Plas Canabis, zbulohen parcela të tëra nga veriu në jug

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
KURBIN - Një sasi prej 200 rrënjësh kanabis sativa është zbuluar dhe sekuestruar në fshatin Gërnac të komunës Milot në rrethin e Kurbinit. Policia vuri në pranga dy persona ndërsa po punohet për të identifikuar bashkpunëtorë të mundshëm në këtë rrjet të kultivimit të bimëve narkotike.
Lënda narkotike u zbulua fillimisht në parcelën e shtetasit Ahmet Hasneziraj, i cili e kishte mbjedhur sasinë e rrënjëve të Kanabis Sativa në të njëjtën parcelë ku kishte mbjedhur edhe misër. Kontrollet janë zhvendosur edhe në disa parcela të tjera, ku u sekuestruan disa bimë të tjera në gjendje të thatë në parcelën e shtetasit Xhafer Hasneziraj. Me tej efektivat e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Kurbinit kane kontrolluar edhe banesat e shtetasve te siperpermendur, ku gjeten serish Canabis Sativa. Kontrollet kane zbuluar edhe një sasi armësh dhe municionesh luftarake në banesën e shtetasit Xhafer Hasneziraj.Tre pushkë dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh janë gjetur në banesën e Xhafer Hasneziraj, i cili së bashku me kushëririn e tij Ahmet Hasneziraj janë ndaluar nën akuzën e prodhimit të bimëve narkotike dhe poseidimit të armëve dhe municioneve luftarake.
KRUJث - Arrestime të tjera në Krujë për bimën e Canabisit. Pas zbulimit të 5 100 rrënjëve dhe nje kontigjenti tjetër prej 2 800 rrenjësh, sot policia ka vënë në pranga edhe 3 persona të tjerë. Ata akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike të sipërpërmendura. Po sot aksioni 'Kroi i Gjarprit' ka arritur të zbulojë dhe të asgjësojë 2 951 rrënje Canabis Sativa në zona të pyllëzuara të fshatrave "Shkrete" "Mafsheq" "Shjeze"dhe Brret" të komunes "Cudhi". Aksioni u krye nga efektivat e Seksionit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres ne bashkepunim me efektivat e Komisariait te Policise Kruje. Po vazhdon puna për identifikimin e autorëve poseidues të këtyre parcelave të mbjellura me bime narkotike.

VLORث- Policia e Vlorës ka asgjësuar 500 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, të cilat janë zbuluar në zona të ndryshme të këtij rrethi. Bimët narkotike u asgjësuan gjatë 48 orëve të fundit në aksionet e ndërmarra në fshatrat Armen dhe Velçë, respektivisht 25 dhe 45 km në lindje të qytetit të Vlorës. Ky aksion i policisë ka pasuar edhe disa aksione të tjera që policia ka ndërmarë prej disa javësh në rrethin e Vlorës, për të asgjësuar bimët narkotike të kultivuara në zona të ndryshme.
Shekulli
 
Back
Top