Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Plani i NASA-s për të fituar triliona nga pasuritë hapësinore

  • NASA ka zbuluar planet për fillimin e një misioni, që do të eksplorojë mundësinë e shfrytëzimit të asteroideve si miniera
Tregtia e asteroideve

tregtia-e-asteroideve-1-150x150.jpg
tregtia-e-asteroideve-5-150x150.jpg
tregtia-e-asteroideve-4-150x150.jpg
tregtia-e-asteroideve-8-150x150.jpg


NASA ka lajmëruar se në vitin 2016 do të nisë një mision, që ka si objektiv hedhjen e themeleve në shfrytëzimin e asteroideve si miniera të metaleve, një aktivitet ky që do të shtojë triliona në ekonominë botërore.

Anija hapësinore “OSIRIS-REx” do të arrijë në asteroidin Bennu në vitin 2018. Ajo do të ketë si qëllim mbledhjen e materialeve të caktuara kozmike dhe kthimin e tyre në planetin tonë.

Shkencëtarët shpresojnë që misioni të përshpejtojë teknologjinë e duhur, që do t`u bëjë të mundur njerëzve t`i përdorin asteroidet si miniera metalesh të rralla.

Kërkuesit e NASA-s shprehen se përqendrimi i lartë i materialeve të papërpunuara, që gjenden te asteroidet, siç janë elementet përbërëse të karburantit dhe metalet e çmuara, si hekur dhe platin, mund të bëhen furnizuese të pashtershme të Tokës në të ardhmen.

“Mungesa e burimeve të metaleve të papërpunuara ka shkaktuar inflacion global dhe ka nxitur tensione ushtarake midis shteteve”, thanë ekspertët.

Masa e asteroideve varion nga disa metra deri në qindra milje. Shkencëtarët besojnë se edhe një asteroid i vogël me përmasat e një shtëpie duhet të përmbajë metale që mund të vlejnë miliona dollarë.

“Për shembull, asteroidi i quajtur S-type mund të përmbajë sasi të mëdha (650.000 kg) metale. Nga këto, 50 kg janë shumë të rralla, si: platin dhe ar”, tha Dante Laureta, nga Universiteti i Arizonës, që është drejtuesja e hetimit të NASA-s për këtë mision.

Problemi qëndron në faktin se përgatitja dhe fillimi i një misioni hapësinor kushton miliona ose miliarda dollarë. Një tjetër sfidë është specifikimi në hartë dhe analizimi i metaleve, që më pas do të nxirren nga asteroidet.

Misioni “OSIRIS-REx” synon që, me udhëtimin e tij në hapësirë, të sigurojë eksperiencën e duhur për këtë mision, që do t`i sigurojë Tokës triliona dollarë.

Anija kozmike, që është planifikuar të niset në shtator të vitit 2016, do të arrijë në asteroidin Bennu në tetor të vitit 2018 dhe do të studiojë nga afër detajet e asteroideve dhe përmbajtjen e tyre.

Qëllimi kryesor i misionit do të jetë shkencor, meqë asteroidet bëjnë pjesë në kategorinë e “relikeve” për sistemin tonë diellor. Astronautët do të analizojnë modelet dhe origjinën e tyre.

Anija kozmike do të masë gjithashtu se si ndikojnë shtytjet e rrezeve diellore në orbitën e asteroidit Bennu, për të kuptuar më mirë rrezikun që mund t`i sjellin Tokës pjesëzat e tij.

NASA ka projektuar rezervë të trefishtë për misionin, nëse përpjekja e parë dështon, skuadra mund ta provojë edhe dy herë të tjera sfidën e marrjes së paku të 60 gr mostër.

Misioni do të jetë një provë për konceptin, nëse njeriu mund të shkojë në një asteroid, të marrë metalin e tij dhe ta sjellë atë në planetin e tij.

Hapi tjetër është industrializimi i mostrave të marra, por duhet mbajtur parasysh se, për çdo pjesë, është shpenzuar gjysma e vlerës së saj vetëm për ta sjellë në Tokë.

Vitin e shkuar, një grup shkencëtarësh, me mbështetjen e kompanisë “Google” dhe të regjisorit James Cameron, zbuluan planet për një sipërmarrje private që do të ‘minierizonte’ asteroidet.

Kompania “Planetary Resources”, është fillimisht duke u përqendruar në zhvillimin dhe shitjen e anijeve kozmike robotike me kosto të ulët për misionet vëzhguese.

Brenda pesë ose dhjetë viteve, pritet që progresi të vazhdojë nga shitja e platformave vëzhguese në dhënien e shërbimit për nxjerrjen e metaleve nga asteroidet.

Projekti privat parashikon të gjurmojë qindra asteroide, që kalojnë relativisht afër Tokës dhe të nxjerrë prej tyre materialet e papërpunuara, që kushtojnë miliarda dhe triliona dollarë.

Jo të gjithë misionet do të jenë fitimprurëse. Përveç mbledhjes së metaleve, si NASA, ashtu edhe projekti privat, parashikojnë mbledhjen e furnizimeve që do të ndihmojnë misionet e tjera hapësinore.

Një asteroid i vetëm në sistemin tonë diellor, 241 Germania, përmban brenda minerale me vlerë 95.8 trilionë dollarë, afërsisht sa GDP-ja vjetore e gjithë botës.
G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back