Kresha
A pretty face can never trick me
Pas shumë ngërçeve të autoriteteve, Express vërteton se tre gjermanët e arrestuar për sulmin në ICO i takojnë Shërbimit Sekret Gjerman (Bundes Nachrichten Dienst - BND).
E shtunë, 22 Nëntor 2008 14:08
Tre shtetasit gjermanë të arrestuar nga policia e Kosovës, i takojnë Shërbimit Sekret Gjerman - Bundes Nachriten Dienst (BND).
Të arrestuarit janë: Robert Zoller i lindur në vitin 1961, Andreas Brunken dhe Andreas Jackel, dy të fundit të lindur në vitin 1967.
Këta janë personat të cilët gjatë tërë ditës së premte janë rrëfyer para policëve hetues në lidhje me rastin e shpërthimit të para disa ditëve në zyrat e ICO-së në Prishtinë. Këtë e kanë konfirmuar burime shumë të sigurta të Express-it pranë hetuesisë.
Faktin se këta persona janë nga Shërbimi Sekret Gjerman, përveç burimeve në Prishtinë, për Express e konfirmojnë edhe burime nga vetë BND-ja në Gjermani.
Madje këto të fundit tregojnë se pas shpërthimit të ndodhur në ndërtesën e ICO-së në Prishtinë, njëri prej punëtorëve të tyre, tashmë i arrestuar, kokë në vete ka shkuar për të parë se çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë, pas marrjes së tre shtetasve gjermanë në pyetje, dyshimet e para se njëri prej tyre ka punuar në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, rezultojnë të pasakta.
Sipas burimeve pranë hetuesisë, zyrtarët e kësaj ambasade as që kanë pasur dijeni se shtetasit e tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës apo se i takojnë shërbimit të tyre inteligjent.
"Ata janë njoftuar vetëm pas kërkesës së shtetasve gjermanë të arrestuar, të cilët në polici kanë deklaruar se nuk do të nxjerrin asnjë fjalë nga goja, nëse prezent nuk janë përfaqësues të ambasadës së tyre në Prishtinë", thotë burimi i afërt me hetuesinë.
Në të njëjtën kohë, burime të tjera të gazetës sqarojnë se tre shtetasit gjermanë kanë pasaporta të zakonshme dhe përveç kësaj, ata kanë muaj të tërë që kanë ardhur në Kosovë.
Ndërkohë, në Prishtinë, Policia e Kosovës gjatë tërë ditës së premte ka qenë nën presion të Ambasadës së Gjermanisë për lirimin e këtyre tre të arrestuarve.
Pavarësisht kësaj, të shtunën paradite, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, tre shtetasit gjermanë do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Pas mbarimit të periudhës së mbajtjes në paraburgim në afat prej 72 orësh në polici, në seancën dëgjimore pritet që gjyqtari të vendosë nëse këta tre shtetas do të lirohen apo do të mbahen në paraburgim.
Përveç kësaj, burime të gazetës tregojnë se tre shtetasit e huaj të arrestuar të enjten në Prishtinë, kanë muaj të tërë që qëndrojnë në Kosovë dhe përveç kësaj, shanset më të mëdha janë që ata të lirohen.
Dyshohet se ata kanë ardhur që në vitin e kaluar, ndërkohë që qëndrimi i tyre ka qenë edhe më i lehtë për shkak se mendohet se kanë pasur të regjistruar edhe një firmë në Kosovë.
Sipas burimeve të gazetës brenda policisë, pas shpërthimit pranë zyrave të ICO-së, tre shtetasit gjermanë janë ndaluar nga policia, por pas marrjes së të dhënave, të njëjtit janë liruar.
Arrestimi i tyre të enjten është i dyti, ku në fillim, policia ka prangosur njërin, ndërkohë që dy të tjerët i ka arrestuar disa orë më vonë.
Në të njëjtën kohë, gjatë tërë ditës së premte, mediet në Gjermani kanë qenë shumë të interesuara në lidhje me këtë rast.
Faktin se tre të arrestuarit në Prishtinë i takojnë shërbimit sekret gjerman (BND), burime të veta ia kanë konfirmuar edhe gazetës "Sudeutsche Zeitung".
Madje, sipas këtij mediumi, burime të veta brenda BND-së i kanë thënë të premten se "tre personat e arrestuar në Prishtinë janë pjesëtarë aktivë të tyre, por që besojmë se janë të pafajshëm".
Arrestimit e tre shtetasve gjermanë në Prishtinë e ka pohuar zyrtarisht edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti në Berlin.
Andreas Peschke, zëdhënës në këtë ministri, ka deklaruar të premten se Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është duke u kujdesur për tre shtetasit e tyre të arrestuar në
Kosovë.
"Përmes Ambasadës gjermane në Prishtinë, ne kemi kontakt me të arrestuarit", është shprehur Andreas Peschke.
Në këtë komunikim për media, ky zëdhënës nuk ka treguar për identitetin, moshën apo akuzat me të cilat ngarkohen tre gjermanët të arrestuar nga Policia e Kosovës.
Interesimit të jashtëzakonshëm të medieve gjermane në lidhje me këtë rast u është përgjigjur edhe Thomas Steg, zëvendësi i zëdhënësit të Qeverisë gjermane.
"Nëse vërtetohet se ata janë pjesëtarë të BND-së, atëherë me këtë çështje do të merret një komision parlamentar i cili informohet nga BND-ja", është shprehur zyrtari Thomas Steg.
I pyetur nga mediet nëse ka ndodhur edhe më parë informimi i këtij komisioni nga ana e BND-së, zëvendësi i zëdhënësit të Qeverisë gjermane Thomas Steg, nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet.
Pothuajse si zyrtarët e lartë gjermanë, edhe Policia e Kosovës të premten ka qenë jashtëzakonisht e rezervuar në dhënien e informacioneve shtesë në lidhje me këtë rast.
"Për momentin nuk mund të bëhet i ditur identiteti i tyre, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një rast delikat dhe gjitha informatat e tepërta do të ndikojnë në procesin e hetimeve", është shprehur Arbër Beka, njëri nga zëdhënësit e Policisë së Kosovës.
Sipas tij, nuk mund të jepet asnjë shpjegim në lidhje me këtë rast pa përfunduar procesi i hetimeve, punë të cilën sipas tij, është duke e kryer Njësiti Anti-Terrorizëm i Policisë së Kosovës.
"Aktualisht hetimet janë duke u bërë për shkaktim të rrezikut, por se çfarë nxjerrin në shesh hetimet, kjo pritet të shihet", ka sqaruar Beka për Express.
Ndërkohë, për të marrë në pyetje, Policia hetuese e Kosovës të premten në mesditë ka kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dy përkthyes të gjuhës gjermane
(Express)