Po jetimët kush i mbron?!

Na Albina Nano
13231172_10207660631572062_1591045486_n.jpg

Me gjithë fatkeqësitë dhe skandalet e njëpasnjëshme që kanë pushtuar realitetin tonë makabër, ngjarja e abuzimeve seksuale me të miturit e shtëpisë së fëmijës në Shkodër është më e kobshmja. Ajo tregon se sa thellë ka depërtuar kalbja në indin e shoqërisë tonë. Shteti ynë është i paaftë të ofrojë sigurinë minimale për këta individë të pambrojtur që i ka në ngarkim. Të mos flasim pastaj për mirëqenie, edukim apo ngrohtësi, se fjala dashuri është shumë e madhe.

Institucionet shtetërore janë përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje të turpshme, që fatkeqësisht ishte e paralajmëruar. اfarë bëri Ministria e Mirëqenies, përkatësisht Shërbimi Social Shtetëror, Avokati i Popullit dhe Bashkia Shkodër pas ngjarjeve të mëhershme të dhunës? اfarë bënë institucionet kompetente pas raportimeve të njëpasnjëshme që vinin nga kjo qendër dhe nga shumë të tjera në të gjithë Shqipërinë? Asgjë! Ia lanë në dorë burokracisë fatin e këtyre njomëzakëve fatkeqë dhe ia hodhën përgjegjësinë njëri-tjetrit! Institucione inkompetente, që njohin shumë mirë kompetencat e tjetrit, por nuk denjojnë të ushtrojnë kompetencat e veta!

Institucione që i kufizojnë kompetencat e tyre në fusha pa asnjë peshë dhe impakt në shoqëri, duke anashkaluar gjithë pjesën tjetër të popullsisë që çdo ditë haset me padrejtësi. Që nga fillimi i mandatit të tij në 2011, z. Totozani do të mbahet mend vetëm për avokatinë e zellshme për të drejtat e një komuniteti të caktuar, por që fatkeqësisht nuk ishin fëmijët jetimë.

Prania e dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike tregon jo vetëm papërgjegjshmërinë e individëve dhe të institucioneve të përfshira, por edhe degradimin e rëndë moral të tyre. Fasadat e trajnimeve për të drejtat e fëmijëve do të mbeten thjesht të tilla nëse për këta fëmijë nuk vendoset drejtësi. Fjalimet boshe të ministrave të radhës, të avokatëve apo të kryebashkiakëve të radhës, do të jenë përqeshja më e madhe, tallja më e madhe për këta individë të pambrojtur, por edhe për ne, sehirxhinjtë patologjikë.

Ndër personat që duhet të ulërijë deri në kupë të qiellit për këtë çështje është edhe Ministri i Drejtësisë, sepse për çfarë duhet një ministri drejtësie që nuk kërkon drejtësi e nuk garanton drejtësi. ثshtë rasti që prokuroria të tregojë rigorozitet maksimal në hetimin e çështjes dhe në hartimin e akuzës. Le të jetë hera e fundit që krime të tilla perverse ndaj shtresës më të pambrojtur të kalojnë thjesht me masa disiplinore.

Në fund, e ka në dorë gjykata të marrë një vendim historik, që individë të tillë të mos gjejnë hapësira në institucione shtetërore, sidomos tek shërbimi social, që më shumë është vokacion i brendshëm, sesa një rrogë apo ofiq. Duhet të bëhet i pamundur rehabilitimi i figurave të njollosura me mizori ndaj jetimëve.

Si shoqëri, si shtet, u detyrohemi shumë këtyre krijesave të vogla e të brishta. Dhimbjen, poshtërimin dhe vuajtjen nuk ua shlyejmë dot, por së paku të vendoset drejtësi dhe të merren masa të mos ndodhin më të tilla gjëra.

Në fund të fundit, gjendjen e një shoqërie e tregon sjellja që ajo ka me më të dobëtin, me të braktisurin. Në jetimoret tona nuk duhet të vazhdojë mbjellja e dhunës, poshtërimit dhe perversitetit, përndryshe këta fëmijë të viktimizuar sot do të shndërrohen nesër në gjenerues dhune. Nëse u flasim të vegjëlve tanë me gjuhën e dhunës, dhuna do të jetë gjuha me të cilën ata do t’i flasin shoqërisë nesër.

Historia botërore dhe ajo e Shqipërisë njeh histori suksesi ndër breza me jetimët e shtëpive të fëmijëve, prej të cilave kanë dalë artistë, profesionistë dhe individë të shkëlqyer që kanë dhënë kontribut të vyer në shoqëri.

Njerëz të shquar dhe udhëçelës si Mandela, Malkolm X, Rojard Kipling dhe Stiv Xhobs kanë qenë jetimë nga të dy prindërit. Megjithatë, të rritur në shoqëri që u ofruan kujdesin dhe edukimin e duhur, ata u shndërruan në personalitete frymëzuese, me kontribut të jashtëzakonshëm, për çka sot njerëzimi u është mirënjohës. Prandaj jam e bindur se çdo fëmijë i rritur me dashuri dhe përkujdes në jetimore apo në familje birësuese mund të ketë një të ardhme të ndritur, jo vetëm për veten e tij, por edhe për shoqërinë.

Mungesa e dashurisë dhe e ngrohtësisë prindërore, e zërit të ëmbël qetësues të nënës dhe e sigurisë që babai ngjall tek çdo i mitur, është një dhimbje e papërshkueshme, që vetëm sytë e atyre fëmijëve të cilët e vuajnë mund ta shprehin. Të mos i shtojmë lotët e këtyre fëmijëve me paaftësinë dhe poshtërsinë tonë. Të paktën kaq mundemi ta bëjmë! /tesheshi.com/
 
Titulli: Po jetimët kush i mbron?!

Dhe te mendosh qe shoqeria civile dhe opozita u ngriten dhe u rrafen me pankarta ne duar per 1 kend lojrash qe po behet tek liqeni, thashe pale ca do bejne per femijet jetim. Por sic duket aha gjume letargjik!
 
Titulli: Po jetimët kush i mbron?!

Po pse shoqeria u ngrit thua? pfff. SHoqeria civile e jona ka vdekur me kohe e vakt. AS do kemi nje shoqeri te ndergjegjesuar ndonjeher.
Cdo dite me ikin shpresat per ate vend te mbrapsht!
 
Titulli: Po jetimët kush i mbron?!

Kush te ngrihet? Ja po shprehim keqardhjen ne ketu apo smjafton!!!
Te tjeret ndoshta e kane degjuar si lajm po larg tyre aman dhe koken le te hane...kshu disi kjo shoqeria jone!
 
Titulli: Po jetimët kush i mbron?!

13260152_489436734594780_3161877106508319750_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top