Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_11_46.jpg

Një deklaratë e imamit Elvis Naçi po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në fjalët e tij, imami flet për tradhëtinë bashkëshortore duke fajësuar për gjithçka gratë, se është pikërisht faji i tyre nëse një ditë bashkëshorti i tradhëton dhe shkon me një tjetër grua.

“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë ndër të tjera imami në video.

“Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që si jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, ti dalë para bashkëshortit me një buzëqeshje kur vjen nga puna që ai të mos hapë sytë jashtë shtëpia. Të zbukurohet të jetë afër tij se nëqoftëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.”- shprehet ai.
Blitz.al

Dr. Nowzradan eshte dakort per peshen.

Per pjesen tjeter ku gruaja duhet ta prese me buzeqeshje ne sjemi ne Stepford Wives.
 
Po kush te shkon injoranca 150 kg si keti derrit qe flet keshtu,si behet?! Eh.
 
Elvis Naci,mos i devijo njerezit nga rruga Zotit..se nuk e fal Zoti tradhetine :p

Nese do e degjoje te gjithen pa dale nga konteksti , sic bejne gjithnje njerezit qe na rrethojne, do kuptoje e nuk do paragjykoje se cfare ka thene.

ta sugjeroj ta degjosh

Po ne rastin kur tradheton femra ,burrin e saj...ka thene gje se mire per burrat sipas tij ,u gjend fajtori,e kush tjeter pervec femres mund te ishte?!
 
Faleminderit Monique per sjelljen e Videos....

per shkak se disa kan deshire te shprehen vetem kontradiktor, pa shqyrtuar saktesisht.... ashtu siq e kan shprehi...
 
Gruja duhet me qene gjithmone 20-30 vjec e nqs I kalon merr nje tjeter, te jete deri ne 75 kile etj etj... jam dakord me hoxhen.;)
 
Gruja duhet me qene gjithmone 20-30 vjec e nqs I kalon merr nje tjeter, te jete deri ne 75 kile etj etj... jam dakord me hoxhen.;)

Pse ore , athua kot thone nje 40 vjecare sa nje 20 vjecare :p Bahhhhh.
 
Pse ore , athua kot thone nje 40 vjecare sa nje 20 vjecare :p Bahhhhh.
Per mua 40 vjecaret jane the best, dine ckerkojne e dine cmarrin...;)
 
“Femrat skllave seksi që burrat mos t’i tradhëtojnë”, deklarata e Elvis Naçit që acaroi personazhet e njohur

Një deklaratë e imamit Elvis Naçi po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në fjalët e tij, imami flet për tradhëtinë bashkëshortore duke fajësuar për gjithçka gratë, se është pikërisht faji i tyre nëse një ditë bashkëshorti i tradhëton dhe shkon me një tjetër grua.

“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë ndër të tjera imami në video.

“Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që si jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, ti dalë para bashkëshortit me një buzëqeshje kur vjen nga puna që ai të mos hapë sytë jashtë shtëpia. Të zbukurohet të jetë afër tij se nëqoftëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.”- shprehet ai.

Një tjetër personazh që ka reaguar nga këto deklarat ka qenë edhe këngëtarja Barbana Dini.

“Elvis Naçi më zhgenjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojne! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët ti kthesh në viktima,dhe viktimat ne fajtor! Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Ky tip femre që duhet ti “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretetirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk egziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçke gabi.

Meqënëse, mesa kamë parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd ne rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram do dëshiroja që dhe interpretimet e tua ti përshtateshin nivelit të kohës.”,- shkruan Barbana.

© SYRI.net
 
Ore kot komentoni, sidomos meshkujt. Zoteria ne fjale ka thene te verteten qe te gjithe ne vetvete e pranojne... lerini komplekset dhe pranojeni te verteten sado e hidhur mund te jete per disa...?
 
Me sa kuptoj unë, ai nuk e përkrah tradhtinë, por thotë që këto shkaqe ndikojnë dhe çojnë në tradhti.

Dhe ato që thotë në këtë rast, janë të vërteta. Një grua duhet të përpiqet të jetë e bukur fizikisht dhe tërheqëse për burrin. Po kështu ajo duhet të sillet mirë e të ketë harmoni me të, sepse një grua që rri me turinj të varur, e grindet gjithë kohën me burrin, nuk e do askush.

Këto janë gjëra shume të arsyeshme dhe normale, por sistemi i sotem feminist i ka hallakatur e terbuar aq shume njerezit, sa nuk po merret më vesh se çfare është normale e anormale.
 
Redaktimi i fundit:
Ore kot komentoni, sidomos meshkujt. Zoteria ne fjale ka thene te verteten qe te gjithe ne vetvete e pranojne... lerini komplekset dhe pranojeni te verteten sado e hidhur mund te jete per disa...

