Plazhet më romantike të Mesdheut

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kleopatra dhe Mark Antoni. Helena e Trojës dhe Paridi. Jay-Z dhe Beyonce. Pamela Anderson dhe Kid Rock. Sofia Loren dhe Karlo Ponti. Këta janë disa prej lidhjeve romantike që janë frymëzuar në terrenin mesdhetar. Qëkur romanca njerëzore është krijuar, Mesdheu ka sunduar si një prej destinacioneve më të përshtatshme për kremtimin e dashurisë. Fshatrat e bardhë dhe blu dhe uji i kristaltë një diçka tipike mesdhetare. ثshtë vetë natyra e Mesdheut që e bën atë romantik. Ashtu si dashuria, romanca ofrohet në manifestime të ndryshme. Për disa të dashuruar, plazhi perfekt duhet të ketë ujë të pastër dhe rërë të bardhë. Për të tjerë duhen dhe shtëpitë e bardha me çati të ngjyera në blu. Secili ka një ide të ndryshme për plazhin që ofron romanticitetin e nevojshëm për çdo rast. Në Thasos, deti është i pastër dhe blu. Sipas atyre që kanë pushuar atje, Thasos arrin t'i krijojë kujtdo një gjendje romantike, me anë të bukurive të pafundme. Ndërkohë, në plazhin e Kleopatrës në Turqi edhe rëra me refleks rozë, reflekton ngjyrën e dashurisë. ثshtë pikërisht ky vendi, ku thuhet se Mark Antoni e ka bërë për vete Kleopatrën, pikërisht duke krijuar këtë plazh magjepsës. Gjithashtu është dhe Santorini. Shumë pak vende në tokë mund të jenë aq joshës sa ky ishull grek, ku fshatrat me shtëpi të bardha e çati blu, janë vendosur mbi honet vullkanike. Aty mund të gjeni një tavernë të këndshme, plot me prodhime deti të freskëta shoqëruar me uzo të mrekullueshme dhe pamje nga deti. Kroacia është një destinacion tjetër romantik i Mesdheut. Ishulli i Hvarit ndodhet rreth pesë kilometra nga bregu dalmat dhe është një vend që meriton të vizitohet. I mbushur me fusha plot me livando dhe i rrethuar nga të gjitha anët nga deti gjysmë-tejdukshëm ngjyrë gurkali, ishulli ushtron mbi këdo një tërheqje të parezistueshme. Hidra, një ishull tjetër në Greqi është i denjë për listën e plazheve më romantike të Mesdheut. Përveç makinave që transportojnë plehrat, në këtë ishull nuk ka trafik të motorizuar. Në ishull dominon arkitektura tradicionale sepse çdo ndërtesë e re duhet të ndërtohet në mbetjet e një ndërtese të vjetër dhe sipas atij stili. Si përfundim, nga kjo del një ishull i vjetër peshkimi magjepsës.
Santorini, Greqi

Shumë pak vende në tokë mund të jenë aq joshës sa ky ishull grek, ku fshatrat me shtëpi të bardha e çati blu, janë vendosur mbi honet vullkanike. Aty mund të gjeni një tavernë të këndshme, plot me prodhime deti të freskëta shoqëruar me uzo të mrekullueshme dhe pamje nga deti.

Hvar, Kroaci

Ishulli i Hvarit ndodhet rreth pesë kilometra nga bregu dalmat dhe është një vend që meriton të vizitohet. I mbushur me fusha plot me livando dhe i rrethuar nga të gjitha anët nga deti gjysmë-tejdukshëm ngjyrë gurkali, ishulli ushtron mbi këdo një tërheqje të parezistueshme.

Hidra, Greqi

Përveç makinave që transportojnë plehrat, në këtë ishull nuk ka trafik të motorizuar. Në ishull dominon arkitektura tradicionale sepse çdo ndërtesë e re duhet të ndërtohet në mbetjet e një ndërtese të vjetër dhe sipas atij stili. Si përfundim, nga kjo del një ishull i vjetër peshkimi magjepsës.

Kleopatra, Turqi

Kleopatra dhe Mark Antoni thuhet se dëfreheshin në këtë rrip të mrekullueshëm rëre pranë Alanias, pjesën jugore të bregut mesdhetar turk. Sipas legjendës, ai krijoi plazhin për të dashurën e tij në kohën që po përpiqej të fitonte dashurinë e saj.

Stefan, Mal i Zi

Ishulli Stefan e çon idenë e romancës në një nivel tjetër. Ky destinacion në Adriatik duket sikur vjen nga një erë tjetër dhe është i rrethuar nga një mur që zhytet thellë në detin ngjyrë safiri. Thuhet se ky është vendi, ku Sofia Loren dhe Karlo Ponti nisën historinë e tyre të dashurisë në vitet '60.

Taormina, Siçili

Kjo është një prej skenave të klasit të lartë, që vizitohet nga shtresa e lartë e shoqërisë. Madje dhe dyshja e famshme e stilistëve, Dolce & Gabbana e kanë shpallur botërisht dashurinë e tyre për këtë vend. Nga plazhi me diell, mjafton një teleferik për t'u ngjitur në pjesën mesjetare të fshatit.

Pesë Tokat, Itali

Pesë fshatrat që duke sikur bien nga majat e shkëmbinjve dhe të rrethuar me vreshta, në Liguria, përgjatë Rivierës Italiane janë një prej vendeve më romantike në Mesdhe. Pesë fshatrat lidhen nga një rrip toke që quhet "Via Dell'Amore (Rruga e Dashurisë".

Thasos, Greqi

Ky është një ishull autentik dhe një alternativë për turistët që duan t'u largohen turmave të njerëzve që gëlojnë gjithandej në Greqi, në periudhën e botës. Thasos është i mbushur me pyje pishash dhe më një klimë shumë më të lagësht se klima e thatë e Santorinit.

Lopud, Kroaci

Lopudi ndodhet një orë lundrimi nga Dubrovniku dhe është një ishull tjetër magjepsës në Mesdhe. Ai është ishulli i vetëm i banuar në zinxhirin Elafiti të ishujve kroatë, me rreth njëqind banorë dhe asnjë automjet. Shumica e plazheve janë shkëmborë, por ka gjithashtu dhe disa parajsa ranore.

Bregu i Smeraldtë, Sardenjë, Itali

Në veri të Sardenjës, Bregu i Smeraldtë është një prej pjesëve më të mrekullueshme të ishullit. Me ujin aq blu dhe rërën aq të bardhë, duket sikur nuk ekziston vend tjetër si ai. Aty mund të gjenden plot hotele, por më interesante janë vilat romantike italiane që jepen me qira.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top