Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Plotësimi i dëshirave fëmijërore për shkak të qarjes së tyre pranë prindërve

Plotësimi i dëshirave fëmijërore për shkak të qarjes së tyre pranë prindërve
Shkruar nga Muhammed Ibrahim el-Hamed


Mjaft shpesh ndodh që fëmija të kërkojë diçka nga prindërit, qoftë nga nëna apo nga babai, dhe kur ata ia refuzojnë, fëmija ia shpërthen të qarit të vrullshëm duke provuar kështu se mos arrin qëllimin e dëshiruar.
Natyrisht, prindërit kjo e qarë shumë shpejt do t’i bëjë nervoz dhe do të shpejtojnë që ta plotësojnë “dëshirën” e fëmijës, qoftë për shkak të asaj se iu dhimbset, qoftë për shkakun e thjeshtë që ta bëjnë të hesht e të shpëtojnë nga zhurma e tij.

Ky është ndër gabimet më të rrezikshme në edukimin e fëmijëve dhe pashmangshëm rezulton me dobësimin e shpirtit dhe personalitetit të fëmijës.
Dr. Muhammed Sigab thotë: “Kam dëgjuar nga Malik b. Nebijji se i është drejtuar një njeri duke kërkuar nga ai këshillë se si ta edukojë fëmijën e vet të posalindur. Ai e pyeti: “اfarë moshe ka fëmija?” Njeriu iu përgjigj: “Një muajsh.” Maliku iu përgjigj: “Treni yt qëmoti paska kaluar.
” Unë, atëherë, kam menduar se Maliku është sjellë shumë lehtazi ndaj kësaj çështjeje dhe se ka patur mundësi të sillet më mirë. Mirëpo, kur i kam hyrë më në thelb kësaj çështjeje dhe kur kam menduar mbi këtë, e kam parë se Maliku ka patur plotësisht të drejtë. Ngase, çdo herë që fëmija qan, nëna menjëherë nxiton ta ushqejë. Kështu, që në ditët më të hershme të jetës së vet, fëmija mëson se e qara është mjet për plotësimin e nevojave dhe dëshirave. Fëmija me këtë vetëdije edhe rritet.

Marrë nga libri: “Gabimet e rrezikshme në edukimin e fëmijëve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back