Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision?

Love

βeℓℓe â๓e
Tashmë të gjithë e dinë se Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko e kanë fituar festivalin e madh të RTSH-së të mbajtur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërsa ata pos tjerash kanë garantuar edhe pjesëmarrjen e tyre në Eurovision. Sidoqoftë, ka gjëra që nuk i dini rreth këngës “Identitet”.

Kënga “Identitet” është një këngë shumë festive, me gjallëri dhe përkundër faktit se është vënë në dyshim fitorja e ulqinakut në këtë festival, ka probleme tjera më serioze që pritet ta shoqërojnë atë deri në pjesëmarrjen e tij në Eurovision.

Menjëherë pas lajmit se kënga “Identitet” është fitues i çmimit të madh, nëpër rrjete sociale ishin serbët ata që u bënë thirrje të gjithëve të dëgjojnë një këngë të ngjashme, duke aluduar se Shqipëria po shkon me këngë të vjedhur, me një këngë serbe në Eurovision.

Bëhet fjalë për këngën e këngëtarit serb Bajaga të titulluar “Plavi Safir” (e lansuar në vitin 1988), që ka një ritëm të njëjtë dhe vijë melodike të ngjashme, me dallim që kënga “Identitet” anon më kah rroku me kitarën të vënë në pah, përderisa kënga serbe është më shumë një manifest balade, që nuk ka të bëjë më rokun.

Eurovision Song Contest këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë.

Gjykoni vet...
Burimi: telegrafi


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision?

Mua me ngjajne ca..
Mire qe kenga e ka emrin Identitet lo, sikur ta kishte 'kopjim'??
Keto prap skuptojne se ne keto festivale duhet te kesh ze nje here dhe melodi
Ajo Rona kish ze por melodi ishte nen 0, prandaj
Duhet te behem une kompozitore!
 
Titulli: Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision?

Gjera qe ndodhin jane sjan as te paret as te fundit
qe e bejn po me mire eshte kur e thone troc
qe e kan kopjuar dhe mbaroi filmi.
 
Pe: Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision?

Ngjajshmëri e rastësishtme, por nuk janë
të njëjta.
Mua më shumë më duket e ngjajshme
me ndonjë këngë tonën të vjetër,
pakëz të përpunuar...
 
Titulli: Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision?

Po mir dhe po e kemi vjedh si keng na falet , per her te par e kemi qe vjedhim muziken e tjetrit .. Do na fal juria se per njeher sbehet qameti :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top