Po ju ?!

MasteR

I'm offline
Në seminarin e grave u shtrua tema: “Marrëdhëniet dashurore me burrat tuaj.”
Lektori pyet: “Kush e do burrin me dashurinë e kohës së martesës, le të ngreje dorën!”
Menjëherë u ngritën dy-treqind duar.
“Kur i keni thënë burrit për herë të fundit se e doni shumë?”
Disa thanë që i kishin thënë atë mëngjes, disa dy dit më parë… Disa nga gratë nuk e mbanin mend fare.
Atëherë lektori bëri një propozim të jashtëzakonshëm. Ai i luti zonjat që t’u dërgonin burrave në cellular një tekst të njëllojtë: “ I dashuri im. Më beso, unë të dua shumë, shumë!”
Ashtu u bë. Më tej lektori i luti gratë që të lexonin me zë të lartë përgjigjet që u kishin ardhur. Dhe ato u bindën. Ja përgjigjet:
1. “Sara, je mirë, apo je sëmurë? Më thuaj ku ndodhesh.”
2.“Edhe unë të dua, moj qenushe!”
3.“?!?”
4.“اfarë kërkon të blesh akoma, o djall me brirë?!”
5.“Cila je ti, moj?!”
6.“Mos i bjerë rrotull e rrotull, Rina, por më thuaj si e ke hallin!”
7.“Nuk e kisha pritur kurrë këtë nga ty”
8.“Lora të kam thënë njëmijë herë, mos e tepro në të pirë!”
9.“As mos të të shkojë nëpër mend, se do të të jap para të tjera!”
10.“Shiko Lena: po nuk më the se kujt do t’ia dërgoje këtë mesazh, që ma nise gabimisht mua, do të të mbys me duart e mia! Po ma the edhe mund të ta fal”

Ju sa here thoni te dua dhe cmendoni per kete situate :D
 
Titulli: Po ju ?!

Ne qe skemi burra presim te martohemi njehere e ju themi! :p

Sdqft se e shoh te gjate udhen deri atehere e kush pret :p ose edhe sndodh kurre si dihet ahaha ...une ja them dikujt kur e ndiej e si ta ndiej,skam komplekse te tilla si eshte heret etj etj,varet nga momentet,gjestet,sjellja e dikujt,afrimiteti ...Qofte kjo lidhje shoqerore,dashurore,profesionale ... Fjala ''te dua'' thuhet dhe ne forma te tjera jo vetem ne ate dashurore,permes nje cifti dmth!
Shprehuni njerez se kur dhuroni dashuri,dhuroni jete.. :D
 
Titulli: Po ju ?!

hahahahahahah oo zot sa kam qesh.
Te papara dhe te sinqerta pergjigjet siper,ashtu jane burrat,kalamaj te prapet..:p
Nga eksperienca ime martesore mund te them;

S"ka si dashuria ne martes,eshte rebele,tekanjoze,feminore ,ka zenka ka polemika,por mbi te gjitha eshte nje tip shoqerie e sheqerosur me shaka dhe te forta, qe te zgjasin jeten,te rrisin dashurin per partnerin/en,aq sa jeta jote behet e pakuptim nese s"je ne gjirin e familjes,marteses tende.
 
Titulli: Po ju ?!

S"ka si dashuria ne martes,eshte rebele,tekanjoze,feminore ,ka zenka ka polemika.

Me pelqen te zihemi sepse me shijon pajtimi :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Po ju ?!

lol lol lol
Ate pergjigjen nr.8 e kam marr edhe une: 'Mos pi, te pift dreqi ne bark' :p
 
Titulli: Po ju ?!

Une kur i them dikujte te dua e kam si ritual tia them kshu vuuu :D

Ndaj deri tani sme eshte surprizuar njeri :p
 
Titulli: Po ju ?!

Un e kam msu keq
Po nuk i dhash puthjen dhe sja thash ne pik te mjesit perpara se te shkoj ne pune ( dal perpara ) nderkoh qe akoma po flen per 7 pal qefe perfundon qe me var turit ahahhaha
5 vite qe bashkjetojme dhe akoma vazhdojme tja themi njeri tjetrit 1qind her ne dit.. kot nuk e propozova vet un hahahahah
 
Titulli: Po ju ?!

-'Cfare kerkon te blesh akoma, o djall me brire'
Me shume mundesi kete te me thot lol lol
 
Titulli: Po ju ?!

10.“Shiko Lena: po nuk më the se kujt do t’ia dërgoje këtë mesazh, që ma nise gabimisht mua, do të të mbys me duart e mia! Po ma the edhe mund të ta fal”

Imagjino te ishte shqiptare ky, sdo ia kishte dhene hic kete pergjigje....direkte flake ne shtepi per ta therur :p

kjo puna e te shprehurit ne fakt eshte edhe si mesohet robi.
Ka njerez qe shprehen dhe si rrjedhoje asgje per tu habitur, e ka nga ata qe zor se qisin llafin nga goja :p

diversitet gjithanej
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top