Po përgatitet Audi RS3?

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Modeli i automjetit Audi RS3 ka gjasa të paraqitet qysh prej muajit të ardhshëm. Për këtë automjet që moti janë duke menduar dhe pritur adhuruesit e këtij prodhuesi.

Në të do të duhej të integrohej motori turbo me pesë cilindra nga modeli TT RS, i cili me dy litra e gjysmë sa ka transmeton 340 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 450 Nm.

Falë këtij potenciali, RS3 do të mund të përshpejtojë deri në 100 kilometra në orë për 4.6 sekonda.

Jozyrtarisht, Audi RS3 do të duhej të paraqitej në panairin e automjeteve të Frankfurtit në mesin e muajit të ardhshëm. Na mbetet të presim se do ta merr edhe dritën e gjelbër për prodhim serik.
*telegrafi*
 
Back
Top