Cilen te vertet qe te marr vesh une njehere?

Plotesoni kushtet per te pasur mundesine e deshiren nje femer te mbahet njehere,apo ti flet per standartet europiane?!

Gjithcka per mashkullin,bota e tere rrethohet rreth tij....hej zot....pyetja eshte,ne rastin e kundert ,kur nje femer arrin te tradhetoje burrin,atehere kush eshte fajtori ketu? Prap femra do thoni ju,se ka shejtanin ne bark :p
 
Me sa kuptoj unë, ai nuk e përkrah tradhtinë, por thotë që këto shkaqe ndikojnë dhe çojnë në tradhti.

Dhe ato që thotë në këtë rast, janë të vërteta. Një grua duhet të përpiqet të jetë e bukur fizikisht dhe tërheqëse për burrin. Po kështu ajo duhet të sillet mirë e të ketë harmoni me të, sepse një grua që rri me turinj të varur, e grindet gjithë kohën me burrin, nuk e do askush.

Këto janë gjëra shume të arsyeshme dhe normale, por sistemi i sotem feminist i ka hallakatur e terbuar aq shume njerezit, sa nuk po merret më vesh se çfare është normale e anormale.

PErshendetje!

Per replik debati me shume po te citoji por dhe se si e shikoj kete pjesen qe thua ti me siper;

E para nese une nuk ndihem mire brenda vetes ose per nje arsye apo tjeter s"jam mire,absulutisht sdo trondisja veten qe ejjj shiko se une duhet te jem ne humor per partnerin qe kam ne krah.
Me duket idiotesi e shkalles se pare s"me duket as e drejte as njerzore ndaj vetes.
Ne duhet te kemi humor sepse duhet te jemi mire me veten dhe me njerzit per-rreth po,ne duhet te jemi ne harmoni me aparencen tone fizike sepse duhet te jemi ne harmoni me brendesine tone,por jo se duhet te mbajme nje mashkull pas brekve duke qene te bukrua,dreqi e mori eshte fyese dhe perbuzese per mendimin tim.

Pra ne nje cift disa gjera jane njelloj,s"kam arsye pse te kujdesem une e shume per te mbajtur nje mashkull afer se sa ai mua.
Perse u dashka te kujdesem une ta mbaje ate afer me shume se ai mua?!
Jo o zoteri don is ok, s"don rruga mbare ,se ka tjere meshkuj sic ka e tjera femra per ate,llogarit jane te thjeshta.

Asnjehere po asnjehere ne jete ,s"do ja lejoja vetes te beja dicka jasht vetes sime per te mbajt partnerin apo ku di une.
Normale gjerat jane spontane dhe ndihen ne brendesi pa behen ,por jo si rregull treshi ,no.
 
Patjetër që të dy duhet të kujdesen për ta mbajtur afër njëri-tjetrin, por meqë jemi tek çështja e bukurisë, kjo është një fushë që u përket më shumë grave. Kremërat, bojërat, lyerjet, dietat, depilimet etj. si këto janë gjëra që u takojnë grave. Kështu i ka bërë natyra, e s'mund të kërkojmë barazi këtu.

T'i thuash burrit: "Unë nuk zbukurohem për ty, po për veten ose për të tjerët, e po s'të pëlqeu, rrugë e mbarë, se ka meshkuj të tjerë" nuk më duket mënyra e duhur për të pasur marrëdhënie të mira me të. Madje kur e mendojnë kështu, për mua tregon se nuk e duan burrin.

Në përgjthësi, meshkujt vlerësohen nga femrat për zotësinë, kurse femrat vlerësohen nga meshkujt për bukurinë. Natyra kështu i ka bërë gjërat, e s'mund të shkojmë kundër natyrës.

Filozofi gjerman Emanuel Kant ka thënë: "Nuk ka gjë më acaruese për një burrë se ta quash të trashë nga mendja, kurse për një një grua, ta quash të shëmtuar."
 
Eshte perfundimisht diskriminues si koncept,le te jete rrjedhoje e nenes natyre apo kujdo qofte,pak rendesi ka ne thelb eshte diskriminim gjinor.
 
Natyra nuk është gabim.

Nëse dikush pëlqen një grua të bukur, në vend të një gruaje jo të bukur, e cila kërkon të sillet e bëhet si burrë, kjo nuk është gabim. Ai kështu ndihet.

Nuk mund t'u kërkosh njerëzve të ndihen ndryshe. Ndjenjat janë me të ndjerë, nuk janë me detyrim.
 
Redaktimi i fundit:
Nuk mund ta besoj asnjehere qe nje burre i zgjuar do martonte nje femer qe eshte vetem e bukur.
 
