Po emertimi “alban”, ku e ka zanafillën ?

Lauri

Anunnak
Po emertimi “alban”, ku e ka zanafillën ?

Sami Frasheri pohon se emërtimi “Albania” është përmëndur nga gjeografet e Greqisë së vjetër dhe të Romës, për krahinat e Dagestanit dhe të Shirvanit në Kaukaz. Por edhe Skocia (e Anglise) emrin e lashtë e ka «Albani» ose «Albania» (1*) Po kështu edhe Qëndra fetare (e priftërinjve) të eolëve pranë Romës, më parë quhej Alba Longa dmth Albania e mërguar. (2*)

Siç dihet, të gjithë Mbretërit Pellazgë të Lashtësisë, popujt dhe vëndin ku jetonin apo e pushtonin, i emërtonin me emrin e tyre (Aleksandri i Madh la pas vetes, afro 70 qytete me emrin e tij). Me qënëse rrënja “alb” haset si toponime në disa kontinente, duhet kërkuar një Kryembret, që ta ketë emrin ALBAN ose me rrënjën ALB.

Studiuesi i shquar i pellazgollogjisë, shqiptare dhe botërore, Niko Stillo, pohon se “Albani-Ari-Floriri, themelues i kësaj dinastie (të albanëve) rrojti në shk. 21 pk. Emri i vërtetë i tij është Momfeu, mbret i اamërisë (në greqisht Thesprotia dmth Vëndi i Parë). Ky vënd më vonë u quajt Epir... Në shkrimet etruske, me alfabetin e sotëm shkruhet Alpanu dhe Alpan, grekët „p“ e ndruan me „v“ dhe latinët me „b“, për rrjedhoj kemi emrin Alban... Ndërsa për Albanët, nga historianët antikë grekë e latinë ka të dhëna, për prijësin Alban nuk gjejmë as një citat. Natyrisht kjo s’ka ndodhur rastësisht .“ (3*)

Përdorimi i rrënjës „alp“ dhe me vone „alb“nga latinët, (Vargmalet e Alpeve te Europes dhe Shqiperise) ruajti të njejtin kuptim ezoterik, me kuptimin e Dritës diellore dhe Bardhësise. Pra emrin pellazg të Mbretit Momfeu apo Alpan, mund ta përkthejmë Mbreti-Diell, siç e mbiquanin veten Faraonët dhe Mbretër të tjerë ne Lashtesi. Në mbretërinë e Albanit, në اamëri, ndodhen të tre mbretëritë ezoterike: ajo Qiellore (në malin e Olimpit), ajo Tokësore (Dodona, faltoria e parë Pellazge) dhe Nëntokësore (Hadi apo Ferri i Dante Aligerit). Në të treja sundoi Albani dhe bijtë e tij. Kjo familje hyjnore çame, i dha europianëve gërmat që përdorin, dhe me të cilat ata shkruan Historine e tyre, copëzat e së cilës lexohen sot nën emrin e Homerit (“Iliada” dhe “Odisea”) si dhe shumë shpikje, një prej të cilave lidhet edhe me emrin e sotëm të Europës. Ky emer i takon mbesës së Alpanit, që ne e njohim me emrin Athina, por që emërtohej edhe Europa, sepse ndërtoi urën mbi lumin Eufrat (E UY UR PA dmth “te parën ure shikoi” ). (4*). Kjo Histori familjare e Albanëve ,e mitizuar dhe adaptuar për nevojat e feve të reja, ndodhet edhe në dy librat e shenjtë, tek Bibla dhe Kurani (“Etruskishte Toskerishte”). Emrin e Mbretit-Diell dhe simbolit hyjnor të tij - Shqiponjës, sot e ka gjuha dhe Kombi ynë, pasardhës të Dinastisë Pellazge të Albanëve.

Për çdo njeri, mbetet mister se përse ALBANI, u fshi nga Historia e Lashtësisë. Por po të rradhisim disa nga emrat qe i përkasin këtij mbreti pellazg të اamërise, e gjithë Historia e Lashtësisë europiane që studiohet sot, do të bjerë si një kështjellë rëre. Ja disa nga emrat e Albanit: Joni, Osiris, Elini (Heleni), Egjipti etj. Gjithashtu ai ishte baba i dy Mbretërve luftarakë dhe shpikës: Sharrias dhe Nakos edhe këta me shumë emërtime, ndërmjet të cilëve Sheshosi, Kadmi, Finiku, Prometeu, Zeusi, Dionisi, At-i, Mino (mbret i Mikenës), Oqeanos, Danai, etj. Historia e Lashtësisë, këto emërtime të shumta të Kryembretit çam, ALBANIT (Alpanit), të dy bijve të tij të famshëm dhe familjes së tij, si copëzat e kristalit, i ka thërmuar në mbretër të shumtë e pa asnjë lidhje midis tyre. Jam e bindur se eshtë e afërt dita, kur studiuesit shqiptarë, do ta zgjidhin përfundimisht, këtë lëmsh shekullor të Historisë së Lashtë europiane.

Natyra e dyfishtë (ezoterike dhe historike) në emërtimin dhe krijimin e gjuhës sonë, që zbulon zhvillimin botkuptimor (mitik dhe shkencor) të njeriut mbi Tokë, nuk gjëndet tek asnjë gjuhë tjetër.

Si përfundim: Kjo Histori zanafillore e Europës dhe më gjërë, ndodhet brënda tre emrave të gjuhës që flasim, arbereshe - shqipe - albaneze dhe të Kombit tonë, Arbëresh - Shqiptar - Alban.

Fatbardha Demi, Tiranë - Maj 2012
(1*) - f259 S.Frashëri (po aty)
(2*) - f19 N.Stillo „Iliriada“ Athinë, 2005

(3*) - f7 (po aty)

(4*) - f315 Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte"
 

Attachments

  • harta shqipatre.jpg
    harta shqipatre.jpg
    11.5 KB · Shikime: 23
Back
Top