Po çudisim botën!

eGo0sTyle

System Engineer

Nga Arben Duka



Tani që Vjedhori,

Mbaroi maskaradën,

Sala me të tijtë,

Po vijon estradën!



اudi mbi çudira,

Nga Sala po dëgjojmë:

“Eja o vjedhur,

Që të bisedojmë!”



Bashkinë që kishit,

E vodhëm me zor,

Tash duhet të flasim,

Për Kodin Zgjedhor!



Bëmë atë që deshëm,

Ndaj jemi në formë,

Dhe jemi të gatshëm,

Të bëjmë reformë!



Ky nuk është cinizëm,

As hipokrizi,

Dhe përkthehet thjeshtë,

Një paturpësi!



Hapu dhe të futem,

Hapu toka ime,

Kanë dal kusarët,

Dhe bëjnë propozime!



Ai që na vodhi,

Na bëri kërdinë,

I thotë Edit eja,

Po harro Bashkinë!



Eja o i vjedhur,

Pas krimit të flasim,

Dhe plaçkën e vjedhur,

Fare mos e ngasim!



Hapu dhe të futem,

Hapu toka ime,

Kusarët pas dasmës,

Duan bisedime!



ا’të themi më shumë,

Fjalën si ta ngasim,

Nuk ka dialog,

Në ata që vrasin!



Po ulim kurrizin,

Po çudisim botën,

Nuk ka bisedime,

Me një që vjedh votën!



Sikur Edi Rama,

Të nis bisedimet,

Sala amnistohet,

Për të gjitha krimet!​


Burimi : Shekulli.
 
Pe: Po çudisim botën!

HaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHaHa
 
Back
Top