Varet se çfarë kupton me zgjuarsi.

Një grua e zgjuar nuk kërkon të marrë rolin e burrit.
Kurse një burrë i zgjuar, nuk merr një grua që bën rolin e tij.
 
T'i thuash burrit: "Unë nuk zbukurohem për ty, po për veten ose për të tjerët, e po s'të pëlqeu, rrugë e mbarë, se ka meshkuj të tjerë" nuk më duket mënyra e duhur për të pasur marrëdhënie të mira me të. Madje kur e mendojnë kështu, për mua tregon se nuk e duan burrin.

Une se kuptoj ne cilat cifte e ke pare kete,cila grua eshte ajo qe mund ti thote burrit dicka te tille...madje disa bejne si te perveluara duke u krenuar "burri im kshu,e burri im ashtu" tere ledhe e jargavitje,te thuash ti s'ka si kjo....por kete qe ke shkruar,drejt me thene...se kam has kund

Le qe nese flasim per marredheniet ne cift njehere nder Shqiptare,s'guxon as ta mendoje dicka te tille ,pa le ta thote se e di ce pret pastaj!
 
E ndoqa mbreme k'te teme qesharake .... nuk e kuptoj se perse televizori Shqiptar trajton team te tilla ? Edhe sonte po e njenta gje . Shume dobet/varfer... nuk perbejne pike sensi apo motivimi.

Gruaja nuk eshte prone e burrit ... nese dikush te don e te respekton nuk ka rendesi se sa kg je apo qysh dukesh.
 
Sepse kane kultivuar nje publik ordinier dhe ushqejne me "jashtqitje ",se po tu servirin gje tjeter nuk u hahet.
 
Ndersa se femra duhet me qene e bukur per te kenaqur shikimin mashkullor,kjo me duket idiotesi.
 
Varet se çfarë kupton me zgjuarsi.

Një grua e zgjuar nuk kërkon të marrë rolin e burrit.
Kurse një burrë i zgjuar, nuk merr një grua që bën rolin e tij.

Kemi plot shembuj qe femra eshte detyruar qe te beje te dyja rolet .... ndersa ne te kundert kemi pare shume pak qe nje mashkull Shqiptar te beje te dyja rolet.... po theksoj mashkull shqiptar se I huaji nuk e ka prb .

Ceshtje mentaliteti e jo zgjuarsie
 
ehe pastaj merre e perdore si gomone ne det... ;)
 
Ndersa se femra duhet me qene e bukur per te kenaqur shikimin mashkullor,kjo me duket idiotesi.
Në këtë temë ke përdorur një fjalor jo të hijshëm... si derr, jashtëqitje dhe idiotësi. Ki parasysh që këto fjalë na i thua indirekt edhe neve që nuk mendojmë si ty.
Ti si drejtuesja e forumit që je, nuk të takon dhe as të shkon kjo gjuhë. Plus jep edhe një shembull të keq për të tjerët.
Mund të mos pajtohesh me mendimet e të tjerëve në një temë, por s'është nevoja të përdoret kjo gjuhë.
Unë jam pak i habitur, sepse nga aq sa të kisha lexuar, mendoja që ti ishe vetëm e profilit poetik...
 
Ky, i ashtuquajturi "imam", sëbashku me Olsi Jazexhi " Teolog me Diplome", janë fundërrinat e perfaqësisë fetare në Shqipëri......... dhe inkurajimi i vetëm i tyre, që ju jep zemër e guxim të dalin e të flasin proçkulla në publik është audienca fanatike në Kosovë.
Megjithatë, faji sështë as i yni që i degjojmë dhe i shikojmë, po faji është i "perendisë" së Olsit dhe Elvisit, që në vënd qe të merret me fundërrina të tilla që shtyjnë përcarje mes besimeve, karikohet për të shkrepur ndonjë rrufe nëpër pisha në dimër.
 
Kur isha une 150 kile isha problem per komshinjte posht qe me hapat e mia te renda e bera qe te blej 3 komplete filxhanesh, 1 caji dhe dy kafesh, dhe 6 komplete gotash, nje vere te kuqe, nje te bardhe, nje per shampanje, nje birre, 2 rakie, dhe nje martin, dhe kjo e gjitha vetem ne nje dite te vetme. Paramendo sa problem isha per veten dhe per familjen

Por pastaj u dobesova dhe u bera problem i plakes se nuk ha shume
 
Nevo ,

Idiotsi eshte te rrish para pasqyresh 3 ore per i laps syni, duke ndrru ka tre kater her fustonin , te tjerat ne rregull jan. Apo e ben per te kenaq synin tat?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top