[h=1]“Po hedhin në erë urën që na lidh me BE”/Shpërthen Rama: President e me radhë para drejtësisë[/h]
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të opozitës që sipas tij po hedhin në erë urën që e lidh Shqipërinë me Bashkimin Europian.
“Duan të hedhin në erë Shqipërinë. Disa parti politike janë kundër Evropës. Reforma në Drejtësi do ndëshkonte të gjithë me radhë, nga presidenti, ish presidenti, kryeministri, ish-kryeministri. Kjo është arsyeja themelore e kësaj orvatjeje, ku bashkohet ankthi nga drejtësia dhe frika nga zgjedhjet. E ku më mirë me shpresë për të realizuar këtë hedhje në erë të sistemit sesa duke marrë peng procesin zgjedhor.
Procesi është për zgjedhjet vendore. Marrja peng e tij është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave. I gjithë plani me përgjime të pahetuara e të dorëzuara tek partia politike, që njofton përgjimet e Gjermanisë para se të dalin, gjetja e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari aspak i përputhur me kalendarin e protestave, flasin vetë. Është një revolucion imagjinar me punonjës bashkie me policë bashkiakë me të rinj rrugëhumbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin”, tha Rama.
g.shqip