Planeti Mars.

MasteR

I'm offline
13533277_1711963855724981_2291713418866662910_n.jpg


Planeti Mars.
Distanca/Orbita rreth Diellit: 227,943,824 km.
Distanca me e afert me diellin: 206,655,215 km.
Distanca me e larget me diellin: 249,232,432 km.
Distanca e Marsit nga Toka eshte:33.9 milion milje,ose 54.6 milione km
Rrezja Mesatare: 3,389.5 km.
Perimetri Mesatar: 21,344 km.
Volumi: 163,115,609,799 km3.
Graviteti i Siperfaqes: 3.71 m/s2
Rrotullimi rreth vetes:24.6 ore ose 0,26% me e gjate se ne Toke
Rrotullimi rreth diellit:686 dite tokesore
Temperatura;-87 grade C deri ne -5 grade C
Numri I Henave 2:Phobos dhe Deimos
Perberjet Atmosferike: Dioksid i karbonit 95,32%, Azot 2.7%, Argoni 1.6%, Oksigjen 0.13%, Monoksid i karbonit 0.07%, Avujt e ujit 0.03%, Oksid nitrik 0,013%.
Karekteristikat e planetit:
Marsi eshte planeti i 4 nga Dielli dhe i 7 per madhesi.Marsi ka nje atmosfere shume te holle.Vezhgimet e bera planetit per vite me radhe,treguan se Marsi ka nje perberje te hershme te akullit ne te dyja polet,ata jane te dukshme me teleskope te vogel.
Anija e pare qe vizitoi Marsin ishte Mariner 4 ne vitin 1965. Disa te tjere pasuan duke perfshire Mars 2, e cila ishte anija e pare, qe u ul ne Mars , plus dhe dy Landers Viking ne 1976.Fundi i nje pritje 20 vjecare erdhi kur , Mars Pathfinder zbriti me sukses ne Mars me 4 korrik 1997. Ne 2004 ekspedita ne Mars e "Spirit" (shpirti) dhe "Opportunity" (Mundesia) zbarkuan ne Mars dhe derguan mbrapa pjese guri dhe substanca gjeologjike dhe shume fotografi. Ato jane ende ne veprim pas me shume se tre vjet ne Mars. Ne 2008, Phoenix zbarkoi ne fushat e veriut per te kerkuar per uje.
Jane edhe 3 anije tjera qe po operojne ne kerkime rreth planetit te kuq (Mars Reconnaissance Orbiter, Mars Odyssey, dhe Mars Express).Marsi eshte i dukshem dhe pa ndihmen e teleskopit pasi shkelqen dhe ka nje ndricim te dukshem , duke perdour nje teleskop sado amator, mund te kesh nje pamje te Marsit sado qe ky i fundit eshte objekt teper i veshtire per t'u pikasur.Ne mars ndodhet mali me i larte ne sistemin diellor,ai eshte ''Olympus Mons'' dhe eshte 25 km i larte dhe i gjere 500 km2
 
Titulli: Planeti Mars.

Dukuria e rrallë, planeti Mars i afrohet Tokës
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Fillimi i kësaj jave sjell një fenomen të rrallë qiellor, planetin e kuq Marsin më afër se asnjëherë me Tokën.

Kjo është dukuria e cila po ndodh për herë te parë prej vitit 2005 ku Marsi do të duket më i madh dhe i shndritshëm deri në 3 qershor.

Në fakt prej 18 majit, studiuesit e yjeve kishin vënë re me teleskopët e tyre se planeti i kuq ishte më tepër i dukshëm, derisa afërsia e tij me planetin tonë e cila sa vinte dhe zvogëlohej, bëri që një sy i stërvitur mirë ta shihte atë me sy të lirë.

Orbita e Tokës dhe Marsit janë eliptike dhe jo rrethore, çka do të thotë se distanca mes tyre ndryshon herë pas here. اdo 26 muaj të dy planetet do të kenë një qasje më të afërt me njëri-tjetrin.

Distanca më afërt mes tyre është shënuar 54.6 milion kilometra, një prej fenomeneve ekstremisht të rralla, që ka ndodhur në vitin 2003. Ajo njëkohësisht ka thyer rekordin e 60 mijë viteve.

Një afërsi e tillë sipas parashikimeve të NASA-s do të mund të ndodh në vitin 2287.

Megjithatë edhe dukuria e kësaj jave, nuk është e pakët pasi Marsi do të jete i dukshëm gjatë mbrëmjes.

Sonte Marsi do të jetë 75.3 milionë kilometra larg nga toka, afërsia më e madhe në 11 vitet e fundit.

Më pas pamja me planetin e kuq do të filloje te venitet, për t’u rikthyer në 2018-ën ku Marsi do të jetë 57 milion kilometra larg nesh, çka do të thotë edhe më i dukshëm.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top