arrestumve e thojshin naj kan mashtru fmijen disa. Po shpresoje se kan me xhiru shpejt edhe pjesen e dyte :foot se diqysh me qata disa ka met si enigme pjesa e pare :D

Ani de bash mirë, kajshin fmija kajshin bijat :foot , u ban 90 minuta, hajt diku 120 diku diku 130 :sherrxhi: krejt aj tym edhe pluhun u mbyll si u ul perdja . Film ma .
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Ani de bash mirë, kajshin fmija kajshin bijat :foot , u ban 90 minuta, hajt diku 120 diku diku 130 :sherrxhi: krejt aj tym edhe pluhun u mbyll si u ul perdja . Film ma .

Po, bre po ama moti bre s'kena pa film shqip e po tham nashta e plotesojne dhe me pjesen e dyte e mos fiton naj OSKAR ;)
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Po, bre po ama moti bre s'kena pa film shqip e po tham nashta e plotesojne dhe me pjesen e dyte e mos fiton naj OSKAR ;)

Ehhh, me rendesi që filmat që prodhohen mos me ndjell frikë ma , na u tut Ramushi thashë se u ba kjameti .
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Ehhh, me rendesi që filmat që prodhohen mos me ndjell frikë ma , na u tut Ramushi thashë se u ba kjameti .

Jo bre Ramushi osht tu lujt kile :fiu:po ma merr menja :fiu:ose ose i ka djeg tamli e pi fryn kosit :peshkim:
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Jo bre Ramushi osht tu lujt kile :fiu:po ma merr menja :fiu:ose ose i ka djeg tamli e pi fryn kosit :peshkim:

Po edhe kilja i ka do rregulla :fiu , se kur tja ngjet dikujt kilen duhet me e zan mas pari :fiu
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Po edhe kilja i ka do rregulla :fiu , se kur tja ngjet dikujt kilen duhet me e zan mas pari :fiu

Ja spe dishe lojen mire ti :foot leje leje kete pune :foot kur t'ja ngjesish kilen dikujt duhet me ike Faqen :mace: e Ramushit i ka met kilja e po mundohet me shit kilen :mace:
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Ja spe dishe lojen mire ti :foot leje leje kete pune :foot kur t'ja ngjesish kilen dikujt duhet me ike Faqen :mace: e Ramushit i ka met kilja e po mundohet me shit kilen :mace:

Rramushi më duket se ma shumë e don lojen fshehtas :foot , veç ky i ka mshel sytë për shumë shok të vet :foot edhe gjithë po e gjen njanin që spo gjen hapësirë me ik :biciklete:
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Rramushi më duket se ma shumë e don lojen fshehtas :foot , veç ky i ka mshel sytë për shumë shok të vet :foot edhe gjithë po e gjen njanin që spo gjen hapësirë me ik :biciklete:

O veton-oooo me fol ka del shpirti qe thojshin plakat, ky Rambo, o qorru per veti e bash si qura ne mjegull ka met :biciklete:

I ka hup topi ne dhom e sun pe gjan :foot
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

tek ne thojne tuten e ban per se randi . qka eshte e shkruar me ndodh ka me ndodh i pelqej kjo dikujt apo jo.
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Respektoj islamin si fe, por jo ca mjekrrosha flliqsira qe duan ti tregojne kosoves se si do jetoje. Kosova eshte shqiptare, ne jemi shqiptar dhe nuk behemi tjeter...;)

Ramush Haradinaj qenka si Lauri..:P
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Nuk ka hiq mjekrosha felliqesira ne Kosovë... okay.

Besoj se ia ke mendjen qka flet.......per tjeterherë.

Shqiptarë po, por skena nevoje cdokush tna tregojë neve se cka dhe si duhet ber?
 
Titulli: Po tutna prej fesë islame...

Thua të jetë kungull vallë? :fiu:
Qyqa mi gaxhie, është bërë islami si me qënë kuçedra me 7 kokë ..
 
Back
Top