“Po hamë helm”, Rama kërcënon tregtarët: 15 vite burg e konfiskim pasurie!

[h=1]“Po hamë helm”, Rama kërcënon tregtarët: 15 vite burg e konfiskim pasurie![/h]
profimedia-0327638623-768x504.jpg

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një tryezë për sigurinë ushqimore, duke paralajmëruar marrjen e masave ekstreme, ndaj atyre që sipas tij u shesin “helm” shqiptarëve.

Sipas shefit të qeverisë, siguria ushqimore, është një sfidë e madhe dhe e vështirë që do ta çojë deri në fund, me çdo kusht e çmim. “Ndryshime në Kodin Penal për të hequr lirinë e kujtdo që me lirinë abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve”, tha Kryeministri.

Një nga aspektet më problematike, sipas tij është aspekti legjislativ, në lidhje me ndëshkimin. Ndëshkimet janë shumë-shumë pak, për të mos thënë zero për kategorinë e abuzuesve. Kjo është një betejë e ndryshme, për të vendosur rend dhe ligj.

“Ata që cenojnë shëndetin, duhet të përballen me një konsenguencë shumë të fortë. Si mundet që vdekja e prodhuar të jetë argumenti për të ndëshkuar dikë. Do të thotë që duhet të vdesë dikush, që ai që e tregton këtë produkt, është e papranueshme dhe i përket një kohe të largët 20 e më shumë vjet të legjislacionit tonë penal dhe krijon kaq shumë mundësi për abuzim dhe korrupsion dhe një shteg të mbyllur për goditjen e abuzuesve”, tha Rama.

Por duke pranuar se nuk ka garanci absolute, Rama ka kujtuar ndryshimet në Kodin Penal për ndëshkimin me burg të kujtdo tregtari abuzues që dëmton shëndetin e njerëzve përmes ushqimit.

Sipas shefit të qeverisë do të marrin fund gjobat dhe këtej e tutje do të ketë dënime deri në 15 vite burg dhe konfiskim pasurie.

“AKU ka gjetur ushqime të skaduara me tonelata dhe asgjë nuk ka ndodhur. Për prokurorët kjo nuk përbën një çështje. 10-15 vjet burg, ndaj abuzeve dhe heqje përfundimtare të heqjes së lirisë për tu marrë me këtë aktivitet, dhe gjoba të rënda ndaj atyre që iu është shkaktuar dëmi. Një tjetër çështje po shikohet edhe sekuestrimi i të gjithë aseteve pasurore ndaj abuzuesve”, paralajmëroi Kryeministri.
g.shqip


 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top