Transplantimi i organit të kafshës, ndaj së cilës ka dispozita për papastërti, siç është derri p.sh., në trupin e muslimanit, në thelb nuk është e preferuar përveç se nëse ajo është absolutisht e domosdoshme, e nevoja i ka ligjet e veta, me kusht që ajo që konsiderohet e domosdoshme të matet drejt, dhe dobinë nga kjo ta vërtetojnë mjekët muslimanë.
ثshtë e mundshme që dikush të kundërshtojë këtë duke thënë që është e ndaluar ngrënia e mishit, ashtu siç ka ndaluar Kur’ani. Transplantimi i organit në trup nuk është ngrënie. Ajo është shfrytëzim, e Muhammedi ka lejuar shfrytëzimin e pjesë së cofëtinës (konkretisht lëkurën). Cofëtina bashkë (në një vend) me mishin e derrit është e ndaluar në Kur’an, pra nëse është e lejuar për shfrytëzim përveç për ushqim, ajo na shpie në përfundim që shfrytëzimi i derrit, përveç për ushqim, është i lejuar.
Në Sahih transmetohet që Muhammedi, ka kaluar pranë deles së ngordhur, ka pyetur për të dhe i kanë treguar se e kujt është: “Ajo është pronë e robëreshës së liruar të Mejmunes”, e ai tha: “Merreni lëkurën, pastrojeni dhe shfrytëzojeni”. Ata thanë: “Ajo është cofëtinë”, e i Dërguari tha: “ثshtë e ndaluar të hahet ajo.”
Paqe...
D.