Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Planeti Tokë dhe e ardhmja e tij

taka_uzina.jpg


Planeti Tokë po pëson çdo ditë ndryshime të mëdha të cilat rëndojnë edhe në jetën tonë të përditshme. Ndryshimet klimatike dhe shterimi i resurseve natyrore janë faktorë shqetësues për vashimin normal të jetës në tokë.

Tema e studimit të Institutit të Burimeve Botërore për 2014 ka të bëjë me sfidat e reja dhe ndikimin e tyre në mjedis, qendrushmërinë dhe zhvillimin ndërkombëtar.

Presidenti i Institutit të Burimeve Botërore, Andrew Steer, thotë se në 2014, shtresa e mesme e popullsisë do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, duke vënë në dukje se popullata është rritur nga një miliardë banorë në 1990 në tre miliardë banorë në vitin 2010. Popullta botërore pritet të kapë tetë miliardë banorë në vitin 2030, me një shtresë të mesme prej pesë miliardë personash. Lidhur me këtë prirje, Steer shtron pyetjen:

“A mund të gëzojmë begati në të njëjtën kohë kur na duhet të ruajmë qendrueshmërinë? Ne besojmë se përgjigja është ‘po’, por këtë vit duhen marrë disa vendime të rëndësishme për mënyrat tona të veprimit”.

Steer e quan 2014 vitin e qyteteve. اdo ditë, thotë ai, 270 000 njerëz ngrihen ekonomikisht dhe vendosen në qytete.

“75 milionë këtë vit, 75 milionë vitin e ardhshëm, 3/4 e miliardit këtë dekadë, 3/4 e miliardit dekadën e ardhshme”.

Ajri i ndotur është faktoi që ka ka sjellë një milionë vdekje të parakohëshme. Prandaj Steet thotë se qytetet po ristrukturohen për të patur kushte më të mira banimi. Ai përshkruan se si Brazili, ku 85 përqind e banorëve jetojnë në qytet, ka hyrë në rrugën e ndryshimeve, njofton VOA.

“Brazili ka tani një ligj të ri të shkëlqyer që parashikon plane për qarkullimin në tre mijë qytete, si do të shkojnë njerëzit në punë dhe si do të lëvizin për nevojat e tjera të përditëshme. Brazili që filloi transportin e shpejtë urban Curitiba. Tani, më shumë se 12 milionë banorë përdorin këtë sistem çdo ditë. 300 qytete nëpër botë që po rriten me shpejtësi kanë transporte të shpejta urbane”.

Bota po humbet pyjet me një ritëm prej 50 fushash futbolli në minutë. “Dy miliardë hektarë nëpër botë do të transformohen”.

Qeveritë botërore kanë premtuar të përtërisin 150 milionë hektarë deri në vitin 2020. Steer thotë se kjo është si të mbyllësh 350 mijë uzina energjetike që punojnë me qymurguri. Megjithatë, Kina që është ndotësi më i madh i mjedisit në botë, thotë se do të shtojë 363 uzina energjetike me qymyrguri.

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një takim të nivelit të lartë për ndryshimet klimatike, vendet do të shpallin masat e tyre për çlirimin e gazeve që ndikojnë në ndryshimin e klimës dhe negociatat do të vazhdojnë për një traktat në vitin 2015.

Andrew Steer thotë se çështja kryesore që duhet të trajtohet këtë vit është se si të ulet niveli i bioksidit të karbonit në të ardhmen dhe si të ndihmohet ekonomia.

/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back