Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Plani i Ban Ki-Moonit merr mbështetjen e Këshillit të Sigurimit

(I plotësuar) Raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, për rikonfigurimin e UNMIK-ut, respektivisht shtrirjen e misionit të BE-së në Kosovë, EULEX – e i cili është kundërshtuar nga Prishtina zyrtare - ka marrë mbështetjen



Plani i Ban Ki-moonit është kundërshtuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni i cili në mbledhjen e këtij këshilli – që është mbajtur të mërkurën mbrëma në New York – ka thënë se Kosova mirëpret EULEX-in por jo me plane që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ndërkaq shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier në fjalimin e tij deklaroi se kur EULEX-i të shtrihet në Kosovë në bazë të 1244 atëherë UNMIK-u do ta rishikoj pozicionin e vet duke e quajtur Kosovën shoqëri të ndarë etnikisht.

Ndërsa shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq shprehu kënaqësinë e tij që çështja e pavarësisë së Kosovës ka shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për marrëveshjen që është arritur për shtrirjen e EULEX-it në bazë të kërkesave të Serbisë.

Gjatë mbledhjes me fjalët e tyre janë paraqitur ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të cilët i dhanë mbështetje planit të Ban Ki-moonit për rikonfigurimin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë, mirëpo mendimet e tyre ishin të ndara në dysh, varësisht prej shteteve që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pas mbledhjes së këtij këshilli, është lëshuar një deklaratë presidenciale - ku potencohet se EULEX-i do të funksionojë nën ombrellën e OKB-së.

Deklarata Presidenciale e Këshillit të Sigurimit

"Këshilli i Sigurimit e ka parasysh raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për UNMIK-u të datës 24 nëntor 2008, dhe duke marrë parasysh pozicionet e Beogradit dhe Prishtinës për raportin të cilat u reflektuan në deklaratat e tyre, e mirëpret qëllimin e tyre për të bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare Këshilli i Sigurimit e mirëpret bashkëpunimin në mes të OKB-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, në kuadër të Rezolutës 1244 të OKB-së, dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për ta avancuar perspektivën evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor, e që do të ishte kontribut vendimtar në prosperitetin dhe stabilitetin rajonal"

Kush çka tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit?
- disa fragmente –

Rosemary DiCarlo (SHBA)
Ambasadorja amerikane, Rosemary DiCarlo, ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm. Ajo ka theksuar se Prishtina e ka bërë të qartë se e kundërshton 6 pikat, por se mirëpret vendosjen e EULEX-it. Ndërkohë ajo bëri të qartë se pret që edhe Serbia të ndihmojë vendosjen e EULEX-it.
DiCarlo, në fjalimin e saj theksoi po ashtu se 52 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe paralajmëroi se do të ndodhin edhe njohje të reja.

Lamberto Zannier (UNMIK)
Kryeadministratori i Kosovë, Lamberto Zannier, i cili përveç se ka deklaruar se UNMIK-u mbetet organi që garanton ligjin në Kosovë, ka theksuar se plani i Ban Ki-Moonit është e vetmja garanci për shtrirjen e misionit EULEX.
"Raporti i Ban Ki Moon përcakton shtrirjen e EULEX dhe UNMIK-u ka filluar të përshtatet me ndryshimet në bazë të Rezolutës 1244", ka thënë Zannier.

Skënder Hyseni (Kosovë)
Gjatë fjalës së tij, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se vendosja e misionit EULEX duhet të respektojë integritetin e Kosovës dhe ka nënvizuar se procesi i pavarësisë është i pakthyeshëm.
"Qeveria jonë zotohet për të bashkëpunuar me EULEX-in derisa punojmë për të zbatuar Kushtetutën e Kosovës dhe për të forcuar sundimin e ligjit në tërë Kosovën, objektiv ky në të mirë të gjithë popullit të Kosovës dhe me interes për të gjitha vendet e rajonit", ka thënë ndër të tjera Hyseni.

Vuk Jeremiq (Serbi)
Ministri serb Vuk Jeremiq ka thënë se "Serbia është e palëkundur për të mbrojtur pozitën e saj në Kosovë. Sipas tij, nuk është e vlefshme që pavarësia e Kosovës të trajtohet si rast unik.
"Ne do përdorim çdo mjet diplomatik për të mbajtur Kosovën dhe plani 6 pikësh do intensifikojë rolin e Serbisë në Kosovë. Për këtë arsye ne ftojmë të gjithë që ta miratojnë këtë plan", ka deklaruar Jeremiq.

Karen Pierce (Britani e Madhe)
Ambasadorja e Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pierce e theksoi në mënyrë të fuqishme mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. "Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e pandalshme. Me këtë pajtohet edhe vetë raporti i sekretarit të përgjithshëm", ka thënë ajo.
Duke reaguar ndaj komentit të ministrit serb Vuk Jeremiq se, "Serbia po e kthen sovranitetin mbi Kosovën...", Pierce ia rikujtoi atij se pavarësia e Kosovës nuk ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, por ajo ishte një proces i gjatë që solli stabilitetin në Evropë.

....sovranitetin e Republikës së Kosovës e kanë mbështetur në fjalimet e tyre edhe ambasadori francez, belg, ai italian dhe disa të tjerë – kurse ambasadori i Kroacisë shtoi se pavarësia e Kosovës ka dhënë një kontribut të fuqishëm për paqen në rajon dhe Evropë. /Telegrafi/
 
Titulli: Plani i Ban Ki-Moonit merr mbështetjen e Këshillit të Sigurimit

....sovranitetin e Republikës së Kosovës e kanë mbështetur në fjalimet e tyre edhe ambasadori francez, belg, ai italian dhe disa të tjerë /Telegrafi/

Nuk kishte te tjere loverdjali. Madje ata te tjere qe ju i potenconi jo qe nuk e mbeshteten pavaresin por e njollosen dhe perdhunuan vullnetin dhe sakrificen e ketij populli, madje disa nga ta kete vullnet e quajten edhe ILEGAL. Pra, Rusia, Indonezia, Libani, Afrika e Jugut dhe Kina madje bene kerkese qe te mbohet sovraniteti i Serbise. Madje ambasadori i Indonezise ishte shume i shqetesuar per dhunen e qe ju kishin nenshtruar serbet nga ana e Shqiptareve. Turp, Turp, Turp per Indonezin. Madje Ambasadori i Libanit e nisi genjeshtren e tij me Bismilahirrahmanirrahim. Turp. Turp. Turp.
 
Titulli: Plani i Ban Ki-Moonit merr mbështetjen e Këshillit të Sigurimit

Libise, jo Libanit
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back